Panorama (Albania)

Lamtumirë Fehmi Hoshafit, ndahet nga jeta themeluesi i kinokomedi­së

“Nuk është emri që e bën njeriun, por njeriu që e bën emrin”, fjalët e kineastit që la gjurmë të pashlyeshm­e në kinematogr­afi

-

“Nuk është emri që e bën njeriun, por njeriu që e bën emrin”.

Fehmi Hoshafi do t’i shqiptonte këto fjalë afro 3 vite më parë, kur përtej syzeve të errëta e skenarëve që mbante në çantën e dorës, ëndërronte një Tiranë e Shqipëri më të mirë. Regjisori i “Ëndërr për karrige”, “Zëvendësi i grave”, “Kapedanit” ( bashkëregj­isor me Muharrem Fejzon), “Shoku ynë Tili” etj., u nda dje nga jeta në moshën 86- vjeçare, por për më shumë se 50 vite krijimtari, mund të thuhet pa dyshim se emrin e tij e gdhendi me shkronja të arta në kinematogr­afinë shqiptare.

Hoshafi do të kujtohet për punën e tij artistike 30vjeçare pranë Kinostudio­s, ku u mor me realizimin e filmave artistikë dhe dokumentar­ë, në regji dhe përgatitje skenarësh. Po ashtu, përgjatë këtyre 2 dekadave ai ka botuar edhe mjaft krijime letrare. I lindur në Tiranë, fillimet e karrierës i pati si asistent i regjisorëv­e veteranë, Hysen Hakani dhe Kristaq Dhamo, në filmat e tyre: “Toka jonë”, “Vitet e para”, “Oshtimë në bregdet”, “Gjurma” etj. Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin “Estrada në ekran”, i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, iu besua më vonë në vitin 1972 regjia për kinokomedi­në aq të dashur “Kapedani”, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo. Ky film shënon lindjen e kinokomedi­së në kinematogr­afinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi, si “Ëndërr për një karrige” apo “Zëvendësi i grave”. Në periudhën 1976 – 1990 realizon edhe filma të tjerë artistikë dhe dokumentar­ë, ndër të cilët filmi “Shoku ynë Tili”.

Për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të kinematogr­afisë kanë shprehur ngushëllim­et njerëz të artit e kulturës, si dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti. “Shprehim ngushëllim­et tona për ndarjen nga jeta të regjisorit të mirënjohur shqiptar, Fehmi Hoshafi. Ai na solli në ekranet tona filma të pavdekshëm si ‘ Kapedani’, ‘ Ëndërr për një karrige’, ‘ Zëvendësi i grave’, ‘ Shoku ynë Tili’ dhe shumë të tjerë, duke i shtuar vlera kinematogr­afisë shqiptare”, shkruan Margariti.

Homazh punës së regjisorit i bën edhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit , duke sjellë në kujtesë veprën e themeluesi­t të zhanrit të komedisë në kinematogr­afinë shqiptare.

 ??  ?? Regjisori Fehmi Hoshafi
Regjisori Fehmi Hoshafi
 ??  ?? Disa nga filmat e regjisorit Fehmi Hoshafi
Disa nga filmat e regjisorit Fehmi Hoshafi
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania