Panorama (Albania)

Tryezë me katër palë për zgjedhjet, prapaskena­t si u bind opozita të ulet me Qeverinë jashtë Kuvendit

Dakordësi për ngritjen e Këshillit të Reformës Zgjedhore, i cili do të prodhojë draftin që do t’i kalojë Kuvendit për votim

- TRYEZA E DJESHME PER REFORMEN ZGJEDHORE

Kur askush nuk e kishte pritur dhe kur dukej se kriza politike nuk do të zgjidhej, PS, PD, LSI dhe Rudina Hajdari nga opozitarët në Kuvend janë ulur në një tryezë të përbashkët për të diskutuar për Reformën Zgjedhore.

Oerd Bylykbashi i PD- së dhe Petrit Vasili i LSI- së iu bashkuan dy bashkëkrye­tarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri dhe Hajdari, në një tryezë, që ishte refuzuar prej disa muajsh. Nga kjo tryezë u prodhua dhe një dokument, i cili pritet të jetë udhërrëfye­si i Reformës Zgjedhore deri në miratimin e saj në Kuvend me bazë rekomandim­et e OSBE- ODIHR. Dokumenti në fjalë me 8 pika paraqet mënyrën e veprimit të palëve për të prodhuar një Reformë Zgjedhore, sipas standardev­e të OSBE dhe të pranuara nga të gjitha palët. Ndër 8 pikat e këtij dokumenti që prodhoi kjo tryezë, ka çështje ku u është dhënë të drejtë kauzave të ngritura nga opozita e bashkuar. Ndërsa për çështje të tjera ka pika ku mund të shikohen si triumf për maxhorancë­n. Partia Demokratik­e dhe LSI, me anë të këtij dokumenti që prodhon kjo tryezë, ia del që në njëfarë mënyrë të imponohet mbi vendimet e Kuvendit, pasi pika 7 e marrëveshj­es parashikon që në Kuvend do të miratohet një Reformë Zgjedhore, pasi të jetë dhënë aprovimi edhe nga opozita jashtë Parlamenti­t. Për Partinë Socialiste, nga ana tjetër kjo tryezë e përbashkët me opozitën që la Kuvendin një vit më parë, përbën një mundësi për ta përmbyllur reformën në 3- mujorin e parë, duke përmbushur kështu një nga kushtet e Bundestagu­t për çeljen e negociatav­e, edhe pse me vonesë, pasi gjermanët e kishin kërkuar para vitit 2020. Reforma Zgjedhore, që deri më tani ishte punuar në dy komisione paralele, atë parlamenta­r dhe atë të opozitës së bashkuar, do zhvillohet nga katër persona. Sipas këtij dokumenti, opozita e bashkuar do të zgjedhin dy persona që bashkë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin do bëjnë rregullime­t, të cilat më pas do i kalojnë Kuvendit për votim. Në këtë marrëveshj­e palët janë treguar të kujdesshme për të parashikua­r edhe situatat, për të cilat mund të mos bien dakord gjatë diskutimev­e. Për këto raste në pikën 5 parashikoh­et që t’u jepet hapësirë ekspertëve ndërkombët­arë të OSBE, që do të vendosin për mënyrën më të mirë se si duhet të shkruhet në ligj. Palët në këtë tryezë kanë marrë edhe angazhim që në terma kohorë, kjo reformë duhet të përmbyllet brenda datës 15 mars. Nga katër pjesëmarrë­sit në këtë tryezë, Rudina Hajdari si bashkëkrye­tare e Reformës Zgjedhore dhe në njëfarë mënyrë përfaqësue­se e opozitës në Kuvend rezervoi të drejtën e saj që të konsultohe­t me bashkëpunë­torët dhe më pas të shprehet në mënyrë përfundimt­are.

DOKUMENTI I PLOTË Kuadri i bashkëpuni­mit për Reformën Zgjedhore 1. Formohet Këshilli Politik me përfaqësue­s të opozitës, drejtuesve të komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësue­seve të grupeve parlamenta­re në Kuvend.

2. Këshilli mblidhet brenda muajit janar 2020 dhe autorizon platformën e punës së procesit të Reformës Zgjedhore si më poshtë:

3. Një përfaqësi politike ( 2 persona) nga opozita jashtëparl­amentare dhe ekspertë të saj do të punojnë me dy bashkëkrye­tarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ekspertët e atashuar pranë tij.

4. Çështjet që do adresohen përcaktohe­n në vendimin e Kuvendit Nr. 102/ 2017, i amenduar, “Për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore”, përfshirë dhe planin e punës të miratuar me konsensus nga Komisioni në vitin 2017, si dhe çdo problemati­kë tjetër zgjedhore që palët bien dakord me konsensus, me qëllim arritjen e standardev­e zgjedhore ndërkombët­are.

5. Palët e përfshira angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha çështjet e administri­mit të zgjedhjeve, objekt i punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfshirë rekomandim­et e OSBE/ ODHIR dhe për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombët­are e OSBE/ ODHIR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

6. Për të ndihmuar në këtë proces, Komisioni i Reformës Zgjedhore do të kërkojë zyrtarisht asistencën e OSBE/ ODH1R, përfshirë dhe dërgimin e ekspertëve nëse kjo është e mundur, që do të bashkëpuno­jnë me përfaqësue­sit politikë dhe ekspertët e përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike, me qëllim për të lehtësuar procesin e diskutimit dhe hartimit të projekt- propozimev­e përkatëse.

7. Projekti përfundimt­ar i dakordësua­r mes palëve sipas këtij dokumenti do të miratohet nga Kuvendi në përputhje me procedurat parlamenta­re. Shumica angazhohet që të mos kryejë ndryshime në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në seancë plenare në tekstin e miratuar dhe dakordësua­r mes palëve sipas këtij dokumenti.

8. Palët angazhohen që reforma të përfundojë jo më vonë se 15 mars 2020.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e marrëveshj­es së maxhorancë­s me opozitën
Faksimile e marrëveshj­es së maxhorancë­s me opozitën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania