Panorama (Albania)

Me dy burgime përjetë, pas Lul Berishës lirohet edhe rivali Endrit Dokle, kush është gjyqtarja që firmosi

"Endrit Dokle porositi vrasjen e Berishës për hakmarrje"

- BLEONA METUSHI

Endrit Dokle, i cili fitoi lirinë nga vendimi i Gjykatës së Krujës këtë të martë, ishte dënuar për një sërë krimesh të kryera në kuadër të organizatë­s kriminale.

Duke iu referuar hetimeve të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, Dokle ishte pjesë e bandës së Durrësit që në krijimin e saj nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. E ashtuquajt­ura banda e Durrësit filloi përçarjet në vitin 2002, pasi kishte funksionua­r e bashkuar nga viti 1998 dhe ndahet në dy pjesë. Një në drejtimin e Lulzim Berishës e tjetra nga Klodian Saliu. Ky i fundit vritet në 26 shkurt të 2002- shit dhe drejtimin e merr Endrit Dokle. Ky i fundit ka tentuar të vrasë Lulzim Berishën dhe në një rast të dokumentua­r nga Prokuroria bëhet fjalë për atë në gushtin e vitit 2005. "Gjatë hetimeve të mëtejshme në kuadër të këtij procedimi rezultoi se i pandehuri Lulzim Berisha dhe shtetasi Klodian Saliu, që nga viti 1998 e deri në vitin 2002, kanë krijuar dhe drejtuar një organizatë kriminale me shtrirje dhe aktivitet në rrethin e Durrësit dhe më gjerë, ku merrnin pjesë të pandehurit Plaurent Dervishaj, Adriatik ( Dritan) Coli, Ilir Xhunga ( i vrarë) Arben Paja ( i vrarë), Endrit Dokle, Indrit Taullai dhe të tjerë. Në vitin 2002, organizata kriminale ndahet në dy pjesë, ku si i pandehuri Lulzim Berisha, ashtu dhe shtetasi i vrarë Klodjan Saliu drejtonin të pavarur nga njëri- tjetri dy grupime kriminale rivale. Në datë 26.02.2005, shtetasi Klodjan Saliu vritet dhe drejtimin e organizatë­s tashmë e merr i pandehuri Endrit Dokle", shkruhet në konkluzion­et përfundimt­are të Prokuroris­ë për Krime të Rënda në 2011- ën.

ENDRIT DOKLE NË KRYE

Endrit Dokle, pasi ka marrë drejtimin e bandës, ka tentuar të vrasë Lulzim Berishën dhe në një rast të dokumentua­r nga Prokuroria bëhet fjalë për atë në gushtin e vitit 2005. "Pas marrjes së drejtimit të saj, i pandehuri Endrit Dokle rriti numrin e anëtarëve të organizatë­s me të pandehurit Altin Olloni, Selman Heti, Alban Neli, Spartak Kalthi, Elvin Hoxhosmani, Sardjan Sulejmani e Kujtim Buna, duke shpalosur një ambicie të theksuar kriminale. Anëtarëve të rinj të organizatë­s, i pandehuri Endrit Dokle në cilësinë e drejtuesit i komandonte në aktiviteti­n e tyre, por dhe i mbante me të ushqyer dhe të fjetur nga paratë që nxirrte nga trafikimi i lëndëve narkotike. Pra, në këtë mënyrë rekrutët e ri në organizatë kishin si bazë vendet e gjetura nga i pandehuri Endrit Dokle, kryenin detyrat e lëna prej tij si dhe ushqeheshi­n me të ardhurat e dhëna po prej atij, duke qenë të vetëdijshë­m për qëllimet e organizatë­s dhe rreziqet që mbart. Organizata kriminale e drejtuar nga i pandehuri Endrit Dokle, pas vrasjes së shtetasit Klodjan Saliu kishte si qëllim parësor vrasjen e shtetasit, të pandehurit Lulzim Berisha, pasi atë e akuzonte si personin përgjegjës lidhur me vrasjen e shtetasit Klodjan Saliu më datë 26.02.2005", ka rezultuar nga hetimet e Prokuroris­ë vite më parë.

ATENTATI

Duke iu referuar dosjes rezulton se në datën 28.08.2005, Endrit Dokle dhe Adriatik Coli, për realizimin e qëllimit të tyre, për vrasjen e Lulzim Berishës, pas konfliktev­e që kishin lindur midis anëtarëve, dikur të së njëjtës bandë, kanë kontaktuar dhe më pas kanë lidhur marrëveshj­e me dy shtetas kosovarë, me Osman Korpuzin e Ahmet Ajetin. Rezulton se këta persona fillimisht janë takuar në Tiranë, siç edhe thotë Ajeti, por sipas Prokuroris­ë, aty i janë treguar të dhëna për Lulzim Berishën dhe lëvizjet e tij. Më tej, shtohet në dosje, ata e kanë marrë përsipër që ta qëllojnë Lulzim Berishën me armë zjarri të llojit pistoletë. Më pas, Korpuzi dhe Ajeti, të shoqëruar nga Sardian Sulejmani, janë dërguar në qytetin e Durrësit dhe janë sistemuar në hotelin e Asto Hanxharit. Në datën 30.08.2005, rreth mesditës, të gjykuarit Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti, të armatosur, janë nisur në drejtim të lokalit, ku qëndronte zakonisht Lul Berisha, me qëllim

 ??  ??
 ??  ?? ENDRIT DOKLE
ENDRIT DOKLE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania