Panorama (Albania)

Kurti: Jam i gatshëm të mbyllem diku me LDK, derisa të merremi vesh!

-

Lëvizja Vetëvendos­je ka mbajtur të dielën mbledhjen me qendrat e partisë, në lidhje me situatën politike në vend dhe kërkesat e LDK- së për koalicioni­n, për të cilin ai thotë se po bëhet shumëçka, që të arrihet. Kurti ka kujtuar se partia e tij kishte premtuar se nuk do të bënte asnjëherë koalicion me partitë e PAN- it. Po ashtu, një premtim të tillë elektoral e ka bërë edhe LDK- ja. Partia e Mustafës ka thënë se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti tjetër, përveç Vetëvendos­jes. “Ne kemi filluar kontaktet, komunikimi­n dhe takimet më 7 tetor me LDKnë, vetëm disa orë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve preliminar­e... por ajo që na dukej lehtë e arritshme, doli të jetë e mundimshme”, tha Kurti, duke shtuar se “këto bisedime nuk janë të lehta. Edhe më të rënda na presin bisedimet në të ardhmen, si qeveri me faktorë të ndryshëm”. Sipas tij: “Sigurisht që kemi mundur e është dashur të arrijmë marrëveshj­e deri më tani... Pasnesër bëhen 100 ditë që prej zgjedhjeve të 6 tetorit...”. Ai shtoi se 52 ditë i kanë humbur duke pritur a po ia kalojnë pragun njëri- tjetrit. “Ndonëse e kemi ditur që kjo nuk luan fare rol në renditjen e subjekteve tona, se kjo nuk mund ta ndryshojë fitoren e Lëvizjes VETËVENDOS­JE! Së fundmi, unë jam ekspozuar dy herë në mënyrë të rrezikshme: më 26 dhjetor, jam ekspozuar para dy milionë qytetarëve dhe gjithë deputetëve të Kuvendit, pa pasur marrëveshj­e me LDKnë; dhe mandej, në takimin te Presidenti, sërish u detyrova të shkojë pa marrëveshj­e me LDK- në, por së paku kisha gjysmën e kabinetit tim të bërë publik”, theksoi ai. Kurti tha se në takimin e fundit me LDK- në ka pasur lëvizje, pasi sipas tij, të dyja palët kanë bërë nga një propozim; por nuk tregon se çfarë kanë propozuar. “Jam i gatshëm të takohemi përditë, edhe të mbyllemi në ndonjë vend derisa të merremi vesh, por këtë mund ta them për veten, jo për palën tjetër”, tha Kurti.

 ?? Albin Kurti ??
Albin Kurti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania