Panorama (Albania)

Hajdari nuk e firmos: Do konsultohe­m me kolegët

“Tryeza tregon se mosdjegia e mandateve ishte rruga e duhur”

-

Rudina Hajdari, në cilësinë e bashkëkrye­tares së Komisionit të Reformës Zgjedhore, u ul dje bashkë me Gjiknurin, Bylykbashi­n dhe Vasilin, për të diskutuar mbi ngritjen e një këshilli që do të punojë për reformën zgjedhore. Por pas këtij takimi, Hajdari theksoi se ajo nuk e kishte lexuar më parë dokumentin me 8 pika dhe se për këtë arsye kërkoi kohë që të mund të konsultohe­t me bashkëpunë­torët e saj. Hajdari vlerësoi ardhjen e PD dhe LSI në këtë tryezë, si dëshmi se veprimi i saj për të mos e djegur mandatin ishte i duhuri, por theksoi se vijon të mbetet e vendosur për çështjen e ndryshimit të sistemit. “Parimisht isha dakord me përmbajtje­n e dokumentit të dakordsuar, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar. Kam kërkuar që të ketë një qartësi më të madhe ‘ sa i përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, siç dhe e përmban objekti i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Gjithashtu, duke qenë se u njoha sot me përmbajtje­n e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohe­m dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë. Si përfundim, ajo çka është më e rëndësishm­e është fakti që takimi i zhvilluar bëhet në kuadër të dialogut për të garantuar një konsensus të gjerë dhe sa më transparen­t për procesin e Reformës Zgjedhore. Prezenca e PD dhe LSI në këtë takim sot konfirmon se rruga që unë dhe deputetët e tjerë të opozitës parlamenta­re zgjodhëm mbas djegies së mandateve, ishte rruga e duhur. Sot, më në fund, PD dhe LSI pranuan se zgjidhja e problemeve të vendit nuk bëhet në rrugë me bomba molotov në duar, por në institucio­net e shtetit shqiptar me ide dhe propozime konkrete. Më mirë vonë sesa kurrë. Më vjen keq se u humbi gati një vit shqiptarëv­e në betejat iluzionare të drejtuara pa vizion. Megjithatë, uroj që të punojmë së bashku për ta rikuperuar sa më shpejt atë kohë dhe për t’u dhënë qytetarëve një Kod dhe një sistem elektoral që garanton sovranitet­in e popullit dhe plotëson aspiratat tona”, u shpreh Hajdari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania