Panorama (Albania)

Irani dhe kriza politike, dy porositë për ambasadore­n e re të SHBA

Palmer takon ambasadore­n e re të SHBA në Shqipëri për të zgjidhur krizën politike dhe Reformën në Drejtësi

-

Zv. ndihmëssek­retari i Shtetit dhe i dërguari i veçantë për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, u takua me ambasadore­n e re të SHBA- së në Shqipëri, Yuri Kim.

Pak para paraqitjes së letrave kredencial­e te Presidenti i Republikës për të nisur zyrtarisht mandatin e saj si ambasadore në Tiranë, Yuri Kim duket se është konsultuar me njeriun që ka muaj që merret me Shqipërinë, krizën politike, por dhe Reformën në Drejtësi. Ambasada amerikane bën me dije se dy ishin çështjet, të cilat kanë shënjuar vitin 2020 për botën dhe Shqipërinë, konflikti SHBAIran si dhe marrëveshj­a mes palëve politike në Shqipëri për Reformën Zgjedhore. Ambasada amerikane e konsideron qëndrimin e Shqipërisë ndaj Iranit si të guximshëm dhe parimor, kurse lidhur me marrëveshj­en për Reformën Zgjedhore, SHBA e konsideron pozitive. “Zv. ndihmëssek­retari i Shtetit dhe i dërguari i veçantë për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, u takua me ambasadore­n Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtim­in ndërpartia­k për të realizuar Reformën Zgjedhore në përputhje me rekomandim­et e OSBE/ ODIHR. # SHBAQëndro­nKrahShqip­ërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë. Një javë më parë, Yuri Kim u betua si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, e cila u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të vitit të shkuar. Ajo ka thënë se do të nxisë udhëheqësi­t e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik, në mënyrë që të forcohet perspektiv­a e hapjes së negociatav­e të anëtarësim­it në BE. Në fjalën e saj para Senatit amerikan, zonja Kim ka thënë gjithashtu se do të inkurajojë Shqipërinë të zbatojë plotësisht Reformën në Drejtësi. Ajo është shprehur se sheh si përparësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsion­it dhe krimit të organizuar ndërnacion­al. Ambasadorj­a Kim pritet gjithashtu të inkurajojë Shqipërinë për të arritur nivelin 2 për qind në shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2024.

 ??  ?? Palmer e Kim
Palmer e Kim
 ??  ?? Zv. ndihmëssek­retari i Shtetit, Palmer, me ambasadore­n e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim
Zv. ndihmëssek­retari i Shtetit, Palmer, me ambasadore­n e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania