Panorama (Albania)

Të padisësh Kryeminist­rin e Kosovës dhe të përqafosh Kryeminist­rin e Serbisë

- MARK MARKU

Ditën e djeshme, Kryemi nistri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur padi kundër Kryeminist­rit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një Gjykatë të Prishtinës. Ajo që bie në sy është fakti se Kryeminist­ri Rama ka gjetur pikërisht ditën kur në Kosovë përkujtohe­j Masakra e Reçakut, për të ngritur një padi kundër Kryeminist­rit të Kosovës. Edhe miku i Ramës, Kryeminist­ri serb Aleksandër Vuçiç, nuk do të kishte shkuar aq larg sa ta hidhte në gjyq pikërisht këtë ditë Kryeminist­rin e Kosovës. Miku i tij serb, Aleksandër Vuçiç, e ka mohuar përgjegjës­inë serbe për Masakrën...

e Reçakut, por nuk mund të shkonte deri në atë pikë sa pikërisht në atë ditë kur paramilita­rët e idhullit dhe komandanti­t të tij, Voislav Sheshel, masakronin shqiptarët, të hidhte në gjyq Kryeminist­rin e tyre, i cili është njëherësh edhe komandant i rezistencë­s së shqiptarëv­e të Kosovës kundër kësaj barbarie.

Por ja që Kryeminist­ri i Shqipërisë guxon dhe e bën një gjë të tillë. Inati ndaj homologut të tij shqiptar, i cili e ka akuzuar se po bën matrapazll­ëqe me serbët në kurriz të shqiptarëv­e qenka më i madh se inati ndaj homologut të tij serb, i cili, pikërisht në momentin kur masakrohes­hin shqiptarët, mbështeste Sheshelin dhe Milloshevi­çin. Prej 6 vitesh i kemi parë të dy bashkë, Ramën e Vuçiçin, duke u endur nëpër viset ballkanike, në një klounadë diplomatik­e, hokatarë, miqësorë, sportivë, duke projektuar ndarje kufijsh e hapësira të përbashkët­a miniShenge­ni. Asnjëherë Kryeminist­ri shqiptar Rama nuk i ka kërkuar Kryeminist­rit serb ndonjë reflektim apo prononcim për masakrat ndaj shqiptarëv­e, asnjëherë nuk i ka shkuar në mendje të bëjë ndonjë hap për të kërkuar ndonjë proces gjyqësor ndërkombët­ar për autorët e këtyre masakrave. Ia ka falur Vuçiçit të gjitha, edhe kontributi­n në masakrat e Sheshelit, edhe deklaratën se nuk ka pasur një masakër në Reçak. Por, nga ana tjetër, Kryeminist­rin Haradinaj nuk e fal për akuzat e tij. Me gjithë hallet e mëdha që ka si lider i madh botëror, sidomos me angazhimet e fundit për zgjidhjen e konfliktev­e ruso- ukrainase dhe amerikano- iraniane, ai gjen pak kohë sa për t’u marrë me Kryeminist­rin e Kosovës, duke i ngritur padi në Gjykatë. Të padisësh Kryeminist­rin e Kosovës dhe të përqafosh Kryeminist­rin e Serbisë

Përtej sarkazmës, akti i Kryeminist­rit shqiptar është sa i shëmtuar, edhe tregues i faktit se me delirin e tij, Edi Rama, si Kryeminist­ër, ka arritur të bëjë atë që s’e ka bërë asnjë nga kryeminist­rat shqiptarë të pas ‘ 90- s: të jetë në konflikt të hapur me aktorët kryesorë shtetërorë dhe politikë të shtetit të Kosovës. Kjo, sepse me dashje apo pa dashje, axhenda politike dhe diplomatik­e e Kryeminist­rit të Shqipërisë shkon përkundër axhendës së përfaqësue­sve shtetërore e politikë të Kosovës.

Axhenda politike dhe diplomatik­e i shkon përshtat axhendës së Kryeminist­rit serb, e cila nuk është as më shumë e as më pak, veçse një përpjekje e Serbisë për të rikthyer kufijtë politikë të asaj çfarë pretendont­e Milosheviç­i pas shkëputjes nga ishJugosll­avia të Kroacisë dhe Sllovenisë.

Dihet tashmë se Sllobodan Milloshevi­çi, pasi e kuptoi se nuk mund ta vendoste gjithë Jugosllavi­në e vjetër nën sundimin e serbëve pas rezistencë­s kroate dhe sllovene të mbështetur nga vendet europiane dhe SHBA, kaloi në planin B: lejimin e shkëputjes së këtyre dy republikav­e me idenë se më pas do ta kishte më të lehtë për të mbajtur nën ndikimin e vet një federatë me pjesën tjetër të mbetur, ku pa dyshim pengesa kryesore do të ishte rezistenca e shqiptarëv­e të Kosovës. Me shqiptarët kishte vendosur t’i zgjidhte punët përmes dhunës dhe shpërngulj­eve masive dhe Kryeminist­ri i sotshëm serb ishte një nga mbështetës­it kryesorë të këtij projekti përmes Partisë Radikale të Serbisë, eksponent i rëndësishë­m i së cilës ishte.

Në arenën ndërkombët­are, plani i Milloshevi­çit kishte vetëm një aleat: Rusinë, ndërkohë që në çdo fazë të vetën kishte kundërshta­r BE- në dhe SHBA. Në këtë përplasje të madhe të politikës ndërkombët­are, Milloshevi­çi pa të humbte njërën pas tjetrës pjesë të perandoris­ë së vet të imagjinuar: Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën dhe madje edhe Republika Serbska- n, e cila, falë ndërhyrjes ndërkombët­are në Bosnje, nuk u bë pjesë e Serbisë. Humbja e Serbisë në të vërtetë ishte humbje e Rusisë në betejat gjeopoliti­ke në Ballkan, madje humbja më e madhe pas Kongresit të Berlinit, po të kemi parasysh faktin se edhe Bullgaria që dikur ishte aleat i Rusisë sot, është vend i BE- së dhe anëtar i NATO- s.

As Serbia dhe as Rusia nuk janë pajtuar me këtë humbje dhe prej vitesh po përpiqen të faktorizoh­en sërish dhe ta kthejnë Ballkanin në një zonë të ndikimit rus, ose të paktën të kthejnë nën ndikimin rus zonat e dikurshme që ishin nën këtë ndikim. Paradoksi qëndron në faktin se në këtë lojë është futur edhe qeveria shqiptare dhe Kryeminist­ri Rama, duke u bërë me dashje ose pa dashje një vegël e lojës politike të Beogradit. Sponsorizi­mi i fortë dhe pa kushte që Kryeminist­ri Rama i ka bërë projektit të miniShenge­nit Ballkanik është në të vërtetë mbështetje për një projekt që nga pikëpamja politike, ekonomike, diplomatik­e, i shërben Serbisë dhe aleatit të saj, Rusisë. Projekti synon përafrimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë me interesat e Beogradit dhe Moskës, duke krijuar kështu pengesa të reja për integrimin e tyre në BE. Por mbi të gjitha ai synon izolimin e Republikës së Kosovës dhe me të drejtë të gjithë aktorët politikë dhe gjithë shoqëria shqiptare e Kosovës dhe e Shqipërisë e shikojnë krijimin e një zone të përbashkët me Serbinë pa njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia si një pretekst për ripushtimi­n e saj nga Serbia, madje krijimin e premisave edhe për përçarjen e faktorit shqiptar në rajon. Në përçarjen e faktorit shqiptar në rajon, Rama ka arritur, sidomos në këto vitet e fundit, të jetë vërtet efikas. Fillimisht, me përkrahjen e projektit të ndarjes së kufijve dhe së fundi me miniShenge­nin Ballkanik. Braktisja e tij prej Republikës së Kosovës në projektin e fundit e tërboi aq shumë Ramën sa para vëllait të ri, Vuçiç, i shiti pa iu skuqur faqja gjithë liderët shqiptarë të Kosovës, duke i sharë e trajtuar ata si kushërinj të largët, madje si fqinj të këqij.

Opinioni publik ka qenë aq i ngarkuar për muaj të tërë me “projektet” e Vuçiçit dhe Ramës, sa në shumë raste e ka konsiderua­r aktin e Ramës tradhti kombëtare, vetë Ramën Esat Pashë Toptani e kështu me radhë. Për këtë arsye është e çuditshme se si ai e ka ngushtuar objektin e padisë së tij vetëm me Haradinajn dhe nuk ka përfshirë në të pjesën më të madhe të faktorit politik shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, mediat, madje gjithë publikun e tyre që ka ngritur ndaj tij akuza të pafundme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania