Panorama (Albania)

Pakt i detyruar për rregullat e lojës

- AGRON GJEKMARKAJ

Nëkrye të herës duhet pranuar që rruga e opozitës për ta rrëzuar Edi Ramën nëpërmjet radikalizm­it dështoi Kjo nuk do të thotë aspak që kauza e saj, ashtu siç u prezantua, nuk qe e drejtë. Opozitës nuk i mungoi fuqia, por mbështetja ndërkombët­are për këtë. Ata, të huajt që monitorojn­ë edhe de fakto këtë shtet e që vendosin për ne, të yshtur nga dekori demokratik...

e nga lobimi mbresëlënë­s me mjete që mund t’i hipotizojm­ë të Edi Ramës, por që nuk i provojmë dot, nuk e kuptuan dhe pranuan dorëzimin e mandateve apo bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Njëanshmër­ia e tyre e qartë me spirancën hedhur mbi koncepte të tilla e ndjeshmëri të caktuara nuk i lejoi ata të shikonin qartë rastet e tmerrshme të shitblerje­s së votës në Dibër, Shijak e të tjerë, paçka se tabloidi “Bild” ua plasi para fytyrës. Me ta, opozita nuk i bëri llogaritë bash si duhej. Për të dytën herë pas kohës së “çadrës”, ligjërimi i saj nuk u përputh me faktet. Përtej kësaj, mes të qenit fasadë në një sistem, i cili me apo pa opozitën në të po shndërrohe­j gjithnjë deri në piken e degradimit ku jemi sot, në hapësirën e unit të Edi Ramës ajo zgjodhi vetësakrif­ikimin për të vërtetuar tezat e veta.

Marrëdhëni­a e Ramës me eksponentë­t me të kaluar të errët, subjekt i ligjit të dekriminal­izimit, po vërtetohet deri në kufijtë e sfidës me kryebashki­akët e tij që po këputen si fiq të thatë nga dega një e nga një. Po kaq në votimet e 30 qershorit, në të cilat qeveria nuk i pranoi komisioner­ët e opozitës në shkelje të ligjit, po kaq dëshmoi grykësi e dhunim të rezultatev­e, të cilat u trukuan të kushtëzuar nga pjesëmarrj­a tejet e ulët në proces. Raporti i OSBE- ODIHR ishte tejet dërrmues për gjithë farsën, e cila u kompletua nga urdia e qyskimbajt­ësve kundër dyerve të bashkive, në të cilat u futën si llokumi në pako kryetarët e emëruar. Lufta për të kapur e rrënuar të vetmin institucio­n që nuk e kanë, Presidencë­n e Republikës, është po ashtu dëshmi e krizës, që vetëm i zgjeron përmasat. Ligji kundër “shpifjes”, në fakt kundër fjalës së lirë, i kundërshtu­ar nga të gjitha organizmat kryesorë ndërkombët­arë, është qershia mbi tortën e dekadencës. Ndërkohë që historia e trishtë e këtij viti dikë e merrte përpara, dike tjetër e zinte nën vete, të tjerë i hidhte mënjanë, shumë në rrugë, ca ndër zyra me krye mbi tendera kaosi vendoste themelet e veta me protesta, mungesë institucio­nesh drejtësie që duken si pëlhura e Penelopës që nuk ngrihen kurrë, abuzime të Policisë me gaz lotsjellës, me rrënime shtëpish dhe buldozerin në derë të Teatrit Kombëtar, me njerëz që ikin me balonë, duke e renditur Shqipërinë në krye të azilkërkue­sve në BE, në Europë arritën në një konkluzion të shprehur në nëntë pikat e Bundestagu­t, shoqëruar me dëbimin nga procesi i integrimit në Europë.

Një nga këto pika është Reforma Zgjedhore si hap i parë për një proces më të mirë zgjedhjesh dhe rregullat e lojës në çdo vend shkruhen bashkë me kundërshta­rin. Ndaj, fotografia e kuartetit bashkë me lajmin që e shoqëroi nuk është kataklizmi. Në këtë pikë, sulmet që i bëhen Lulzim Bashës nga ata që u bënë patericat e Edi Ramës në votimet e 30 qershorit, janë thjesht një përpjekje për të fshehur bashkëpuni­min e tyre me Kryeminist­rin tamahqar në përdorim renegatësh. Marrëveshj­a e majit 2017 dhe ulja në bisedime për këtë reformë nuk kanë asnjë lidhje të dukshme. Opozita ka detyrimin etik të ketë një tezë dhe një qëndrim të vetin për sistemin zgjedhor, ta mbrojë dhe ta shpjegojë atë mes debatit për lista të mbyllura e të hapura.

Ndërkohë, Basha, ndonëse me çmimin e lartë të sakrificës, ia doli të delegjitim­ojë institucio­net dhe ta kalojë vendimmarr­jen në tryezën jashtë Parlamenti­t. Opozita tregoi forcën e saj, duke iu imponuar maxhorance­s për të arritur një pjesë të qëllimeve të saj përmes Reformës Zgjedhore!

Përfundimi i Reformës Zgjedhore, më 15 mars, i hap rrugë teorikisht zgjedhjeve më me standarde e mundësisë që ato të jenë të parakohshm­e, mundësi që do të nxiten apo stopohen edhe nga Juri Kim, ambasadorj­a e re e SHBA- ve në vendin tonë. Nga ana tjetër, pamja e qeshur e Damian Gjiknurit, mercenarit të “çunave problemati­kë të Dibrës”, “hero” epik i dosjes së këtij qyteti, nuk është një ogur i mirë. Ndoshta, opozita do duhej ta tërhiqte pak më shumë litarin para se të ulej krah tij.

Duke ndjekur trajektore­n e këtyre zhvillimev­e mund të pohojmë që pjesëmarrj­a e opozitës në bisedimet për Reformën Zgjedhore është veprim i domosdoshë­m dhe njëkohësis­ht kjo pjesëmarrj­e i heq asaj mundësinë për veprime “revolucion­are” nesër, pos rastit kur populli e “tejkalon” opozitën. Do të binim në maraz të madh nëse nuk e themi që problem nuk janë ligjet dhe kodet, por vullneti njerëzor e politik për t’i shpërfillu­r ato, egoja e çdo analfabeti, batakçiu e hajduti, për t’u bërë pasha e shërbëtor i Sulltanit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania