Panorama (Albania)

Rrëfimi i autorit për vrasjen: M'u errën sytë, e godita

-

Pas arrestimit nga ana e shërbimeve të Komisariat­it Nr. 4 në zonën e Laprakës, Erdet Çapoku është transportu­ar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku i është marrë deklarim si autor i dyshuar i vrasjes. Ndër të tjera, shtetasi Erdet Çapoku ka deklaruar se: "Ditën e djeshme ( e enjte), unë kam lënë punën pasdreke, kam shkuar në banesën ku jetoj me qira, janë ndërruar, kam dalë tek ' Ura e Ngushtë', në anën e Laprakës. Piva kafe, u ktheva në shtëpi, kam marrë një bisht druri sqepari që e kisha në shtëpi, e mbaja si masë mbrojtëse, mora një thikë, që e kisha në banesë. Dola, shkova tek ' Ura e Ngushtë', te lokali në anën e Paskuqanit, piva një birrë, një raki, deri sa shkoi ora 23: 30 dhe jam nisur për te banesa e kunatës sime, Enkeledës. Kam parë rrotull, nuk kishte njeri, i kam rënë derës me sup dhe u futa brenda, pasi e dija që shuli nga brenda ishte i dobët dhe kam shkuar direkt te krevati te dhoma e gjumit. Unë e dija që Xhevahire Fjolla flinte te krevati tek dhe Enkeleda me vajzën te krevati dopio. Kam qëlluar me shkopin e drunjtë një herë në krahë Xhevahiren që të mos ngrihej, pastaj kam goditur në fillim me shkopin e drunjtë Enkeledën dhe kur ajo reagoi, u ngrit, mua m'u errën sytë dhe kam nxjerrë nga brezi thikën dhe e kam goditur pa e ditur se ku, disa herë. Por se sa, nuk e kujtoj. Pastaj kam dalë, kam marrë biçikletën, kam shkuar tek ' Ura e Ngushtë' dhe kam dalë në Laprakë. Kam shkuar te banesa e shtetasit Apostol Bitika, që e kam djalë daje, rreth mesnatës. Nuk i kam treguar se çfarë kisha bërë dhe jam shtrirë direkt për të fjetur. Jam ngritur rreth orës 09: 30. Në orën 12: 30 erdhi Policia te banesa e kushëririt dhe më morën. Kaq kam për të deklaruar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania