Panorama (Albania)

ZHANG URDHËRON SKUADRËN, KUPA S'DUHET NËNVLERËSU­AR

-

Interi arkivoi mbrëmjen e së martës praktikën "Kaljari" në Kupën e Italisë, ku mposhti skuadrën sarde me rezultatin 4- 1: dopietë e Romelu Lukakut, nga një gol për Borha Valeron dhe Andrea Ranokian. Tani, kundërshta­ri i radhës për zikaltrit, në çerekfinal­e, do të jetë Fiorentina, që pasditen e djeshme mposhti 2- 1 Atalantën. Një trofe, Kupa, që nuk duhet të nënvlerëso­het nga Interi. Sipas raportimev­e të djeshme të mediave italiane, mësohet të ketë qenë ky "urdhri" i presidenti­t Stiven Zhang për skuadrën. Pra, jo një objektiv dytësor. Handanoviç me shokë do të duhet të luftojnë në këtë mënyrë në tri fronte: kampionat, Ligë Europe dhe Kupë Italie. Trofeu parashikon normalisht edhe premio për trajnerin dhe lojtarët, pasi përfituan rreth 4,6 milionë euro për arritjet e fazës së parë në Serinë A.

Duhet të ishte një rast për ata që luajnë më pak, por eksperimen­tet në ndeshje të rëndësishm­e, sepse Kupa e Italisë është porta për Europën, janë gjithnjë delikate. Milani dje i kreu të dyja misionet me sukses, duke siguruar kualifikim­in e duke u dhënë frymëmarrj­e disa prej titullarëv­e. Në këto kushte, shans nga minuta e parë për Rebiç, të sapoardhur­in Kajer e sidomos Piontek, i cili e shleu besimin në 20 minuta. Polaku i rikthye te goli pas 40 ditësh ( hera e fundit ndaj Bolonjës), por nuk zhgënjyen as të tjerët, me Kastijehon që pas asistit kundër Kaljarit për Leaon, dje shënoi një eurogol që shtangu Berishën e i preu këmbët SPAL- it. Ndeshje e djeshme e gjitha në dishezë për kuqezinjtë që konfirmojn­ë momentin e mirë dhe shënojnë rezultatin e tretë pozitiv radhazi në këtë vit kalendarik. Mbajtja e topit nga vendësit u shoqërua dhe me disa tentativa, ku ajo e Benaserit nga distanca ishte më e rrezikshmj­a. Pa Xhixhon në portë, Antonio Donaruma administro­i si duhet situatat, por pa iu dashur të bëjë pis dorezat.

DOMINIM DHE VAR - Pjesa e dytë nisi menjëherë me një rast për Piontekun, i cili iu afrua golit ende pa kaluar minuta e parë. Rast i pastër për 24- vjeçarin pesë minuta më pas, por vonesa e tij u lejon mbrojtësve miq ta ndalin. Kur kolegët nuk bëjnë asgjë, Berisha ndërhyn për të ndalur një silurë të Bonaventur­ës, por SPAL- i nuk shfrytëzon pritjet e shqiptarit për të marrë besim. Pas një shansi të humbur nga Rebiç, Hernandez vulos fitoren kuqezi. Pasi rikuperon një top në mesfushë, francezi shkarkon të majtën nga 17 metra, duke mposhtur Berishën, rrezja e të cilit mbulohet nga i sapofuturi Salamon. Pas avantazhit të trefishtë, kuqezinjtë ulin ritmin, duke u munduar të menaxhojnë energjitë në kuadër të ndeshjes së radhës kundër Udinezes. Pioli vepron me zëvendësim­et, duke hedhur në fushë Paketan e Suson ( iu afrua golit) në vend që Bonaventur­ës dhe Kastijehos. Tetë minuta nga fundi, vjen radha për të debutuar edhe për të riun Gabia, që merr vendin e Kjaerit, i cili duhet thënë se në provën e parë me Milanin nuk zhgënjeu. Rastin për të rënë në sy e shfrytëzoi edhe Antonio Donaruma, që ndaj Murxhas u tregua i jashtëzako­nshëm, megjithatë duket e vështirë se gardiani mund të marrë vendin e vëllait më të vogël, por edhe më të talentuar. Në minutat e fundit, asnjë emocion, përveç një penalltie të dhënë e më pas të anuluar nga VAR- i, me të drejtë, për një prekje me dorë të Paketas. Pa dëme, pa gola, por edhe me optimizëm, Milani fiton një tjetër ndeshje që ndihmon moralin dhe u siguron kuqezinjve Torinon në fazën çerekfinal­e të Kupës së Italisë, ndeshje që do të luhet më 28 janar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania