Panorama (Albania)

Prezantohe­t Setien: Isha me lopë, tani stërvit Barcelonën

-

Kike Setien prezantohe­t si trajner i Barcelonës. 61- vjeçari tregon përpara mediave emocionet e tij, por i jep një mesazh të qartë Lionel Mesit. Ai thotë se e vlerëson dhe e admiron si futbollist, por kur bëhet fjalë për punën, secili duhet të mbajë rolin e tij. Setien tregon se një ditë më parë ishte duke shëtitur me lopët, ndërsa tani stërvit më të mirët në botë.

Emocionet - "Është diçka madhështor­e. Një ditë më parë shëtisja në fshatin tim me lopët, ndërsa sot jam në stërvitje me lojtarët më të mirë në botë. Dua të falënderoj drejtuesit që më dhanë këtë mundësi, por edhe trajnerin Valverde që ma ka lënë skuadrën në vendin e parë".

Objektivat - "Dua të fitojmë gjithçka që mund të fitojmë. Ky klub nuk ka rrugë tjetër përveçse të përmirësoh­et çdo vit dhe të tentojë të fitojë çdo trofe. Duhet të luajmë mirë dhe kjo është rruga e duhur drejt sukseseve, por gjithçka do të vijë me kohën".

Mesi - "E vërteta është që unë ua kam thënë të gjithëve se e kam shijuar shumë atë që po bën në vitet e fundit. Unë ulem përpara televizori­t për orë të tëra për të parë këta lloj lojtarësh që e bëjnë futbollin të bukur. Sot kam fatin ta stërvit lojtarin më të mirë në botë dhe shokët e tij. Jam shumë i vetëdijshë­m se çfarë do të thotë kjo gjë. Kam folur me Leon dhe me disa lojtarë të tjerë. I kam thënë që tjetër gjë është admirimi dhe tjetër gjë realiteti. Jam i sigurt që raporti im me të do të jetë i jashtëzako­nshëm, por secili në vendin e tij dhe me detyrat e tij. Ata do ta kuptojnë shumë shpejt që jam i sinqertë dhe direkt. Kur shoh ndonjë gabim, gjithmonë përpiqem që ta rregulloj".

Impuls - "Gjithmonë kur vjen një trajner i ri, në skuadër ka stimuj të rinj. Këtë dëshirë që pashë sot në stërvitje dua që ta ruajmë edhe në të ardhmen. Unë nuk kam parë kurrë dy trajnerë të njëjtë dhe secili ka të mirat dhe gjërat negative të tij. Unë kam mënyrën time, nuk e di është e keqe apo e mirë. Kam shumë energji dhe të gjithë duhet të jemi të bindur për atë që është Barcelona. Kam kaluar shumë orë duke e analizuar si rivale. Por, në fund të fundit këto janë të gjitha fjalë, duhet të bëjmë diçka të rëndësishm­e në fushë dhe që të zgjasë shumë kohë. Dimensioni i këtij klubi na detyron që të luftojmë për trofe, sepse është më i miri në botë".

Skuadra - "Një trajner mund të ketë krijuar idenë e tij për një klub dhe për lojtarët e tij nga jashtë, por e vërteta është që duhet të jesh brenda skuadrës për t'i kuptuar gjërat më mirë. Ne zhvilluam stërvitjen e parë dhe unë do t'i krijoj idetë në lidhje me lojtarët nga ajo që shoh në stërvitje. Filozofia është e qartë".

Suarez - "Kemi shumë gjëra për të folur në lidhje me këtë. Kemi ekipin e nevojshëm për të marrë rezultate. Sigurisht që jam i shqetësuar, sepse kemi një lojtar të rëndësishë­m të dëmtuar. Ndoshta do të bëjmë ndryshime në 4- 3- 3 ose do të kalojmë në 4- 4- 2".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania