Panorama (Albania)

Heroi Strakosha: Ja si e ndala predhën e Insinjes

-

Lacio regjistroi një fitore shumë të rëndësishm­e duke konfirmuar formën e shkëlqyer, që është duke kaluar. Bardhekalt­rit triumfuan me rezultat minimal 1- 0 ndaj Napolit, duke u konfirmuar si forca e tretë në Serinë A. Për triumfin e dhjetë radhazi në Serinë A, protagonis­t kryesor ishte edhe Thomas Strakosha, me një pritje spektakola­re që ruajti të paprekur kuadratin e ekipit kryeqyteta­s. Shqiptari është ndalur përpara mikrofonav­e të mediave italiane në zonën miks, në fund të ndeshjes, duke komentuar rëndësinë që pati për të dhe ekipin fitorja ndaj Napolit. "Jemi shumë të lumtur që e shikojmë stadiumin të mbushur plot dhe njerëzit që festojnë aty. Jemi shumë të gëzuar për këtë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Ai gol i shënuar erdhi edhe prej ndihmës së tifozëve, nga shtysa që ata na japin. Më parë, kemi gabuar në të tilla raste", është shprehur fillimisht Strakosha. Portieri kundërshta­r gaboi dhe i dha mundësinë Lacios të shënonte me Imobilen. "Më vjen keq për Ospinën për atë që i ndodhi. Ai është një portier i jashtëzako­nshëm dhe fenomen në lojën me këmbë. Ndërmori një risk dhe pastaj gaboi, por mbetet një kampion i madh. Pavarësish­t dhjetë fitoreve radhazi, është mirë që të jemi me këmbë në tokë dhe të fokusuar. Objektiv yni është Champions- i. Sigurisht që të ëndërrosh nuk bën keq, por kryesore për ne është që të qëndrojmë mes katër vendeve të para. Insinje? Për fat që nuk u fut ajo gjuajtje e Insinjes. Ishte e vështirë ta prisja, sepse nuk e pashë kur u gjuajt", ka deklaruar Thomas Strakosha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania