Panorama (Albania)

I riu mohon grabitjen e pikës së kredidhëni­es

Sipas Prokuroris­ë, pas ngjarjes i riu është larguar me biçikletë

-

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 28- vjeçarin e arrestuar për grabitjen e një institucio­ni financiar 4 ditë më parë. I riu ka mohuar të jetë autori dhe nëpërmjet avokatit të tij ka kërkuar lirimin. Megjithatë, Prokuroria pretendon se e ka të provuar fajësinë, ndërsa 28- vjeçari është kapur edhe nga kamerat e sigurisë. Sipas Policisë, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me anë të një biçiklete, e cila është sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale. "Sekuestroh­en në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën autori u largua nga vendngjarj­a dhe një sasi prej 45000 lekësh të rinj", njoftoi Policia. Ndërkohë, Policia publikoi në media edhe pamjet e kamerave të sigurisë, që kishin kapur të riun. Sipas punonjësve të pikës së kredidhëni­es, personi i vënë në pranga është ai që kishte kryer grabitjen.

HETIMET

Policia bëri të ditur se pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 7 janar 2020, ku një person vodhi me dhunë një sasi lekësh në një zyrë kredidhëni­eje në shuma të vogla, është organizuar puna dhe nën drejtimin e Prokuroris­ë së Tiranës, duke përdorur metodat proaktive të hetimit, siç është përgjimi dhe vëzhgimi, bënë të mundur identifiki­min e autorit të kësaj ngjarjeje. "Në bazë të provave të grumbullua­ra, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar ' Designer', në kuadër të së cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në datën 07.01.2020, rreth orës 18: 30 ka shkuar në rrugën ' Medar Shtylla', në filialin e një institucio­ni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, u ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celulare. Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj", njoftoi Policia disa ditë më parë.

 ??  ??
 ??  ?? Grabitësi i pikës së kredidhëni­es, i kapur nga kamerat
Grabitësi i pikës së kredidhëni­es, i kapur nga kamerat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania