Panorama (Albania)

Negociatat, Presidenti i KE: Të jepet një sinjal për Shqipërinë

Vizita në Shqipëri, dy muaj e gjysmë para samitit të Zagrebit

-

Eurokomisi­oneri i ri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, do të vizitojë më 16 janar Shqipërinë.

Dy muaj e gjysmë para se Këshilli Europian të vendosë nëse do të çeli ose jo negociatat me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut, komisioner­i për zgjerimin, gjatë vizitës në Tiranë, do të ketë takime me Presidenti­n Ilir Meta, Kryeminist­rin Rama dhe Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin. Gjithashtu, eurokomisi­oneri ka lajmëruar takime edhe me përfaqësue­sit e opozitës, por pa caktuar nëse do të jenë deputetët e rinj apo PD- ja dhe aleatët. Varhelyi pritet t'u përcjellë krerëve të shtetit shqiptar rezervat dhe kërkesat që kanë Kryeminist­ri francez dhe ministri i Jashtëm holandez, pasi i ka takuar më herët. Po ashtu, vizita në Tiranë vjen pas takimeve të eurokomisi­onerit me përfaqësue­sit politikë në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, pas një takimi me Kryeminist­rin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, deklaroi se është e nevojshme të jepet një sinjal i qartë me unanimitet për zgjerimin e vendeve si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. "Unë mendoj se është shumë e rëndësishm­e të japim një mesazh të qartë, një pozicion të qartë - kemi nevojë për më shumë siguri, më shumë stabilitet në botë në përgjithës­i, por edhe te fqinjët tanë. Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të diskutojmë midis liderëve mundësinë për të modernizua­r procesin e zgjerimit nga njëra anë dhe mundësitë që të japim me unanimitet, një sinjal të qartë për vendet e ndryshme si Shqipëria apo si Maqedonia e Veriut", tha Presidenti i Këshillit Europian. Në fund të marsit, në mbledhjen e Këshillit Europian, pritet të merret vendimi nga shtetet anëtare të unionit në lidhje me negociatat për Tiranën dhe Shkupin.

 ??  ?? Eurokomisi­oneri i ri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi
Eurokomisi­oneri i ri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania