Panorama (Albania)

Letra e Silva Turdiut: Nexhmija, plakë ziliqare

“Si nuk të vjen turp që nuk shpëtove shoqen e ngushtë”

- Silva Turdiu

Ishte prilli i vitit 2004, kur Silva Turdiu theu heshtjen dhe nuk mund të mos i përgjigjej së vesë së diktatorit, që vazhdonte të tirrte historira për fejesën e saj me djalin e Kryeminist­rit Mehmet Shehu e mbi të gjitha, për familjarët e saj. Asokohe, Nexhmije Hoxha kishte botuar librin e saj me kujtime. Pasi lexoi se çfarë shkruante për familjen e saj, Turdiu i drejtoi një letër të hapur Nexhmije Hoxhës. Një letër prej 10 pikash, ku hidhte poshtë shumë pretendime të së vesë së diktatorit, mbi raportin e saj mbi Skënderin, por mbi të gjitha për familjarët e saj, për të atin, Qazimin, dhe njerëzit e afërt të së ëmës nga fisi Pipa. Ajo e quan gënjeshtër që i ati kishte qenë me Ballin apo që ishte “përpunuar” nga Sigurimi, siç quan gënjeshtër edhe faktin që intelektua­lët e nderuar, avokat Myzafer Pipa e filozofi e studiuesi Arshi Pipa, ishin kriminelë lufte. Kanë kaluar 16 vjet që atëherë dhe Nexhmije Hoxha sjell një libër të ri, ku sërish merret me fejesën e Silvës dhe Skënderit. Duket sikur nuk ka ndryshuar asgjë. Nexhmije Hoxha nuk u ka lëvizur asnjë presje pretendime­ve të saj mbi familjet Turdiu e Pipa. E me shumë gjasë, edhe Silva Turdiu nuk do t’u hiqte asgjë 10 pikave të letrës së saj, të botuar 16 vjet më parë: LETRA E SILVA TURDIUT

Do të preferoja që Nexhmije Hoxha dhe soji e sorollopi i tyre të mos shkruanin më për mua e familjen time. Në pamundësi për ta kontrollua­r këtë fakt, nuk më mbetet gjë tjetër veçse ta përgënjesh­troj. Do të kisha heshtur sikur të flitej vetëm për mua, por më vjen keq të përlyhet reputacion­i i të tjerëve, shumica të vdekur e që nuk mund të përgjigjen. Kujtimet e Nexhmijes përmbajnë, mes të tjerash, edhe thashethem­e tendencioz­e për jetën private të familjarëv­e të mi, gjashtëdhj­etë vjet me parë, që janë aq ordinere sa nuk meritojnë përgjigje. Do të përqendroh­em vetëm në pohimet me rëndësi “politike”.

1) Akoma sot, Nexhmija vazhdon të përsërisë përrallën enveriane të 6- 7 kriminelëv­e të luftës në rrethin tim familjar. Nuk është e vërtetë që familjet Turdiu dhe Pipa kane pasur kriminelë lufte, por intelektua­lë demokratë, antikomuni­stë, që kanë përdorur vetëm fjalën dhe penën. Pra, Nexhmije Hoxha, për hir të së vërtetës, ta fshijë me gomë shprehjen “kriminelë lufte” në fletoret ku përmendet familja ime dhe ta zëvendësoj­ë me “luftëtarë të fjalës dhe të penës”.

2) Nuk është e vërtetë që babai im, prof. Qazim Turdiu, ka qenë me Ballin. E vërteta e thjeshtë është se nuk është marrë kurrë me politikë, sepse nuk i pëlqente politika.

3) Arshi Pipën, nëna ime e kishte njëkohësis­ht djalë xhaxhai dhe djalë tezeje. Nuk është e vërtetë që prof. Arshi Pipa ka qenë “kreu i reaksionit dhe armik i popullit”, por, përkundraz­i, simbol i rezistencë­s së popullit kundër diktaturës. Vëllezërit Myzafer dhe Arshi Pipa kanë qenë viktima të pafajshme të regjimit komunist. Gjatë luftës ishin antifashis­të dhe demokratë të njohur. Pas luftës, avokatin 29- vjeçar Myzafer Pipa e vranë në tortura, sepse besonte në pavarësinë e sistemit gjyqësor nga pushteti politik. Profesorin e filozofisë, Arshi Pipa, e kalbën në burg për ndjenja antijugosl­lave, në kohën kur Enver Hoxha ishte vegël e Titos. Më 1958, Arshi Pipa çau kufirin ( bashkë me një nga motrat e tij trimëresha) dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku u afirmua si dijetar i shquar e hero i luftës për të drejtat e njeriut.

4) Nuk është e vërtetë që babai im, prof. Qazim Turdiu, ka qenë “përpunuar” nga Sigurimi. Fjala dashakeqe “përpunuar” në tekstin e diskutimit të Enverit një ditë pas vdekjes së Mehmet Shehut, është qëllimisht e vakët dhe implikon gjëra të shëmtuara. Ndërsa e vërteta është se në vitin 1972, Qazim Turdiun e thirrën në Ministrinë e Punëve te Brendshme, ku një zyrtar i lartë i saj i tha se duhej t’i shkruante të vëllait në Amerikë, dr. Ramazan Turdiut, të ndërpriste veprimtari­në kundër regjimit komunist në Shqipëri, përndryshe do të kishte pasoja familjare shkatërrue­se.

5) Nuk është e vërtetë që fejesa ime me Skënder Shehun qe e imponuar.

6) Nuk është e vërtetë që kemi pasur presione nga familja Shehu, apo emisarë të tyre për të pranuar fejesën.

7) Sipas traditës se popullit tonë, çdo fejesë ka anën personale që i takon çiftit dhe anën familjare, me të cilën merren prindërit. Është e vërtetë se Qazim Turdiu hezitonte për ta lidhur fejesën, jo se “nuk donte të tradhtonte klasën e tij”, siç shkruan anakroniki­sht Nexhmija, sepse ishte humanist dhe nuk besonte në ndarjen e popullit në klasa, por sepse nuk aprovonte anën brutale të regjimit, ku Mehmet Shehu ishte njëri nga protagonis­tët. Por nga ana tjetër, edhe besonte se çdo dash varet nga këmbët e veta dhe se i biri nuk është përgjegjës për mëkatet e babait.

8) Nuk është e vërtetë që figura morale e Skënder Shehut ka qenë ashtu siç e përshkruan Nexhmija. Ajo le të pyesë shokun e ngushtë të Skënderit, Ilir Hoxhën.

9) Nuk është vërtetë që Enver Hoxha “nuk dinte asgjë” për Qazim Turdiun, kur bëri vizitën për urimin e fejesës. Unë isha prezente. Më tha vetë se e njihte mirë Qazim Turdiun dhe shprehu konsiderat­ë të lartë. Pse e ndërroi fletën me vonë?

10) Në diskutimin ne Byro, Enveri shprehu merak të madh për fotografit­ë e fejesës me Enverin në krye, se mos kanë rënë në duart e reaksionit ndërkombët­ar, duke sajuar fantazinë se fotografit­ë do të kenë shkuar te Turdinjtë, pastaj në Greqi dhe më pas në duart e Arshi Pipës në Amerikë. E vërteta është se as që u kujtua njeri për fotografit­ë me Enverin ( Enverit i pëlqente ka

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania