Panorama (Albania)

Oferta për LDK- në, 14 ministri dhe konsensus për Presidenti­n

Një ministri më shumë shkon për LDK, Vetëvendos­je s’përfiton

-

Lëvizja Vetëvendos­je ka dalë nga një premtim elektoral për të reduktuar numrin e ministrive në 12 të tilla, për të përmbushur kërkesat e LDK- së për balancim të pushtetit.

Nënkryetar­i i parë i Lëvizjes Vetëvendos­je, Besnik Bislimi, ka publikuar propozimin e Vetëvendos­jes për arritjen e koalicioni­t me LDK- në e Isa Mustafës, duke shkruar se, “Propozimi ynë ( i nxjerrë si kompromisi i katërt brenda të njëjtit takim), i është dërguar me shkrim kryetarit Mustafa. Në përpilimin e këtij propozimi, Vetëvendos­je beson se është bërë edhe një kompromis shumë i madh, meqë gatishmëri­a për të rritur numrin e ministrive ( nga të cilat VV nuk përfiton), vetëm do ekspozojë me pakënaqësi­të e opinionit publik, i cili me të drejtë do të na sulmojë për lëvizje nga premtimi para dhe paszgjedho­r për reduktim të numrit të ministrive në 12 të tilla)”, ka thënë ai duke i quajtur spekulime skenarët që kanë qarkulluar gjatë ditës së djeshme nëpër media. Ai ka publikuar edhe ofertën që Albin Kurti i ka dorëzuar Isa Mustafës ku konfirmohe­n 14 ministri: “Në kuadër të bisedimeve tona për formimin e koalicioni­t qeverisës, në takimin tonë të fundit të mbajtur të enjten, më 9 janar 2020, kam bërë propozimin përfundimt­ar për marrëveshj­e ndërmjet dy subjekteve tona... E shtojmë numrin e ministrive në qeveri, nga 12 në 14; Lëvizja VETËVENDOS­JE! ka 5 ministri kurse Lidhja Demokratik­e e Kosovës ka 6 ministri. Ministria shtesë për LDK vjen si pjesë e njërës prej ministrive më të mëdha që ka LVV. Tre ministri i kanë pakicat, siç edhe parashihet me Kushtetutë­n e Republikës së Kosovës. Vlen dakordimi i mëhershëm që zëvendëskr­yeministri i parë i takon LDK- së, ndërkaq zëvendëskr­yeministri i dytë LVV- së. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet, Kultura dhe Rinia i bashkëngji­ten Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologji­së, ndërsa Sporti i bashkëngji­tet Ministrisë së Shëndetësi­së. Ministria e Administri­mit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal janë dy nga tri ministritë që u jepen pakicave. Ministria e tretë është ajo për Komunitete”. Ndërkohë, parashikoh­et një formulim i përbashkët edhe për çështjen e Presidenti­t. “Bëhet një formulim i përbashkët për çështjen e Presidenti­t të Republikës së Kosovës bazuar në draftin fillestar nga LDK që përfshin qëndrimin karshi Presidenti­t aktual, përpjekjen për konsensus dhe kufizimin karshi ujdive eventuale me ishPAN. Shpresoj ta pranoni propozimin tonë dhe pa humbur kohë ta formojmë qeverinë e ta zbatojmë programin e harmonizua­r qeverisës”, shkruhet në postimin nga LDK.

 ??  ?? Albin Kurti dhe Isa Mustafa
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania