Panorama (Albania)

PD sqaron pse u rikthye, Rama: Kohë e humbur

Bardhi: Propaganda po mbulon thelbin, Parlamenti noter i vendimeve politike

- MARIGLEN KUME

Kryeminist­ri Edi Rama ka përgëzuar tryezën e zhvilluar ditën e djeshme mes përfaqësue­sve të opozitës me dy bashkëkrye­tarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Kreu i qeverisë reagoi nëpërmjet një statusi në "Tëitter", ku pasi bëri përgjegjës­e opozitën për mosarritje­n e një dakordësie më herët për Reformën Zgjedhore, për shkak të asaj që shefi i ekzekutivi­t e quajti politikë konfliktua­le të opozitës, përgëzon ndryshimin e qëndrimit. "Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it do integrohen në ligjin zgjedhor", shkroi Rama në "Tëitter". Ndërkohë, nga fronti kundërshta­r i Kryeminist­rit hodhën akuza se gatishmëri­a e opozitës për të përmbushur një nga kushtet e Bundestagu­t po përdoret për propagandë nga Kryeminist­ri, duke e nxjerrë çështjen nga thelbi. Numri dy i opozitës, Gazment Bardhi, rikujtoi në statusin e tij në "Facebook" tri nga pikat kryesore të marrëveshj­es së ditës së djeshme, që sipas tij e kthen Parlamenti­n thjesht në një noter. "Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera. Vendimet për Reformën Zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamenti­t ilegjitim. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike", shkroi Gazment Bardhi.

Sekretari i përgjithsh­ëm i PDsë, Gazment Bardhi, reagoi edhe ndaj reagimeve në media në lidhje me pranimin e Damian Gjiknurit në tryezën e Reformës Zgjedhore. Kujtojmë që më herët, kreu i selisë blu e kishte vendosur te një nga kushtet që Gjiknuri të mos ishte pjesë e grupit që do punojë për Reformën Zgjedhore, pasi e akuzonin si pjesë të dosjes 184 në Dibër. Por në reagimin e tij, Bardhi thotë se opozita nuk mund të caktojë kundërshta­rët. Sipas Bardhit, caktimi i bashkëkrye­tarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore në tryezën me të gjitha palët politike është turp për maxhorancë­n. "Përfaqësim­i në tryezën e Reformës Zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshta­rin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e Reformës Zgjedhore, që e çon vendin drejt zgjedhjeve. Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzako­nshme dhe t'u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme", përfundoi Bardhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania