Panorama (Albania)

Trump: Senati të bllokojë hetimin, po i jepni besueshmër­i gjuetisë së shtrigave

-

Dhoma e Përfaqësue­sve e Kongresit Amerikan do të votojë sot për dërgimin e akuzave në Senat për hetimin e Presidenti­t Donald Trump. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësue­sve, Nancy Pelosi, thirri një takim në Uashington, duke i dhënë fund bllokadës së dërgimit të aktakuzave në Senat, që zgjati pothuajse një muaj që kur Dhoma e Përfaqësue­sve votoi pro neneve të abuzimit të pushtetit të Trump dhe pengimit të Kongresit. Pelosi sugjeroi që Dhoma e Përfaqësue­sve të votojë të mërkurën për dërgimin e aktakuzës dhe emërimin e një demokrati për të ndjekur këtë rast, sipas AP. Ky veprim nis gjykimin e tretë të një Presidenti në historinë amerikane. Gjykimi duhet të fillojë brenda disa ditësh. Drejtuesi i shumicës republikan­e në Senat, Mitch McConnell, u takua me senatorët e Partisë Republikan­e për të negociuar kushtet e gjykimit. Republikan­ët nuk arritën dot të plotësonin kërkesën e Trump për të refuzuar gjykimin e tij. Trump ka shkruar mesazhe në përpjekje për të hedhur poshtë nenet kundër tij, duke thënë se Senati “po u jepte besim” akuzave kundër tij duke mbajtur një gjykim. “Shumë besojnë se Senati i jep besim një gjykimi të bazuar në asnjë provë, asnjë krim... në vend të një refuzimi të plotë, i jep besim Gjuetisë së Shtrigave nga demokratët e njëanshëm, që në rast të kundërt nuk do ta kishin. Unë pajtohem!”, ka shkruar Trump. Për të kundërshtu­ar nenet e fajësimit do të duheshin 51 vota. Republikan­ë të shumtë, duke përfshirë Senatoren Susan Collins ( Maine) dhe Rob Portman ( Ohio), kanë treguar që ata do të kundërshto­jnë një mocion për të refuzuar gjykimin, duke argumentua­r se ekipi ligjor i Trump dhe menaxherët e fajësimit të Dhomës së Përfaqësue­sve duhet të jenë në gjendje të ngrenë çështjen e tyre. Senatori republikan, Roy Blunt, u tha reporterëv­e të hënën se grupi republikan i Senatit nuk i ka votat për t’i hedhur poshtë nenet e fajësimit kundër Presidenti­t Trump, i cili kërkoi “refuzim të menjëhersh­ëm” të hetimit.

 ??  ?? Presidenti i SHBA, Donald Trump
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania