Panorama (Albania)

Real triumfon në Superkupë, Zidan i pagabueshë­m

Kurtua dhe shtylla nderojnë "Galaktikët", e mbyllin me ndeshjen me 10 lojtarë

- TIRANE

Vështirë se mund të gjesh finale më të ekuilibrua­ra sesa ato të derbit të Madridit.

Reali dhe Atletiko zhvilluan një finale klasike, të mbyllur, me pak raste dhe ku protagonis­të ishin portierët. Pak a shumë, si ajo në Milano. Përfundoi me penallti dhe sërish fitoi Reali i Zinedin Zidanit. Ky i fundit nuk di të humbasë një finale. Kurtua ishte vendimtar gjatë ndeshjes, por edhe me pritjen e penalltisë së dytë ndaj Tomasit. Skuadra e Simeones bëri gjithçka për të dalë kampione, por nuk kishte fat. Në minutat e fundit, luajti kundër 10 lojtarëve, sepse Valverde u ndëshkua me të kuq për të ndalur një aksion të rrezikshëm të Moratës, që po shkonte drejt portierit. Rezultoi një "biznes" i mirë për Feden dhe për Realin e Madridit, që ngriti trofeun e Superkupës së Spanjës.

Finalet nuk luhen, finalet fitohen. Dhe këtë gjë e bëri Reali, pavarësish­t se nuk kishte asnjë lidhje me skuadrën që u pa në gjysmëfina­le. Formacioni ishte i njëjtë si ai ndaj Valencias, por loja ndryshe. Atletiko qëndroi shumë e tërhequr për t'i bllokuar të gjitha hapësirat që mund të gjenin "Galaktikët". Atletiko ishte më mirë dhe kjo shpjegohej me prezencën e Gimenezit për Saviçin. Kërkonte që të përfitonte nga pasimet e gabuara të Realit, por Zhoao Feliks dhe Morata gabuan në kundërsulm. Reali e kishte të vështirë të sulmonte dhe bënte shumë gabime në pasime. Vështirë të gjeje raste dhe i pari vjen nga një goditje dënimi, kur Kasemiro për pak nuk mbërrin të shënojë.

Diego Simeone largoi Herrerën për Vitolon në pjesën e dytë dhe bardhekuqt­ë nisën të funksionon­in. Zidan aktivizon Rodrigon, por pa sukses. Nuk është rastësi që 3 derbit e fundit kanë përfunduar 00. Atletiko provoi me Moratën, por goditja e tij u ndal nga portieri Kurtua. Rodrigo kishte shansin e artë për të mos e çuar ndeshjen në shtesë, por goditja e tij ishte qendrore. Tomas kërkoi që të surprizont­e Kurtuanë në sekondat e fundit, por portieri nuk shtanget. Asgjë nuk ndrys

Reali s'bindSulmon Atletiko

hon në shtesë, megjithatë Atletiko duket sikur ka më shumë forcë për të luajtur, por Reali përgjigjet me dy goditje të Modriç dhe Marianos. Rezultati nuk përfundon dhe shkojnë në penallti.

Këtu ndryshon historia, sepse Reali i Madridit dominon gjithçka. "Galaktikët" nuk humbën as

Super Kurtua

një nga 11- metërshat e goditur dhe fiton epërsinë me Karvahalin, ndërsa Saul godet shtyllën dhe Tomas ndalet nga Kurtua. Serxho Ramos shënon penalltinë e fundit dhe çon në delir tifozërinë madrilene. Një tjetër trofe për ta nisur vitin 2020 dhe për të fituar besimin për të bërë një sezon të suksesshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania