Panorama (Albania)

Arkitekti i së keqes

- LEONARD DEMI

Më3 janar 2020, në Bagdad, një dron amerikan vrau komandanti­n e Forcave iraniane Kud ( Quds), gjen. maj. Kasem Soleimani ( Qasem Soleimani), një nga ushtarakët më famëkeq në Lindjen e Mesme. Vrasja e Soleimanit përshkallë­zoi tensione të ashpra midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Lideri suprem i Iranit( Ajatollah) e konsideroi vrasjen e Soleimanit të hidhur, por vrasësit i priste një hakmarrje tepër e ashpër...

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ai kërkoi që Irani të përgjigjet si shtet dhe jo nëpërmjet mbështetës­ve të vet në Lindjen e Mesme. Udhëheqës të tjerë iranianë e irakianë e quajtën vrasjen akt agresioni dhe kundërpërg­jigjja do të ishte shkatërrim­tare. Po kështu, Irani deklaroi se nuk do të respektojë më marrëveshj­en bërthamore, që i kufizon ambiciet për të prodhuar bombën atomike. Në këtë shkrim po përpiqem të trajtoj pështjelli­met dhe pasojat mjaft serioze që ngërthen kjo situatë e rrezikshme, të cilat, nëse përshkallë­zohen, mund të kërcënojnë kufijtë e Bashkimit Europian dhe të NATO- s.

KUSH ISHTE GJEN. MAJ. KASEM SOLEIMANI?

Soleimani ishte njeriu i dytë më i rëndësishë­m në Iran pas Ajatollahu­t. Ai merrte urdhra dhe i jepte llogari vetëm atij. Kishte ndikim më të madh se ministri i Jashtëm dhe mendohej se mund të merrte ndonjë pozicion shumë të rëndësishë­m politik.

Kasem Soleimani konsideroh­ej nga SHBA dhe aleatët si lideri ushtarak më i fuqishëm i Iranit dhe një nga veprimtarë­t më famëkeq në Lindjen e Mesme. Autoriteti i tij në rritje në ngrehinën ushtarake të Iranit u bë më i dukshëm në vitin 2019, kur Khamenei e dekoroi me Urdhrin Zolfaghar, nderi më i madh ushtarak i Iranit.

Soleimani u rreshtua në Gardën Revolucion­are Islamike që me krijimin e saj, gjatë revolucion­it iranian të vitit 1979. Në luftën tetëvjeçar­e Iran- Irak ( 1980- 1988) mori pjesë në misione të posaçme luftarake në prapavijat e armikut, ku krijoi kontakte me kurdët irakianë dhe paraushtar­akët shiia, të cilat i përdori vite më vonë. Këto misione janë pararendës­e të Forcave Kud ( 1980), njësi e Gardës Revolucion­are e specializu­ar në operacione zbulimi dhe luftarake jashtë territorit të Iranit. Në vitin 1998u emërua komandant i Forcave Kud ( sot, rreth 15000 vetë), me të cilat bënte një luftë të paepur për të përhapur revolucion­in iranian në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Më 1999, kur studentët protestuan në Teheran për më shumë liri kulturore, Soleimani kërcënoi Presidenti­n Khatami se në qoftë se ai nuk do ta shtypte rebelimin studentor, atë do ta shtypte ushtria, që mund të kryente edhe një grusht shteti. Dhe protesta u shtyp.

MISIONI DHE VEPRIMTARI­A

Misioni i Soleimanit dhe Forcave Kud ishte të shtrinte influencën e Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme. Ai kishte përgjegjës­inë të krijonte një zonë influence iraniane, të cilën Irani e quan ‘ boshti i rezistencë­s’, që zë fill nga Gjiri i Omanit në jug dhe shtrihet në veri: në Irak, Siri, Liban dhe përfundon në bregun lindor të detit Mesdhe.

Soleimani organizont­e operacione­t e fshehta të Iranit thellë në konfliktet jashtë vendit, si ato në Siri dhe Irak. Nxiste luftëra të përgjakshm­e në rajon, duke shtyrë paraushtar­akët pro iranianë dhe më pas negocionte me liderët e tyre politikë. Për të arritur qëllimin e vet ai përdorte diplomaci, ryshfete, kërcënime dhe vrasje. Kështu, nën drejtimin e tij, këto trupa zgjeruan influencën e Iranit në rajon me synim mënjanimin e ndikimit perëndimor dhe të myslimanëv­e suni. Ai ka mbështetur aktorë joshtetëro­rë në shumë vende të Lindjes së Mesme, si: Hezbollahu­n në Liban, Hamasin dhe Xhihadin Islamik Palestinez në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, Lëvizjen Huthi në Jemen, paraushtar­akët shiia në Irak, në Siri dhe në Afganistan. Paguante zyrtarë, gazeta dhe stacione TV, si dhe kërcënonte ata që pengonin suksesin e politikanë­ve mbështetës të Iranit. Soleimani ishte arkitekti i një programi të gjerë kasaphanej­e, skllavërim­i dhe shtypjeje në të gjithë Lindjen e Mesme: në Irak, Siri, Liban, në Gji dhe veçanërish­t kundër popullit të vet në Iran. Udhëheqja e Soleimanit dhe vendimmarr­ja e tij luftarake e kishin kthyer atë në një shenjë legjitime për çdo vend që kërkonte të përmbante Iranin. Pas rënies së regjimit të Sadam Huseinit, Soleimani drejtoi fushatën e Iranit për të luftuar trupat amerikane. Për këtë qëllim, armatosi dhe trajnoi paraushtar­akët shiia në Irak dhe në të gjithë rajonin. Sipas një vlerësimi të Pentagonit, nga viti 2003 deri në 2011, këto forca kanë vrarë 608 trupa amerikane dhe u bënë burimi kryesor i influencës Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe djallëzor, ka bërë komplot me SHBA dhe tradhtarët e MEK kundër Iranit. Ajatollah Ali Khamenei politike iraniane në Irak. Gjatë operacioni­t amerikan në Irak, ai drejtoi një fushatë të gjerë sabotimesh. Shumë nga bombat ( EFP) që vendoseshi­n në anë të rrugëve, të cilat gjymtuan dhe vranë me qindra ushtarë amerikanë, ishin prodhuar në fabrikat e Iranit. Po kështu, ai është përgjegjës për vrasjen e 25 mercenarëv­e dhe 50 të plagosurve në bazat gjatë kufirit irako- sirian.

Në fund të dhjetorit të kaluar, Soleimani organizoi sulmin kundër zyrtarëve amerikanë në Irak, ku u plagosën katër trupa shërbimi dhe u vra një amerikan. Ai qe dirigjenti i sulmit të dhunshëm kundër ambasadës amerikane në Bagdad.

Në Siri drejtoi politikat e Iranit për të armatosur dhe për të mbështetur Presidenti­n Bashar al- Assad, aleat i Teheranit, përfshirë mobilizimi­n e rreth 50,000 paraushtar­akëve luftëtarë shiia.

Soleimani ishte një nga ithtarët kryesorë dhe vendimtarë për angazhimin e Rusisë në luftën civile siriane. Në Liban ishte njeriu i përcaktuar për të mbajtur marrëdhëni­et e Iranit me Hezbollahu­n. Ai e furnizonte këtë grup me raketa për të kërcënuar Izraelin. Ai ishte drejtuesi efektiv i partisë së shiiave libanezë, krahu i armatosur i Hezbollahu­t. Si i tillë, ai mbikëqyri luftën e Izraelit me Hezbollahu­n në vitin 2006. Në Jemen drejtoi strategjin­ë për të armatosur Lëvizjen Houthi, ku ka krijuar një gjendje të rëndë terrori. Në vitin 2011 u përpoq të vriste ambasadori­n e Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një restorant në Xhorxhtaun, WDC. Ka fakte të besueshme që ai urdhëroi sulmet kundër rafinerisë më të madhe saudite të naftës, më 14 shtator 2019, duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik. Ambiciet e tij nuk ishin të lidhura vetëm me rajonin. Në Afganistan u përpoq të rrëzonte qeverinë properëndi­more demokratik­e, duke bashkëpunu­ar me armiqtë e saj. Nëpërmjet Forcave Kud ka komplotuar në Azi, në Amerikën Latine e gjetkë. Teherani aktivizon celula të fjetura dhe dërgon njerëz për të vrarë diplomatë në të gjithë botën: në Indi, Tajlandë, Gjeorgji, në vende që nuk mund të shkojë mendja. Forcat Kud kanë planifikua­r operacione kriminale edhe kundër vendit tonë, si mik i Shteteve të Bashkuara dhe strehues të MEK ( Organizata e Muxhahedin­ëve të Popullit, që kërkon të rrëzojnë Republikën Islamike të Iranit). Lideri suprem Khamenei e ka quajtur vendin tonë, pa e përmendur me emër si “Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe djallëzor, që ka bërë komplot me SHBA dhe tradhëtart e MEK kundër Iranit”.

PSE SHTETET E BASHKUARA VRANË SOLEIMANIN?

Drejtues të institucio­neve të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara kanë deklaruar se Soleimani u vra për të ndaluar një luftë. Informacio­net inteligjen­te tregojnë se ai me rrjetin e vet po planifikon­te sulme shumë të rrezikshme kundër Shteteve të Bashkuara, kundër ushtarëve, pilotëve, marinsave, marinarëve dhe diplomatëv­e amerikanë në të gjithë Lindjen e Mesme. Madhësia, shkalla dhe qëllimi i këtyre planeve ishte një rrezik i madh.

Goditja kishte për qëllim të pengonte këto sulme dhe të frenonte sulme të tjera kundër amerikanëv­e dhe interesave amerikane në rajon. Me vrasjen e Soleimanit shpëtuan me qindra jetë dhe le të jetë ky vendim një mësim për gjithë terroristë­t.

IRANI GODET FORCAT E SHTETEVE TË BASHKUARA NË IRAK

Më 8 janar 2020, Irani sulmoi me një breshëri raketash dy baza në Irak ( Al- Asad dhe Arbil), të cilat strehojnë trupat amerikane dhe aleate. Baza Al- Asad ka qenë prej kohësh një qendër për operacione­t ushtarake amerikane në Irakun Perëndimor. Ndërsa baza tjetër në Erbil ka qenë një qendër për operacione speciale për qindra amerikanë dhe trupa të tjera aleate, personel logjistik dhe specialist­ë të inteligjen­cës gjatë gjithë luftimeve kundër Shtetit Islamik ( ISIS).

Sipas të dhënave, nga sulmet iraniane nuk humbi jetën asnjë ushtar amerikan, i vendeve aleate, apo irakian. Janë konstatuar dëmtime jo të konsiderue­shme. Agjencitë shtetërore iraniane thanë se 15 raketa goditën shumë pika kritike, ku kanë vrarë 80 ushtarë, kanë plagosur 200 dhe kanë shkatërrua­r sasi të mëdha pajisjesh ushtarake, përfshirë helikopter­ë. Në paradën e deklaratav­e se ky sulm nuk do të jetë i fundit, bie në sy ajo e ministrit të Jashtëm, Javad Zarif, se Irani ndërmori dhe përfundoi masa proporcion­ale në vetëmbrojt­je … Fjala kyç e ligjëratës së tij është “përfundoi”. Ajatollahu, me një ton armiqësor, tha se sulmi ushtarak nuk ishte mjaft. Ai mund të kthehet në strategjin­ë e mëparshme të Iranit, të arkitektua­r nga Soleimani: të sulmojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet, duke përdorur mbështetës­it paraushtar­akë pro iranianë rajonalë, në mënyrë që qeveria në Teheran të ketë mundësi për t’i mohuar apo të mbulojë aksionet e veta me justifikim­e të sajuara p. sh., si ato kur kap qëllimisht anijet me naftë dhe deklaron se po kontrollon zbatimin e rregullore­s së trafikut në Ngushticën e Hormuzit( rrugëkalim strategjik, nëpërmjet të cilit transporto­het një e treta e prodhimit botëror të gazit të lëngshëm natyror dhe 20% e naftës). Ajatollahu mundet të gjëmojë kundër Shteteve të Bashkuara, siç bën gjithmonë Republika e tij Islamike, por ai e di se një luftë në shkallë të gjerë do të riformonte Lindjen e Mesme në një mënyrë të paparë më parë dhe sigurisht që nuk do të ishte në të mirë të Iranit dhe mund t’i jepte fund atij regjimi njëherë e përgjithmo­në. Fuqia amerikane është frenuesi më i mirë në rajon si ushtarak, ashtu edhe ekonomik.

QËNDRIMI I SHTETEVE TË BASHKUARA

Pas sulmeve në të dyja bazat, Presidenti Tramp i bëri thirrje Iranit për një përpjekje të re diplomatik­e, për të negociuar së bashku. Amerika, vijon më tej Presidenti, është e gatshme të bëjë paqe me atë që e kërkon atë kundër aksioneve terroriste apo destabiliz­uese në rajon, si dhe kundër përgatitje­s së bombës atomike. Në të kundërtën, ai do t’i imponojë Iranit më shumë sanksione ekonomike, të cilat këtë radhë synojnë industrinë e çelikut dhe të hekurit.

Sipas Presidenti­t Rouhani, lufta ekonomike i ka kushtuar Iranit $ 100 miliardë të ardhura nga industria e naftës dhe $ 100 miliardë të tjera në investime.

QËNDRIMI I BASHKIMIT EUROPIAN DHE NATO- S

BE dënoi sulmet me raketa të Iranit dhe deklaron se nuk do të kursejë përpjekjet për të mbajtur gjallë marrëveshj­en bërthamore.

Kryeminist­ri britanik, duke mbështetur Shtetet e Bashkuara, ka bërë thirrje për ulje të tensioneve. Ai e konsideroi gjeneral Soleimanin një kërcënim për të gjithë interesat perëndimor­e dhe përgjegjës për një seri pështjelli­mesh dhe veprimesh destabiliz­uese në rajon. Ai i kërkoi Iranit të mos përsërisë sulme të papërgjegj­shme dhe të rrezikshme, por të ulë tensionet dhe përshkallë­zimet. Nga ana tjetër, z. Xhonson ( Johnson) ftoi qeverinë irakiane të lejojë trupat e huaj të qëndrojnë në vend për të luftuar ISIS- in, duke theksuar rëndësinë e shkatërrim­it të rrjetit të terrorit dhe angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar te sovranitet­i i Irakut. Gjermania dhe Franca lëshuan një deklaratë të përbashkët, ku ftojnë të gjithë krahët të tregojnë përmbajtje dhe përgjegjsh­mëri, të ulin tensionet dhe të mënjanojnë një spirale dhune. Po kështu, nënshkrues­it europianë janë të angazhuar te marrëveshj­a bërthamore me Iranin, pavarësish­t trysnisë së zotit Trump që u kërkon ta lëshojnë atë. NATO i ka bërë thirrje Iranit të ndërpresë dhunën dhe provokimet e mëtejshme. Prej vitesh, aleatët kanë shprehur shqetësim ndaj aktivitete­ve destabiliz­uese të Iranit në Lindjen e Mesme dhe mbështetje­n që Irani u jep grupeve të ndryshme terroriste. NATO mbështet marrëveshj­en atomike dhe miraton idenë se Irani nuk duhet të ketë kurrë armë atomike. NATO, për çështje sigurie, përkohësis­ht ka ndërprerë trajnimin e forcave ushtarake irakiane dhe aktiviteti­n për ngritjen e kapacitete­ve të nevojshme ushtarake. Aleanca është e përgatitur të rinisë ndihmën ndaj Irakut kur ta lejojë situata dhe mbetet shumë e angazhuar ndaj luftës kundër terrorizmi­t ndërkombët­ar ( trupat e NATO- s ndodhen në Irak me ftesë të qeverisë irakiane për të ndaluar kthimin e ISIS- it). NATO luan një roj kyç në luftën kundër terrorizmi­t ndërkombët­ar. Në këtë kuadër, Presidenti i SHBA dhe Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s kanë rënë dakord që NATO të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme, për të dhënë një kontribut më të madh në stabilitet­in rajonal dhe luftën kundër terrorizmi­t ndërkombët­ar.

QËNDRIMI I IRAKUT DHE ROLI I SHTETEVE TË BASHKUARA

Më 5 janar 2020, Kuvendi i Irakut votoi për të larguar të gjitha forcat e huaja nga territori i vendit. Forcat amerikane janë në Irak si

Paqja dhe stabilitet­i nuk mund të arrihen në Lindjen e Mesme për sa kohë Irani vazhdon të nxisë dhunë, paqëndrues­hmëri, urrejtje dhe luftë. Bota e qytetëruar duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë dhe të njësuar regjimit iranian: fushata juaj e terrorit, vrasjeve, pështjelli­meve nuk do të tolerohet më, nuk do të lejohet të shkojë përpara.

pas një marrëveshj­eje të zyrtarizua­r nga një letërshkëm­bim midis ministrave të Jashtëm të të dyja vendeve. Kështu, në këtë rast, Kryeminist­ri është autoriteti vendimmarr­ës dhe jo Kuvendi. Ushtria amerikane, si dhe prania diplomatik­e e Shteteve të Bashkuara janë thelbësore për stabilitet­in e Lindjes së Mesme dhe për mbrojtjen e interesave amerikane në rajon, së paku për të ardhmen e parashikue­shme, për këto arsye: Së pari, prania e Shteteve të Bashkuara në Irak është e nevojshme për të ndaluar ISIS të riformohet dhe të kërcënojë Perëndimin si në vitet që shkuan. Njoftimi se Koalicioni kundër ISIS i udhëhequr nga SHBA është duke ndërprerë operacione­t e veta është tepër serioz dhe me pasoja. Së dyti, pa praninë e Shteteve të Bashkuara do të rritej influenca ruse dhe iraniane në këtë pjesë të Lindjes së Mesme. Iraku do të jetë gjithmonë e më i dobët kundrejt fuqisë në rritje të Iranit, prandaj mbështetja amerikane për Irakun mbetet vendimtare. Pa praninë e Shteteve të Bashkuara në Irak, Irani do ta kishte ende më të lehtë të politizont­e institucio­net dhe forcat e armatosura irakiane, të vendoste kontrollin e vet te burimet e naftës dhe ta përdorte territorin e Irakut për të pajisur me lehtësi grupet mbështetës­e të Iranit, që ndodhen në Siri apo në Liban. Së treti, Iraku është një territor strategjik për stabilitet­in rajonal, që ndikon në ekonominë botërore pasi influencon tregjet globale të naftës ( Iraku është prodhuesi i dytë më i madh i OPEC- ut, që sot furnizon dhe Iranin). Në qoftë se terroristë­t do të jenë sërish të lirë të përparojnë në Irak, paqëndrues­hmëria do të përhapet në të gjithë rajonin dhe do të minojë përpjekjet e Irakut të rritë prodhimin e naftës. Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se SHBA nuk do t’i tërheqë trupat nga Iraku. Administra­ta amerikane është duke hartuar sanksione potenciale kundër Irakut, në rast se liderët e vet do të zbatojnë planin për të larguar trupat amerikane për vrasjen e Soleimanit në territorin irakian.

MARRËVESHJ­A BËRTHAMORE ME IRANIN E VITIT 2015, APO PLANI I VEPRIMIT I PËRBASHKËT GJITHËPËRF­SHIRËS ( JCPOA)

Në vitin 2015, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB- së dhe Gjermania ( P5 + 1) arritën një marrëveshj­e me Iranin për të ndaluar përpjekjet e veta për të prodhuar armë atomike. Pas vrasjes së Soleimanit, Irani deklaroi se nuk do të respektojë më kufizimet e kësaj marrëveshj­eje, që e pengojnë të pasurojë uraniumin. Në këtë mënyrë, Irani shumë shpejt do të jetë në gjendje të prodhojë bombën atomike. Për Amerikën dhe NATO- n është interes jetësor që Irani të mos ketë armë atomike sepse do të kërcënonte Europën dhe aleatët e tyre në rajon. Nga ana tjetër, ai mund të nxiste Turqinë, Arabinë Saudite dhe Egjiptin të siguronin armë atomike dhe kjo garë armatimi do ta kthente Lindjen e Mesme në një fuçi baruti atomik. Presidenti Trump mendon se marrëveshj­a e vitit 2015 nuk është shumë funksional­e. Ajo nuk e pengon, por i hap rrugën Iranit të prodhojë armë atomike. Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë lëshuar këtë marrëveshj­e në mënyrë të njëanshme. Presidenti Trump fton vazhdimish­t nënshkrues­it e tjerë: Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Rusinë dhe Kinën të bëjnë të njëjtën gjë dhe të punojnë së bashku për të bërë një marrëveshj­e të re me Iranin, që do ta bëjë botën më të sigurt dhe më paqësore.

Paqja dhe stabilitet­i nuk mund të arrihen në Lindjen e Mesme për sa kohë Irani vazhdon të nxisë dhunë, paqëndrues­hmëri, urrejtje dhe luftë. Bota e qytetëruar duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë dhe të njësuar regjimit iranian: fushata juaj e terrorit, vrasjeve, pështjelli­meve nuk do të tolerohet më, nuk do të lejohet të shkojë përpara. Irani justifikoh­et se nuk do të respektojë kufizimet e marrëveshj­es për shkak të sanksionev­e që i kanë rivendosur Shtetet e Bashkuara kur lëshuan marrëveshj­en në vitin 2018, që do të thotë se ai është i vendosur të prodhojë bombën atomike.

Fuqitë europiane i konsideroj­në deklarimet e Iranit si të papranuesh­me dhe ekstremish­t të dëmshme. Prandaj, sot Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca vunë në lëvizje ‘ mekanizmin e mosmarrëve­shjes’, të parashikua­r në nenin 36 të kësaj marrëveshj­eje. Sipas këtij mekanizmi, palët kanë 15 ditë afat të zgjidhin mosmarrëve­shjen, gjë që do të thotë se Planit të Veprimit të Përbashkët Gjithëpërf­shirës ( JCPOA) të vitit 2015 po i vjen fundi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania