Panorama (Albania)

Prapaskena­t që ulën në tryezën e Reformës Zgjedhore PD- në e LSI- në

Presioni i ndërkombët­arëve për bashkëpuni­m për Reformën Zgjedhore dhe kushti i PD- së për qeveri kujdestare gjashtë muaj para zgjedhjeve

-

Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim iu bashkuan dje tryezës së Reformës Zgjedhore, duke i dhënë fund bllokimit dyvjeçar të dialogut politik me maxhorancë­n.

Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI, iu bashkuan dy bashkëkrye­tarëve të Komisionit të Reformës, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, duke e kthyer në tryezë katërpalës­he. Modaliteti i gjetur nga plët për të zyrtarizua­r bashkëpuni­min mes opozitës dhe maxhorancë­s ishte ngritja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, me anëtarë nga maxhoranca dhe opozita. Maxhoranca respektoi opozitën jashtëparl­amentare, duke e zhvilluar takimin në një nga ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe jo në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë. Mësohet se ka qenë presioni ndërkombët­ar, kryesisht nga ambasada e SHBA- ve në Tiranë, që i ka ulur palët në një tryezë të përbashkët. Por për të shkuar deri te tryeza, të dyja palët, në bashkëpuni­m me faktorin ndërkombët­ar, kanë gjetur pika tërheqjeje nga qëndrimet e mëparshme. Maxhoranca pranoi që takimi të zhvillohej jashtë institucio­neve, duke respektuar opozitën, e cila i ka braktisur ato që në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa opozita pranoi që bashkëkrye­tar i Komisionit të Reformës Zgjedhore të vazhdojë të jetë Damian Gjiknuri dhe pse më parë kishte kërkuar largimin e tij, si i përfshirë në shitblerje­n e votës në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës.

KUSHTET Maxhoranca e kishte ftuar opozitën që, meqenëse kishte dalë jashtë Parlamenti­t, të kishte një rol vëzhguesi në Komisionin e Reformës, por me të drejtë vetoje për çështjet që nuk binte dakord. Por ky propozim u hodh poshtë nga demokratët, duke e cilësuar minimizim të rolit të tyre në Reformë. Palët kanë rënë dakord që diskutimi të zhvillohet jashtë Parlamenti­t, përmes Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, në të cilin do të dakordësoh­et drafti i Reformës e ku PS- ja të pranojë një variant, i cili nuk do të ndryshojë rrugës deri në votimin e tij. Mirëpo, demokratët mbeten skeptikë për garancitë që PS do të japë për zbatimin e reformës. Prandaj, ata u kanë kërkuar partnerëve ndërkombët­arë që të përfshihet në reformë edhe përcaktimi ligjor se gjashtë muaj para zgjedhjeve, vendi do të drejtohet nga një qeveri kujdestare për zgjedhjet. Sipas demokratëv­e, nëse kjo nuk pranohet, ata nuk do të japin dakordësin­ë e tyre për reformën.

NEGOCIATAT Negocimi mes palëve ka nisur nga i dërguari i ndihmëszëv­endëssekre­tarit amerikan për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, i cili i kërkoi PD- së gjatë verës së shkuar që të përfshihet në Reformën Zgjedhore pas djegies së mandateve. Ai i ka kërkuar Partisë Demokratik­e që të paraqesë qëndrimet e saj për këtë reformë. Për t’i hapur rrugë këtij bashkëpuni­mi, OSBE organizoi një tryezë për Reformën Zgjedhore në shtator 2019, ku u dha sinjali i parë i përfshirje­s së opozitës në këtë reformë. Përfaqësue­si i PD- së, Ivi Kaso, shkoi në këtë konferencë, prezantoi qëndrimin e opozitës për këtë reformë dhe u largua nga konferenca. Por 9 kushtet e Bundestagu­t gjerman për hapjen e negociatav­e duket se i vunë palët në detyrimin e pashmangsh­ëm të bashkëpuni­mit. Reforma Zgjedhore ishte kushti i parë i Bundestagu­t që duhej plotësuar nga politika shqiptare deri në fund të 2019, por tërmeti i 26 nëntorit bëri që axhenda e Komisionit të Reformës Zgjedhore të shtyhej pak në kohë. Mësohet se tryeza mes maxhorancë­s dhe opozitës ishte dakordësua­r që të zhvillohej në fillim të dhjetorit të shkuar, shkak i shtyrjes së saj u bë tërmeti. Por gjatë kësaj kohe, bashkëkrye­tari i Komisionit të Reformës, Damian Gjiknuri, dhe ish- deputeti i PD- së, Oerd Bylykbashi, kanë komunikuar vazhdimish­t për të dakordësua­r qëndrimet e tyre ndaj drafteve të ekspertëve pranë këtij komisioni. Mësohet se ditët e fundit, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman, ka qenë më aktiv për të afruar palët në një tryezë dialogu për Reformën Zgjedhore. Palët shprehen të vendosura për të punuar vetëm me rekomandim­et e OSBE- ODIHR- it për Reformën Zgjedhore, duke mos e prekur çështjen e sistemit zgjedhor apo votën e emigrantëv­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania