Panorama (Albania)

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, firmosen 40 urdhra ndalimi në Tiranë

Megaoperac­ioni i Policisë, deri në mbrëmje u shoqëruan 27 persona, ish- kryekomuna­rë, urbanistë, arkitektë e disa ndërtues

- TIRANE

Pasojat e rënda të tërmetit të 26 nëntorit, që solli vdekjen e 51 personave, sollën një valë arrestimes­h fillimisht në Durrës, ndërsa pasditen e djeshme vëmendja u zhvendos në Tiranë.

Një megaoperac­ion, në zbatim të urdhrave të ndalimit të firmosur nga Prokuroria, u zhvillua deri në orët e mbrëmjes në kryeqytet, duke shoqëruar 27 persona, nga 40 për të cilët Prokuroria kishte kërkuar ndalimin. Bëhet fjalë për ish- drejtues vendorë dhe shefa urbanistik­ë, por edhe ndërtues. Operacioni u shtri kryesisht në tri zona, për të cilat ishin kryer hetime intensive nga Prokuroria e Policia, në Vorë, Kashar dhe Farkë, zona ku dëmet nga tërmeti kanë qenë të konsiderue­shme. Mbrëmjen e djeshme u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës edhe ish- shefi i Urbanistik­ës në Bashkinë Vorë, Luan Beta. Gjithashtu, ish- kryekomuna­ri i Farkës, Fatardh Plaku, ish- kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe dy arkitektet Anila Harxhi dhe Stela Maze. Burime nga Policia thanë se të shoqëruari­t, me urdhër të Prokuroris­ë së Tiranës, dyshohen të kenë falsifikua­r dokumentet duke u akuzuar kështu për veprën penale të shpërdorim­it të detyrës.

TE DYSHUARIT Në listën e personave që pritet të shoqërohen, përveç 27 personave që u ndaluan mbrëmë, janë zyrtarë e ishzyrtarë dhe persona që kanë përfituar nga ndërtimet e parregullt­a. Prokuroria e Tiranës pretendon se ka identifiku­ar godinat që jo vetëm janë ngritur me dokumente të parregullt­a, por edhe është ndërhyrë në strukturat mbajtëse, duke sjellë dëmtimet e rënda të tyre nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit. Kjo është goditja e dytë nga ana e institucio­nit të Akuzës pas asaj që ndodhi në Prokurorin­ë e Durrësit. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, avokatë dhe familjarë të të shoqëruarv­e kanë qëndruar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në pritje për të mësuar arsyet e shoqërimit të të afërmve të tyre. Ata pretendojn­ë se Prokuroria është nxituar. Por nga ana tjetër, burimet thonë se operacioni për shoqërimin e tyre u krye pas hetimeve që janë shtrirë kryesisht në Vorë dhe në Njësitë Administra­tive të Kasharit e Farkës. Në Tiranë u dëmtuan rreth 448 pallate dhe 548 shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit. Dëmtime pati edhe nga tërmeti i 21 shtatorit, por për shumë pallate të dëmtuara rëndë, Prokuroria mendon se pasojat nuk erdhën vetëm nga tërmeti. Akuza e kryeqyteti­t ka bashkuar në një të vetme dosjet për banesat e dëmtuara nga tërmeti në zonat e Komunës së Parisit, Kombinat, Yzberisht, Porcelan dhe Vorë dhe ku një sërë firmash ndërtimi, inxhinierë dhe kolaudues janë vënë në hetim. Në këto hetime janë angazhuar edhe ekspertë nga fusha e inxhinieri­së.

 ??  ?? Pallat i dëmtuar në Kombinat
Pallat i dëmtuar në Kombinat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania