Panorama (Albania)

PD denoncon edhe kreun e Bashkisë Mat: Ishte i dënuar

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lejoi Agron Malajn të kandidonte, edhe pse ligji i dekriminal­izimit e ndalonte”

-

Ka shkuar në 5 numri i kryebashki­akëve socialistë të denoncuar nga Partia Demokratik­e si subjekte të ligjit të dekriminal­izimit. Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, i dërgoi dje një letër Kryeprokur­orit të Përgjithsh­ëm që të verifikojë figurën e kryebashki­akut të Matit, Agron Malaj, pasi sipas tij ish- gardisti i 21 janarit, Malaj, është në kushtet e ndalimit të mbajtjes së mandatit të kryetarit të bashkisë.

“Partia Demokratik­e i kërkon Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe më pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të veprojë pa asnjë vonesë me administri­min zyrtar të vendimit të Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhersh­me të mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj. Sot është koha që ligji të veprojë dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Agron Malajt, Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetit, Agim Kajmakut apo Mark Babanit, por të dalë dhe të marrë përgjegjës­i dhe t’u shpjegojë qytetarëve shqiptarë se përse alternativ­a e tij e vetme është krimi”, tha Bardhi. Më tej, Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së tregoi vendimin e Gjykatës, ku Malaj ishte dënuar me 10 muaj burg për veprën penale armëmbajtj­e pa leje. “Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtj­e pa leje dhe sipas ligjit për dekriminal­izimin i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik”, tha Bardhi. PD nuk e pati të vështirë të zbulonte rastin e Agron Malajt, pasi ky i fundit e kishte deklaruar në formularin e vetëdeklar­imit se ka qenë i dënuar me 10 muaj burg për armëmbajtj­e pa leje.

KQZ Në 15 maj të vitit 2019,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim rastin e formularit të Agron Malajt, por duke i konsiderua­r të dhënat e deklaruara si të paparashik­uara në ligjin për “Për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, vendosi t’i hapë rrugë kandidimit të tij për Bashkinë e Matit. Ndërkohë, neni 4 i ligjit të dekriminal­izimit e ndalon një gjë të tillë. Të pyetur nga gazeta “Panorama”, burime zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaruan se ky vendim u mor pasi më herët, në 2017- ën, për të njëjtën vepër penale, KQZ i hoqi mandatin e anëtarit të Këshillit Bashkiak në Lezhë, Ardian Markut. Por ky vendim u rrëzua më pas nga Gjykata me vendim të formës së prerë. Kështu, në 2019- ën KQZ mori si precedent rastin e 2017- ës në Lezhë për t’i hapur dritën jeshile Agron Malajt në Mat.

 ??  ?? Agron Malaj
Agron Malaj
 ??  ?? Gazment Bardhi MARIGLEN KUME
Gazment Bardhi MARIGLEN KUME
 ??  ?? Valdrin Pjetri
Valdrin Pjetri
 ??  ?? Qerim Ismailaj
Qerim Ismailaj
 ??  ?? Mark Babani
Mark Babani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania