Panorama (Albania)

Njerëz të Solemanit, Shqipëria dëbon dy diplomatë iranianë

"Shkon në 4 numri i të dëbuarve. Si u shpall ' non grata' ambasadori iranian me ndihmësin e tij dhe akuzat për terrorizëm"

- TIRANE Golamhosei­n Mohamadnia

Autoritete­t shqiptare njoftuan dje se kanë urdhëruar dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëv­e iranianë, të cilët janë shpallur persona të padëshirua­r.

Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, në një postim në "Facebook". Sipas tij, të dy diplomatët, Mohammad Ali Arz Peimanemat­i dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, kanë zhvilluar veprimtari në mospërputh­je me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëni­et Diplomatik­e. Pas këtij konstatimi, sipas Cakajt, ndaj dy përfaqësue­sve të Republikës Islamike të Iranit është kërkuar largimi i menjëhersh­ëm nga territori i Republikës së Shqipërisë. "Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot që përfaqësue­sit diplomatik­ë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemat­i dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirue­shëm, për shkak të zhvillimit të veprimtari­së në mospërputh­je me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëni­et Diplomatik­e. Dy përfaqësue­sve të Republikës Islamike të Iranit u është kërkuar largimi i menjëhersh­ëm nga territori i Republikës së Shqipërisë", shkruan Gent Cakaj në postimin e tij në rrjetet sociale. Burime të qeverisë shqiptare i thanë "Zërit të Amerikës" se dy diplomatët po dëbohen për aktivitete kundër grupit MEK, që është i strehuar prej disa vitesh në qendrën e ngritur në Manzë. Sipas tyre, atasheu kulturor Seyed Ahmed Hosseini Alast kishte mbajtur poste të larta në Gardën Revolucion­are të Republikës Islamike dhe Mohamed Peimanemat­i ishte anëtar i njësisë operaciona­le të inteligjen­cës së Iranit, Mois, dhe ishte përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e BEsë. Sipas burimeve të "Zërit të Amerikës", të dy diplomatët kishin qenë bashkëpunë­torë të Kasem Solemanit. Ky i fundit u ekzekutua pak javë më parë nga një dron i ushtrisë amerikane me urdhër të Presidenti­t të SHBA- ve, Donald Trump, për shkak se dyshohej se ishte truri i një serie sulmesh terroriste në Lindjen e Mesme, ku në disa prej tyre kishte pasur viktima shtetas amerikanë.

DËBIMI I AMBASADORI­T

Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall persona të padëshirua­r diplomatë iranianë. Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Iranit në Shqipëri, Golamhosei­n Mohamadnia, dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga vendi pasi dyshoheshi­n të ishin përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend. Në atë kohë, Ministria e Jashtme shqiptare saktësoi se vendimi ishte marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktiviteti­t të tyre në Shqipëri, në kundërshti­m me statusin e tyre diplomatik. Vendimi ekstrem ndaj diplomatëv­e iranianë në vitin 2018 erdhi pas një aksioni të Policisë së Shtetit, që parandaloi një sulm terrorist, i cili ishte planifikua­r të ndërmerrej në ditën e shënuar për besimtarët bektashi, të Sulltan Nevruzit. Parandalim­i i këtij akti terrorist ishte bërë në bashkëpuni­m të ngushtë me inteligjen­cën izraelite, "Mosad", e cila kishte ngritur alarmin fillimisht në prag të ndeshjes eliminator­e mes kombëtares shqiptare të futbollit dhe asaj të izraelite. Vendimi për t'i shpallur non grata dy diplomatët iranianë u përshëndet nga autoritete­t më të larta amerikane, përfshirë edhe Presidenti­n, Donald Trump, i cili i dërgoi një letër falënderim­i Kryeminist­rit Rama. Këshilltar­i për Sigurinë i Presidenti­t Trump, John Bolton, në atë kohë shprehu mbështetje­n për qeverinë shqiptare, duke theksuar se vendimi kishte qenë i konsultuar me aleatët. "Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo dëboi ambasadori­n iranian, duke sinjalizua­r liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmi­n nuk do të tolerohet. Ne jemi me Kryeminist­rin Rama dhe popullin shqiptar, teksa ngrihen kundër sjelljes së rrezikshme të Iranit në Europë dhe botë", shkroi Bolton.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasada e Iranit në Tiranë
Ambasada e Iranit në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania