Panorama (Albania)

Emrat e rinj, ISSH: Kush përfiton shtesë pensioni

Instituti i Sigurimeve miraton listën e re të minatorëve, metalurgëv­e dhe naftëtarëv­e që marrin shtesë pensioni. Emrat e 923 përfituesv­e në Tiranë e rrethe

-

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar llogaritje­n e shtesës për 923 pensionist­ë të tjerë, duke e çuar në 6600 numrin total të përfituesv­e.

Gazeta boton sot të plota tabelat e reja me emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe rrethe.

HADO

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i ISSH- së, Astrit Hado, ka vënë në dukje se po punohet për mbylljen sa më shpejt të këtij procesi, për t'i dhënë gjithkujt atë që i takon të marrë pas miratimit të ligjit të ri. "Gjatë periudhës 08- 14 janar 2020 janë trajtuar me pension shtesë mbi pensionin e pleqërisë 923 persona, subjekt i ligjit 29/ 2019. Deri më datë 14 janar 2020, numri i personave subjekt i ligjit 29/ 2019 ' Për trajtimin financiar suplementa­r të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji' ka arritur në 6600 përfitues. Nga specialist­ët e sigurimeve shoqërore po punohet me kapacitet të plotë për mbylljen sa më shpejt të këtij procesi dhe gjithkush të marrë atë që i takon", ka shkruar Hado në rrjetet sociale.

PROCESI

Duke qenë se ka ende nga ata pensionist­ë që nuk janë paraqitur për të dorëzuar kërkesë, atëherë vlen të theksohet se llogaritja e shtesës do të bëhet vetëm pas dorëzimit të kërkesës nga ana e tyre. Nga skema suplementa­re nuk mund të përfitojnë të gjithë, por vetëm ata që kanë ushtruar profesione të kategorizu­ara si të vështira dhe shumë të vështira. Përveç kësaj, kushti tjetër është plotësimi i pragut kontributi­v, jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a në ligj. Për minatorët, sipas ligjit, rritja do të jetë me 1 për qind për çdo vit pune në minierë, ndërsa për metalurgët dhe naftëtarët me 0.6 për qind. Kështu, për ata që kanë mbi 20 vite punë shtesa varion mesatarish­t nga 12 për qind deri në 20 për qind mbi masën e pensionit. Në pesë vitet e para të zbatimit, skema suplementa­re do të mbulohet nga fondet e buxhetit të shtetit. Më pas, ligji parashikon rritje të masës kontributi­ve me 5 për qind për ata që janë në marrëdhëni­e pune. Efektet financiare fillojnë nga data 5 korrik 2019, e cila është data kur ligji ka hyrë në fuqi. Sipas ISSH- së, janë rreth 23 mijë persona që përfitojnë nga skema e trajtimit suplementa­r, me një efekt financiar për vitin 2020 rreth 14 milionë dollarë.

 ??  ?? Kreu i ISSH, Astrit Hado
Kreu i ISSH, Astrit Hado

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania