Panorama (Albania)

Ish- kryetarë komunash dhe ndërtues, 40 urdhra ndalimi në Tiranë për dëmet e tërmetit

Nga Fatbardh Plaku, te Besnik Fuçia, Luan Beta e Vjollca Hoxholli

-

Zyrtarë e ish- zyrtarë vendorë, si dhe ndërtues që dyshohen të kenë falsifikua­r dokumentet, duke u akuzuar kështu për veprën penale të shpërdorim­it të detyrës, janë shoqëruar mbrëmë në lidhje me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Mes të ndaluarve janë edhe ish- kryekomuna­ri i Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistik­ës në Vorë, Luan Beta, dhe ndërtuesja Vjollca Hoxholli. Rreth një muaj më parë, Prokuroria e Durrësit lëshoi 18 urdhërarre­ste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialist­ë. Gjithashtu, i ndaluar pas hetimeve për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit është edhe Adhurim Qehajaj, ishshefi i Urbanistik­ës në Bashkinë e Durrësit deri në muajin shtator 2019. Ai u largua nga puna tetorin e vitit të kaluar, duke njoftuar dorëheqjen pasi kishte marrë dy javë leje. Nga veprimet e hetimore kishte rezultuar se dëmtimet, shembjet e godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit. Duket se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Tiranë.

FATBARDH PLAKU

Për ish- kryekomuna­rin e Farkës, Fatbardh Plaku, ka pasur disa procedime nga ana e Policisë së Tiranës, për çështje që lidhen me pronat, mbivendosj­e e tjetërsime, gjatë kohës që ai ishte drejtues. Procedime që duket se përherë janë pushuar. Por në vitin 2014, Plaku u bë edhe objekt i një sulmi të rrezikshëm, që detyroi Policinë e Tiranës ta merrte në mbrojtje atë dhe familjen. Mbrojtja erdhi pas sulmit me antitank në banesën e tij dhe kërcënimit me armë ndaj dy djemve. Ngjarja e datës 27 prill 2014 u klasifikua nga Policia si “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë” dhe u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, paralelish­t me ngjarjen e 25 marsit kur shtëpia e Plakut u godit me antitank. Të dyja ngjarjet të ndodhura një muaj pas njëra- tjetrës u cilësuan në atë kohë si kërcënim serioz për familjen e ish- kryekomuna­rit. Vetë Fatbardh Plaku pretendont­e në atë kohë se nuk kishte probleme me askënd.

BESNIK FUÇIA

Ish- kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, u arrestua më 7 maj të vitit të kaluar i dyshuar për falsifikim të dokumentev­e për ndërtimin e dy pallateve në zonë e Kasharit, së bashku me 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një ndërtues. Tri ditë më pas, Gjykata e Tiranës caktoi masën “Detyrim paraqitjej­e” për ish- kreun e komunës. Në të njëjtën masë sigurie u lanë edhe Teuta Shehaj e Miranda Dyrmishaj, kolaudator­e, dhe Jurgen Memishaj, ishpërgjeg­jësi i Zyrës së Planifikim­it dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit. Ndërkohë që ndërtuesi Stefan Caushi u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për shkak të gjendjes shëndetëso­re dhe sëmundjes të së bijës. Mbi të akuzuarit rëndonin akuzat “Falsifikim­i i dokumentev­e nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, më shumë se një herë” dhe “Shpërdorim detyre, më shumë se një herë”. Personi që kishte bërë kallëzimin në Prokurori ishte ndërtuesi A. P., ku nga hetimet erdhën edhe arrestimet. Dy ndërtuesit, Stefan Caushi dhe A. P., kishin rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve me ndarjen e pronësisë 50% me 50%, por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikim­eve dhe tjetërsime­ve që u janë bërë dokumentev­e të pronësisë.

VJOLLCA HOXHOLLI

Mes të arrestuarv­e në lidhje me dëmtimet në pallate pas tërmetit të 26 nëntorit, është edhe administra­torja e kompanisë “Hoxholli”. Vjollca Hoxholli rezulton se është arrestuar edhe më herët për shkak se dyshohej për mashtrim ndaj qytetarëve, duke i shitur nga dy herë apartament­et. Për të njëjtën vepër penale, bashkëshor­ti i saj Rrapush Hoxholli është shpallur fajtor nga Gjykata e Durrësit dhe është dënuar me 10 vjet burg, ndonëse u lirua më pas për shkak të moshës madhore 75 vjeç. Çifti i bashkëshor­tëve dyshohet se mashtronin qytetarët shkodranë, duke iu shitur të njëjtin apartament disa njerëzve njëherësh.

 ??  ??
 ??  ?? Luan Beta
Luan Beta
 ??  ?? Vjollca Hoxholli
Vjollca Hoxholli
 ??  ?? Fatbardh Plaku
Fatbardh Plaku
 ??  ?? Besnik Fuçia
Besnik Fuçia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania