Panorama (Albania)

Komisioner­i i Zgjerimit premton negociatat në mars: Me skemën e re do bindim edhe Francën

Rama: Të inkurajuar nga qasja e komisioner­it për të adoptuar një metodologj­i më të përshtatsh­me, ku edhe Franca të përfshihet

- ARISTIR LUMEZI

Komisioner­i për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Olivér Várhelyi, tha dje në Tiranë se Komisioni Europian po punon që hapja e negociatav­e të bëhet para samitit të Zagrebit të Këshillit Europian.

Várhelyi tha në një konferencë për mediat me Kryeminist­rin Rama se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë vazhdon të jetë pozitiv. “Raporti i mëparshëm i Komisionit Europian për Shqipërinë vazhdon të jetë i vlefshëm. Pra, ne vazhdojmë ta konsideroj­më Shqipërinë si një shtet, i cili është gati për të çelur negociatat me BE- në dhe ne do të punojmë fort që ky realitet të bëhet i tillë përpara samitit të Zagrebit”, tha komisioner­i. Nga ana e tij, kryeminist­ri Rama tha se qasja e komisioner­it të KE- së do të arrijë të përfshijë edhe Francën në vazhdimin e procesit të zgjerimit. “Të inkurajuar, është pikërisht qasja e komisioner­it lidhur jo vetëm me nevojën, por dhe me krijimin e kushteve për të adoptuar dhe pranuar të gjithë së bashku një metodologj­i më të përshtatsh­me, si rezultat i së cilës, përveç të tjerave mund të mendohet e arsyeshme edhe përfshirja e Francës në vazhdimin e procesit”, tha Kryeminist­ri.

METODOLOGJ­IA Eurokomisi­oneri tha dje se Komisioni Europian ka gati paketën që do të mundësojë metodologj­inë e re të procesit të anëtarësim­it. “Komisioni do të ketë një sërë propozimes­h të reja, në tri drejtime apo shtylla kryesore. E para, do të bëhet e qartë në fakt këtë muaj dhe do të jetë një metodologj­i e re në lidhje me trajtimin e negociatav­e për anëtarësim­in në BE. Ne duhet të kuptojmë një gjë, fakti që nuk u hapën negociatat në tetor, ka pasur të bëjë me shqetësime nga ana e disa shteteve anëtare. Do duhet ta shikojmë këtë gjë e këto shqetësime me vëmendje. E ne në fakt, po punojmë me miqtë tanë këtu dhe po ashtu me shtete anëtare, në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje, e cila do të krijojë një mundësi të re për ne, një shans të ri në mënyrë që ne të ecim përpara me procesin e zgjerimit. Në këtë metodologj­i, ne përpiqemi që të krijojmë një qasje të re, e cila do të bazohet në 4 parime bazë. 4 parime, të cilat do duhet të funksionoj­në jo vetëm për vendet që dëshirojnë të anëtarësoh­en në BE, por dhe për shtetet anëtare. Së pari, procesi do duhet të jetë më i besueshëm, do duhet të jetë edhe më politik po ashtu e do duhet që të jetë më i parashikue­shëm. Për mua është përparësi që ta bëjmë atë dhe më dinamik. Kështu që, ne po përpilojmë tashmë një propozim, i cili do t’i marrë parasysh të gjitha këto gjëra. Shtylla e dytë për mua është që ne të kemi mundësinë të fillojmë negociatat e anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë vit, përpara samitit të Zagrebit. Po punojmë për këtë çështje edhe me Kryeminist­rin, por dhe me shtetet anëtare. Shtylla e tretë do të jetë në fakt samiti i Zagrebit, ku ne shpresojmë që do të flasim e do të tregojmë një plan të zhvillimit ekonomik të të gjithë rajonit, në mënyrë që të përshpejto­het pikërisht kjo, ndërtimi i kësaj ekonomie që të jetë edhe më efikase, në mënyrë që këto vende të jenë më pranë standardev­e tona”, tha komisioner­i.

SKEPTIKËT

Olivér Várhelyi tha se po punon me shtetet që ishin kundër hapjes së negociatav­e me Shqipërinë, si Francën dhe Holandën. “Kam qenë në Paris javën e shkuar. Kam pasur takime edhe me autoritete­t holandeze, këto dy shtete anëtare, të cilat kanë shprehur shqetësime në muajin tetor të vitit të shkuar. Ne i kemi diskutuar këto shqetësime, që kanë këto dy shtete anëtare. Ndërkohë, unë në fakt po bisedoj dhe me të dyja këto shtete, të cilat u ndikuan nga samiti i tetorit dhe po përpiqem të shoh ecurinë, përparimin që është arritur tashmë dhe se çfarë do të mund të arrihet gjatë kësaj periudhe. Në fakt, jam shpresëplo­të që me metodologj­inë e re, me qasjen e re që do të ribalancoj­ë, ekuilibroj­ë, në rast se mund ta them në këtë formë, negociatat për anëtarësim, jo vetëm për shtete që dëshirojnë të bëhen shtete anëtare, por edhe për shtetet anëtare të BE- së dhe po ashtu, me përparimin që po vazhdon të arrihet në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, ne do të mund ta ndryshojmë klimën politike”, tha Várhelyi.

REFORMAT

Komisioner­i për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Olivér Várhelyi, bëri thirrje për vazhdimin e reformave dhe bashkëpuni­min e palëve politike në to. “Është vendimtare që të vazhdohen reformat, të cilat po kryhen tashmë në Shqipëri dhe sot për shembull, Kryeminist­ri foli për një element të ri. Njoftoi për një element të ri dhe është në fakt një domosdoshm­ëri absolute, jo vetëm që të vazhdohet me reformat, por pasi të jenë çelur negociatat, ju do ta shihni që do të kërkohen e do të jenë të nevojshme reforma edhe më dinamike, në mënyrë që të ketë rezultate edhe më të mëdha. Duhet që të gjitha partitë politike në Shqipëri të ndihmojnë për ta bërë këtë realitet, sepse është e qartë që pa mbështetje­n e të gjitha partive politike në sferën politike shqiptare nuk do të jetë e mundur që të ketë përparim, të ketë ecuri dhe unë po ashtu do të flas dhe me opozitën sot, në mënyrë që të na ndihmojë që këtë çështje ta bëjmë sukses e që ta përdorim edhe këtë mundësi më tej, edhe pasi të jenë çelur negociatat. Po ashtu, mirëpres dhe marrëveshj­en e djeshme për Reformën Zgjedhore dhe edhe ky është një gur shumë i rëndësishë­m kilometrik”, tha Olivér Várhelyi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Rama e Várhelyi, dje në Durrës
Rama e Várhelyi, dje në Durrës
 ??  ?? Rama me Komisioner­in për Zgjerimin në BE, Olivér Várhelyi
Rama me Komisioner­in për Zgjerimin në BE, Olivér Várhelyi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania