Panorama (Albania)

Mashtroi biznesmene­n, i mori lekë në emër të babait

I prangosuri i mori një shumë prej 10 mijë lekësh një shtetaseje

-

Policia e Tiranës arrestoi dje një 48- vjeçar, i cili me anë të mashtrimit i kishte marrë pronares së një dyqani një shumë prej 10 mijë lekësh.

Duke iu referuar burimeve zyrtare të Policisë, A. Ç. ka pretenduar se babait të pronares i duhej vlera monetare e kërkuar, duke bërë që e mashtruara të jepte lekët pa hezitim. Pasi ka rënë në dijeni të mashtrimit, ajo ka bërë kallëzim në Polici dhe pas veprimeve të para hetimore është vënë në pranga 48- vjeçari, i cili pritet të dalë para Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e arrestit të kryer në flagrancë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën "Panajot Pano", ndërsa pas arrestimit vlera monetare është sekuestrua­r nga Policia në cilësinë e provës materiale. Prokuroria e Tiranës është duke kryer veprimet e tjera hetimore, ndërsa ngjarja është referuar për veprën penale të "Mashtrimit". Burime nga Policia thanë se prangosja e shtetasit A. Ç. është bërë pak orë nga ngjarja. "Nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprën penale ' Mashtrimi', shtetasi: A. Ç., 48 vjeç, lindur në

Skrapar dhe banues në Kashar, pasi në rrugën ' Panajot Pano', në dyqanin e një shtetaseje, me anë të mashtrimit ka përvetësua­r shumën prej 10.000 mijë lekësh të reja, me pretendimi­n se i kërkonte i ati i shtetases, shumë e cila u sekuestrua nga Policia në cilësinë e provës materiale", njoftoi dje Policia e Tiranës.

ARRESTIMET

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Tiranës njoftoi për arrestime të tjera. Një 23- vjeçar, i cili kishte grabitur një biçikletë në vendin e quajtur Kodra e Liqenit Artificial, është vënë në pranga nga blutë e kryeqyteti­t. Në po të njëjtën ditë që kishte grabitur biçikletën, i riu kishte thyer xhamat e një magazine më qëllim grabitjen e saj. "Nga specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 1 u arrestua në flagrancë për veprat penale ' Vjedhja' dhe ' Shkatërrim prone', shtetasi: M. K., 23 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 10.01.2020, në vendin e quajtur Kodrat e Liqenit Artificial ka vjedhur biçikletën e një shtetasi, si dhe po më datë 10.01.2020, në zonën e Liqenit Artificial ka dëmtuar me thyerje xhamat e një magazine me qëllim për të vjedhur", njoftoi Policia. Ndërkohë, në Kamzë është vënë në pranga një 36- vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë bashkëshor­ten e tij. "Nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 5, Kamzë, u arrestua në flagrancë për veprën penale ' Dhuna në familje', shtetasi Xh. M., 36 vjeç, banues në Çerkezë, Zall- Herr, pasi ka ushtruar dhunë fizike, psikologji­ke dhe ka kërcënuar me jetë bashkëshor­ten e tij", shkruhet në njoftim.

 ??  ?? Arma e sekuestrua­r në Lezhë
Arma e sekuestrua­r në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania