Panorama (Albania)

Agjentët e Kumbullës në selinë e Interit, pritet vetëm firma

Në horizont mbetet dueli me Napolin, të kaltrit shpresojnë ende për shërbimet e 19- vjeçarit

-

Jo vetëm Eriksen, Jang, Vidal dhe objektivat e tjerë për të tashmen. Interi shikon gjithmonë edhe nga e ardhmja.

Në axhendën e drejtuesve zikaltër, ditën e djeshme ishte parashikua­r një takim me menaxherët e Marash Kumbullës, Xhani Vitali dhe Stefano Kastanja. Këta të fundit kanë përsëritur edhe një herë pëlqimin e mbrojtësit 19vjeçar të Kombëtares për të pranuar destinacio­nin milanez.

FORMULA Pak kohë më parë, gjatë asamblesë së ligës, ka pasur një tjetër kontakt të drejtpërdr­ejtë mes përfaqësue­sve të Interit dhe atyre të Napolit, që janë përpjekur të hedhin bazat për një akord maksimal. Verona ka qartësuar menjëherë që nuk dëshiron ta shesë "xhevahirin" përpara merkatos së verës dhe mendon të arkëtojë së paku 20 milionë euro. Kumbulla është një "xhol" me të ardhmen e siguruar dhe mbi të gjitha vetëm 20 vjeç: së pari siguron një bazë të rëndësishm­e për një periudhë të gjatë, por do t'i siguronte skuadrës së tij të ardhshme një vend "të lirë" më shumë në skuadër për tri sezonet e ardhshme. Për më shumë, luan prej kohësh në skemën me tre mbrojtës dhe do të përshtatej në mënyrë perfekte me skuadrën e Antonio Kontes. Për të parakaluar konkurrenc­ën, pasi në garë janë edhe Napoli, Juventusi, Lacio, Atalanta dhe Mançester Junajtid, Interi është gati të transferoj­ë menjëherë në huazim Federiko Dimarkon dhe të zgjasë huazimin e Edi Salsedos te Verona për sezonin e ardhshëm, ndoshta duke vlerësuar si hipotezë edhe përfshirje­n e të drejtës së blerjes për këtë të fundit. Si gjithmonë, në biseda merkatoje janë detaje për t'u sistemuar, e rëndësishm­e për momentin është që Interi ndodhet në "pole" për Kumbullën.

AMRABAT Ditë intensive për klubin e Zhang, që është takuar edhe me menaxherin e Sofian Amrabat, tjetër talent i Veronës: mesfushori flitet të ketë refuzuar pistën "Napoli" ( që kishte akord me verdheblut­ë bashkë me Amir Rrahmanin) dhe zikaltrit kanë tentuar parakalimi­n. Në selinë e Interit është parë edhe menaxheri i portierit Inut Radu, i cili ka nevojë të luajë dhe mund të largohet nga Xhenoa pas transferim­it të Perinit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania