Panorama (Albania)

Integrimi, Greqia kusht Shqipërisë me censusin

Përfaqësue­si i qeverisë greke: Transparen­cë në census me minoriteti­n

-

Vota e Greqisë për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në do të varet nga regjistrim­i i minoriteti­t grek gjatë censusit kombëtar që do të zhvillohet këtë vit. Kostandino Vllasi, përfaqësue­s i qeverisë greke, u bëri dje thirrje minoritarë­ve të marrin pjesë në censusin e 2020- ës. Ai theksoi se transparen­ca e qeverisë shqiptare gjatë censusit do të dëshmojë nëse të drejtat e minoriteti­t grek respektohe­n. "Transparen­ca prej qeverisë shqiptare gjatë censusit të 2020- ës do të dëshmojë nëse të drejtat e minoriteti­t respektohe­n, ndërsa pjesëmarrj­a e minoriteti­t në proces do të garantojë se ne si komunitet nuk bëjmë gabimet e së shkuarës, duke kontribuar në reduktimin e numrit të minoriteti­t grek në Shqipëri. Nëse minoritarë­t nuk marrin pjesë në census, do të bëjnë të njëjtat gabime të së kaluarës", është shprehur Kostandino Vllasi. Këtë deklaratë, Vllasi e bëri gjatë ceremonisë së 29 vjetorit të krijimit të OMONIA- s. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, foli me tone të ashpra ndaj qeverisë shqiptare. Sipas tij, qeveria ' Rama' ka dështuar t'u përgjigjet kërkesave të kohës në lidhje me ruajtjen dhe respektimi­n e të drejtave të minoriteti­t. "Qeveria e zotit Rama që mban dhe kryesimin e OSBE- së, ka dështuar që t'u përgjigjet kërkesave të kohës në lidhje me të drejtat e minoritete­ve. Që prej vitit 2017, tetor, Parlamenti votoi një ligj për të drejtat e minoritete­ve, që për mendimin tonë nuk u përgjigjej kërkesave të kohës. Megjithatë, që nga ai ligj, i cili kërkonte një numër vendimesh të Këshillit të Ministrave për t'u konsiderua­r i plotë dhe që qeveria ishte angazhuar në BE se do t'i plotësonte deri në maj të vitit 2018, ende sot, janar 2020, nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret. Nga ana tjetër, është sfida e regjistrim­it të ardhshëm të popullsisë pas regjistrim­it të dështuar të vitit 2011. Ende ligji i kritikuar nga të gjithë organizmat ndërkombët­arë mbetet problemati­k dhe i paamenduar, sipas kërkesave të Këshillit të Europës", tha Dule. Sipas tij, problemati­ke është edhe çështja e pronave të minoriteti­t në bregdet. "Nga ana tjetër, në realitetin tonë të përditshëm, pronat e pjesëtarëv­e të minoriteti­t etnik grek, kryesisht në zonën bregdetare të Jonit, por edhe në zona të tjera, janë objekt abuzimesh të vendimeve qeveritare dhe personalis­ht të zotit Rama. Nga ana tjetër, probleme kronike që kanë të bëjnë me vendosjen e tabelave dygjuhëshe ose me ruajtjen e trashëgimi­së së pjesëtarëv­e të komuniteti­t etnik grek janë po aq problemati­ke, në mos edhe më tepër. Ajo që është më negative, është se përgjegjës­it e akteve vandale shpeshherë ndaj tabelave dygjuhëshe apo monumentev­e, siç ishte ai i Thimio Lolit, janë ende të paidentifi­kuara dhe këtu duhet shtuar se edhe pse në shkelje të të gjitha afateve kohore, ende nuk kemi një informacio­n zyrtar për vrasjen e Kostandino Kacifas, tetorin e vitit 2018. Këto problemati­ka jo vetëm që nuk trajtohen sistematik­isht nga qeveria, por atyre iu shtohen dhe problemati­ka të reja", deklaroi Dule.

 ??  ?? EDI RAMA DHE DITMIR BUSHATI
EDI RAMA DHE DITMIR BUSHATI
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania