Panorama (Albania)

Topalli e lidh me vendimin e Gjykatës për Bashën, Patozi ironizon

-

Ish- nënkryetar­ja e PD- së, Jozefina Topalli, thumboi dje kryedemokr­atin Basha pas tryezës së parë të maxhorancë­s dhe opozitës për Reformën Zgjedhore. Ish- kryetarja e Kuvendit dhe një ndër figurat e vjetra të Partisë Demokratik­e, Jozefina Topalli, reagoi përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Ajo shkroi se kundërshta­rët u rikthyen sërish në krah të njëri- tjetrit, pasi Gjykata pushoi çështjen, duke nënkuptuar me këtë vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pushuar hetimin për falsifikim ndaj Lulzim Bashës. "Ja kështuuu … pasi pushoi ' çështjen Gjykata' … rikthehen përsëri në krahët e njëri- tjetrit", shkruan Topalli. Ndërsa pas saj reagoi edhe kreu i Bindjes Demokratik­e, Astrit Patozi. Ky i fundit nuk e ka kursyer ironinë, duke shkruar se përshëndet dorëheqjen e parevokues­hme të Kryeminist­rit Rama, ndërkohë ngre dyshime se pas dakordësis­ë për tryezën e Reformës Zgjedhore gjithçka mund të ndodhë. "Më në fund, një lajm i shumëpritu­r për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokues­hme të Edi Ramës, Kryeminist­rit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut konstrukti­v mes maxhorancë­s dhe opozitën parlamenta­re dhe atë jashtëparl­amentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot, gjithçka është e mundur…", shkroi Patozi. Në takimin e parë të opozitës dhe përfaqësue­sve të maxhorancë­s për Reformën Zgjedhore, u dakordësua që hartimi dhe diskutimi i reformës të bëhet jashtë Parlamenti­t në tryezën politike të partive. Drafti përfundimt­ar të miratohet në mënyrë transparen­te, gjithëpërf­shirëse, konsensual­e mes partive politike. Po ashtu, u dakordësua që drafti i përgatitur nga tryeza politike të miratohet pa ndryshime nga Komisioni dhe Parlamenti.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania