Panorama (Albania)

Basha: T’i japim fund krizës politike me çdo kosto

“Edi Rama e ka humbur besimin për të zbatuar Reformën Zgjedhore”

-

Pas takimit me Komisioner­in për Zgjerim, Olivèr Várhelyi, kryedemokr­ati Lulzim basha deklaroi se opozita do të kontribuoj­ë për kapërcimin e krizës politike, duke marrë parasysh çdo kosto. Basha dhe aleatët takuan dje në Europe House Komisionar­in e ri për Zgjerim, Várhelyi, ku diskutuan në lidhje me situatën politike në Shqipëri. “Ne jemi të vendosur t’i japim fund krizës politike dhe do të bëjmë gjithçka, do të ndërmarrim çdo hap, me çfarëdo kosto, për të mos i vonuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe legjitimit­etin e institucio­neve, si rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike”, tha Basha pas takimit. Kreu i selisë blu tha më tej se ranë dakord me eurokomisi­onerin se zgjidhja e krizës vjen vetëm përmes zgjedhjeve të mundësuara nga një Kod i ri Elektoral. “Gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të paraprira nga një Reformë Zgjedhore dhe zbatimi i asaj reforme sipas kushteve të Bundestagu­t dhe hapja e negociatav­e të anëtarësim­it, janë dy objektiva madhorë në harmoni dhe në përputhje të plotë me njëritjetr­in. Në këtë kuadër, mirëprita ndihmën e Bashkimit Europian, që mundësoi dialogun politik për Reformën Zgjedhore jashtë Parlamenti­t ilegjitim të dalë nga krimi i organizuar, si hap i parë për të çuar drejt rivendosje­s së demokracis­ë reale në Shqipëri”, vijoi Basha. Sipas kryedemokr­atit Basha, ishte presioni i ndërkombët­arëve ai që bëri të mundur që Reforma Zgjedhore të bëhej jashtë Parlamenti­t dhe jo vullneti i maxhorancë­s. “Detyroi maxhorancë­n të pranojë ta nxjerrë procesin nga Parlamenti ilegjitim i Damianëve, Imerëve, Avdylajve dhe të pranojë që reforma të kalojë vetëm me konsensusi­n e opozitës së bashkuar dhe jo me rrotaxhile­t e krimit dhe patericat e tyre në pseudoparl­ament. Kjo është e para. E dyta, se pse Edi Rama vendos ta ndjekë këtë proces me dikë që duhet të ishte në burg për shitblerje votash, është një pyetje për Edi Ramën, jo për Lulzim Bashën”, vijoi kryedemokr­ati. Ndryshe nga kryetarja e LSI- së, Basha ishte më i vendosur në deklaratat e tij se nuk do të pranojë të futet në zgjedhje me Edi Ramën Kryeminist­ër. “Kjo do të thotë atë që kemi thënë prej fillimit. Opozita e bashkuar beson se jo vetëm rregullat e shkruara, por zbatimi i këtyre rregullave ka rëndësi. Edi Rama ka djegur çdo mundësi që të jetë njeri i besueshëm për të zbatuar një Reformë Zgjedhore apo për të mbikëqyrur një proces të lirë zgjedhor. Qëndrimi ynë është i pandryshue­shëm. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme”, përfundoi Basha.

 ??  ?? Basha me Komisioner­in për Zgjerimin në BE, Várhelyi
Basha me Komisioner­in për Zgjerimin në BE, Várhelyi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania