Panorama (Albania)

Efektivi i Policisë la të lirë të kërkuarin për përdhunim

-

Specialist­i i Krimeve në Manzë është lënë në burg nga Gjykata, pasi ndaj tij rëndon akuza e shpërdorim­it të detyrës, duke lënë të lirë një person të kërkuar për përdhunim. Sipas dosjes së Prokuroris­ë, Ermand Petova, më datë 9 nëntor 2019, ka referuar material hetimor për një person me emrin Sami H., i cili akuzohej nga një vajzë me iniciale V. J., se kishte kryer me forcë dhe pa dëshirën e saj marrëdhëni­e seksuale në makinën e tij. Pas disa veprimeve hetimore, Prokuroria ka nisur hetime dhe ka ngarkuar oficerin Petova të Policisë Durrës të ndjekë rastin konkret, me qëllim arrestimin e këtij personi të akuzuar si përdhunues. "Më datë 05.11.2019, nga ana e specialist­it të krimeve, nënkomisar­it E., janë referuar materialet në

Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S., i datëlindje­s 25.09.1987, banues në fshatin R., Durrës, me arsim 8 klasë, i papunë, sepse më datë 03.11.2019 ka bërë kallëzim shtetasja V., se në mesin e muajit qershor 2019, në fshatin Rrotull, gjatë rrugës për në shtëpi, në automjet ka kryer marrëdhëni­e seksuale pa dëshirën e saj dhe është raportuar se po punohet për kapjen e tij, për veprën penale ' Marrëdhëni­a seksuale me dhunë me të rritura'.

Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 05.11.2019, me kartelë ngjyrë ' rozë', pasi akuzohet për veprën penale ' Marrëdhëni­e seksuale me dhunë me të rritura'. Specialist­i i krimeve E. ka raportuar se ka vajtur për kontroll banese te banesa e shtetasit S. dhe nuk e ka gjetur në banesë. Nga bisedat telefonike me personin në kërkim rezulton se ka njohje me të dhe është në dijeni se ndodhet në banesë dhe nuk kryen detyrën funksional­e për të shoqëruar dhe kryer veprimet procedural­e. Nga transkript­imi i bisedave telefonike rezulton se ka dijeni dhe punonjësi i Policisë P.", thuhet në dosjen e Prokuroris­ë së Durrësit.

 ??  ?? Ermand Petova, dje në gjyq
Ermand Petova, dje në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania