Panorama (Albania)

Kush është Enkeleida Hoxha, 3 vite më parë liroi edhe Genc Tafilin

- Genci Tafili Ilir Paja

36- vjeçari vuante dënimin për disa krime të kryera vite më parë, ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të bandës famëkeqe janë liruar më herët. Ish- numri dy i bandës së Durrësit u arrestua në vitin 2006, së bashku me anëtarët e tjerë. Dje ishte gjyqtarja Enkeleida Hoxha, e cila firmosi lirimin nga burgu të të dënuarit përjetë, Endrit Dokle. Ky i fundit u lirua pas 14 viteve burg, ku 4 vite u ulën nga amnistia që u njoh nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, ndërsa 5 vitet që mbetën nga 25 në total që u la përfundimi­sht ( pas heqjes së dënimit përjetë), u konvertuan në shërbim prove. Dokle qëndronte pas hekurave për akuzën e vrasjes së Dritan Dishës dhe Erion Lames, por mbi të rëndonin dhjetëra akuza të tjera, si atentati i mbetur në tentativë ndaj Lulzim Berishës, i kryer tri herë.

LIRIMI

Dje, gjyqtarja Enkeleida Hoxha në Gjykatën e Krujës vendosi të pranonte kërkesën e avokatit të Endrit Dokles për shuarjen e dënimit të përjetshëm duke e ulur atë në 25 vite, ndërsa më pas e ka liruar me kusht, 5 vite në shërbim prove. Avokati i Dokles ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetëso­re.

GARANCIA

Për të arritur në këtë përfundim, që do të thotë lirimin e një të burgosuri përjetë, janë zhvilluar prej disa kohësh makinacion­e të ndryshme, që nga kalimi i të burgosurit nga një burg i sigurisë së lartë në një burg me siguri normale, deri te sigurimi i një garancie punësimi për të dënuarin. Pra, lirimi nga burgu i Endrit Dokles nuk ka qenë surprizë,

Gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha, që i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles duke e liruar nga burgu, ka dhënë edhe disa vendime të tjera që kanë sjellë reagime të forta. Gjyqtarja mësohet se ende nuk ka kaluar në veting. Në 7 nëntor të vitit 2017, Enkeleida Hoxha liroi nga burgu Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale. Genc Tafili është liruar në vitin 2017 me kusht nga Gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, pasi kreu 17 vite burg. Po në nëntor të 2017- ës, gjyqtarja Enkeleida Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën "UFO" nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tri herë. Gjithashtu, po në nëntor të vitit 2017, pasi duket se ishte i projektuar mirë në kohë. Gjyqtarja Enkeleida Hoxha, që i hoqi dënimin përjetë Dokles, ka dhënë më herët edhe tri vendime të tjera. Pas vendimeve që i njohu uljen e 4 viteve burg nga amnistia, lëvizja kyçe e Enkeleida Hoxhës për lirimin nga burgu të Dokles ishte kërkesa në shtator të vitit të 2019 për ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga gjyqtarja Hoxha jep një tjetër vendim skandaloz. Ajo i njohu vjetërsinë e punës një gruaje nga fshati Bilaj i Krujës, Marjana Prenuca, që në moshën 5- vjeçare për efekt pensioni. Ndërkohë që dje, gjyqtarja Hoxha liroi Endrit Doklen. "Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin nr. 6/ 123 datë 14.01.2020, vendoburgu i sigurisë së lartë në Fushë- Krujë, në një burg të sigurisë së zakonshme. Kërkesa e tij u pranua po nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha. Ndërkohë, për të realizuar komplet planin e lirimit nga burgu të të dënuarit përjetë, duhej pikërisht edhe një garanci punësimi. Mësohet se eksponenti i botës së krimit ose avokati i tij kanë arritur të sigurojnë një garanci punësisi: ' Pranimin e kërkesës së kërkuesit Endrit Dokle. Lirimin me kusht të kërkuesit Endrit Dokle, i biri i Mensurit dhe i Rahimes, datëlindja 31.12. 1983, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, duke e vënë në provë për një periudhë prej 5 vjetësh", thuhet në vendimin e dhënë nga gjyqtarja Hoxha. mi te një kompani private. Në kontratën e lidhur mes Dokles dhe kompanisë "Mateo Konstruksi­on", që ka si objekt të veprimtari­së së saj fushën e ndërtimit, thuhet se kompania merr përsipër punësimin e Dokles pasi të kalojë një periudhë prove prej të paktën 3 muajsh. Kompania ka marrë përsipër ta paguajë Endrit Doklen 350 mijë lekë të vjetër në muaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania