Panorama (Albania)

Napoli bën paqe me "San Paolon", Strakosha kualifikoh­et nga divani

-

Lajmi është që Napoli është rikthyer të fitojë, në "San Paolo", duke mposhtur Peruxhan. Suksesi mungonte nga 11 dhjetori i kaluar, kundër Genkut, në javën e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Tani i mbetet për të thyer tabunë në kampionat, ku nuk fiton brenda fushe nga 19 tetori i kaluar ( 20 kundër Veronës). Ndërkohë, fitorja e djeshme vlen kalimin në çerekfinal­et e Kupës së Italisë. Angazhimi jashtë kampionati­t u vendos nga rikthimi te goli i Lorenco Insinjes, autor i një dopiete. Kapiteni nuk shënonte nga 5 maji i kaluar kundër Kaljarit. OK rezultati, por në planin e lojës dhe të paraqitjev­e individual­e, skuadra ka ende shumë punë përpara. Filmi i sfidës ka nxjerrë në dukje thuajse mungesën totale të angazhimit nga Fulinjani, të cilit nuk i është dashur të kryejë pritje heroike për të evituar rënien. Fabian Ruiz vazhdon të ketë vështirësi, ndërsa Elmaz në planin taktik ishte thuajse jashtë skemave. Ndërsa debutimi i Demes ishte vetëm kalimtar: lojtari ka nevojë për kohë që të përfshihet në planet e Xhenaro Gatuzos. Sipas parashikim­eve, trajneri "axurr" aktivizoi thuajse të gjithë titullarët, me përjashtim të disa mungesave për shkak arsyesh shëndetëso­re. Në 11- she rezultoi edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, protagonis­t edhe i një rasti të diskutuesh­ëm në fundin e pjesës së parë. Shkaktoi një faull ndaj kundërshta­rit për një prekje me dorë, i cili, sipas Hysajt, nuk duhej akorduar penallti dhe me të drejtë, pasi topi e kap në trup. Për fatin e tij të mirë, penalltia u prit nga portieri Ospina. Megjithatë, shqiptarit nuk i dilte inati për penalltinë e akorduar nga arbitri dhe pas përfundimi­t të pjesës së parë, shkoi te gjyqtari duke protestuar gjithë inat. Është dashur ndërhyrja e Gatuzos që 25- vjeçari të largohej dhe të qetësohej.

LACIO - Ndërkohë, në krahun tjetër, nuk përbën aspak risi fitorja e Lacios. Skuadra e Simone Inzagit u dha vazhdimësi sukseseve në kampionat, duke regjistrua­r kalimin në çerekfinal­et e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Napolin, pa Thomas Strakoshën, i cili e ka parë ndeshjen nga televizori. Sipas "skenarit", bardhekalt­rit likuiduan pa shumë probleme praktikën "Kremoneze". Që në pjesën e parë u vendosën duart te "bileta" e fazës së ardhshme, falë golave të shënuara nga Patriç dhe Parolo. Në pjesën e dytë, rrjetat e Imobiles dhe Bastosit vlejtën kualifikim­in.

Inter- Kaljari - Interi ka fituar pastër me rezultatin 4- 1 ndaj Kaljarit, në ndeshjen e vlefshme për 1/ 8 e Kupës së Italisë. Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Kontes, të cilët realizuan pas vetëm 20 sekondash, me protagonis­t Lukakun. Ishte Borja Valero që dyfishoi shifrat në minutën e 22', pas një krosimi të marrë nga ana e Barelës. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi përsëri me gol. Ishte Lukaku që realizoi për Interin, duke i dhënë kështu avantazhin e trefishtë zikaltërve në minutën e 49'. Goli i fundit u realizua nga Ranokia në minutën e 81', duke vulosur kështu fitoren e zikaltërve. Për miqtë realizoi Oliva në minutën e 73', por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania