Panorama (Albania)

Përdhunuan dhe i vranë kunatën, nëna e 16- vjeçarit: Krimi nuk falet, djali ta vuajë

Sindi Shehaj zbardhi fakte tronditëse, shitblerje hashashi dhe përdhunim. Mimoza Saliaj: Dhunën seksuale nuk e besoj

- MAJLINDA RAMA

Pas publikimit të dosjes për krimin makabër të ndodhur në Mallakastë­r më 5 janar, nëna e autorit të dyshuar, Luis Saliaj, flet për akuzat e ngritura ndaj djalit të saj dhe marrëdhëni­en me viktimën, Drita Saliaj.

Me zë të dridhur dhe gjendje të rënduar psikologji­ke, Mimoza Saliaj është shprehur se është mjaft e shqetësuar për atë që kishte ndodhur dhe detajet e ngjarjes të publikuara së fundmi. "Ju lutem të më falni se jam shumë e shqetësuar, sidomos për ato që fliten", është shprehur Mimoza Saliaj, nëna e 16- vjeçarit Luis Saliaj, i akuzuar për vrasjen e nuses së xhaxhait të tij. Mimoza kërkon drejtësi duke thënë që nëse ka faj, djali i saj të dënohet sipas ligjit. Ndërsa pranon se ka qenë shumë e shqetësuar këto ditë, ajo është shprehur se Luisi nuk mund ta ketë bërë një krim të tillë. Mimoza nuk arrin ta besojë që djali i saj 16vjeçar mund ta ketë përdhunuar të afërmen e tyre, 50- vjeçaren Drita Saliaj, së bashku me dy miqtë e tij, përpara se ta hidhnin të lidhur këmbë e duar në rezervuari­n e fshatit Gjerbës. Ajo tha gjithashtu se nuk do të marrin avokat për djalin, ndërsa përpiqet të ngushëlloh­et duke thënë se Drita Saliaj i kishte dhënë bukë Luisit dhe e kishte rritur.

Kur e morët vesh ngjarjen?

Po kur e mora vesh, nuk dija gjë tamam çfarë kishte ndodhur, derisa fillova të dyshoja nga veprimet e djalit. Pastaj njoftova kunatin dhe më tej siç e dini edhe ju.

Kur dyshuat ju, e dorëzuat vetë djalin në Polici?

Po, po, shkuam e dorëzuam vetë. Krimi është krim. Nuk falet.

Po për sa i përket përdhunimi­t, a dyshoni që djali juaj mund ta ketë bërë diçka të tillë?

Nëse e ka bërë diçka, le ta vuajë dënimin. Por për sa i përket këtij përdhunimi­t, nuk besoj të ketë marrë pjesë dhe nuk jam dakord me këtë çfarë është folur këto ditë nëpër media. Drita e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë të hajë.

Si ndiheni pas kësaj?

Keq, shumë keq. Po e vuaj shumë atë ç'ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mirë. Kemi shkuar shumë mirë.

Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar nëse vërtet e ka bërë diçka të tillë.

Po ju, çfarë qëndrimi mbani në këtë rast, çfarë do kërkonit nga drejtësia?

Vetëm ajo duhet të veprojë. Drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt dhe të nxjerrë të vërtetën në dritë. Pres vendimin e saj.

 ??  ?? Nëna e 16- vjeçarit
Nëna e 16- vjeçarit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania