Panorama (Albania)

Gjiknuri: Nëse do ketë dakordësi, diskutojmë edhe për sistemin zgjedhor

- Damian Gjiknuri

Përfaqësue­si i Partisë Socialiste në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, nuk ka përjashtua­r mundësinë e diskutimit të ndryshimit të sistemit zgjedhor. Në një prononcim për mediat ditën e djeshme pas mbledhjes së parë të Këshillit Politik, Gjiknuri tregoi se cili do të jetë objekti i punës së grupit të punës për Reformën Zgjedhore me përfaqësue­sit e maxhorancë­s dhe opozitës. “Ju kemi thënë dhe po e përsëris, prioritet për këtë grup pune që punon me Komisionin e Reformës Zgjedhore është objekti i punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, çështjet e administri­mit zgjedhor, pse jo edhe çështjet e sistemit zgjedhor nëse do ketë një dakordësi. Tani, konotacion­et politike dhe deklaratat politike që njëra palë ia bën tjetrës, ne jetojmë në politikën shqiptare, e rëndësishm­e është të fokusohemi”, tha Gjiknuri. Sakaq, ai lajmëroi se të hënën Komisioni i Reformës Zgjedhore do t’i dërgojë një letër ODIHR- it nëse mund të dërgojë ekspertin e saj ndërkombët­ar. “Ditën e hënë, Komisioni i Reformës Zgjedhore do t’i dërgojë letër

ODIHR- it për të kërkuar ekspertin ndërkombët­ar, i cili mund të vijë në Shqipëri në qoftë se është e mundur, për të mediuar dhe për të punuar me palët”, vijoi bashkëkrye­tari i Reformës Zgjedhore. Duke filluar nga java e ardhshme, Gjiknuri u shpreh se do të vijojnë takimet e përditshme mes ekspertëve dhe përfaqësue­sve politikë për të përgatitur sa më parë draftin e dakordësua­r. “Nga ana tjetër, nga e hëna dhe më tutje, pse jo përditë, të fillojë puna mes përfaqësue­sve të opozitës jashtëparl­amentare dhe ekspertëve të tyre që të punojnë me përfaqësue­sit e Komisionit të Reformës Zgjedhore, siç është parashikua­r në marrëveshj­e. Kjo, me synim që këtë periudhë ta shfrytëzoj­më në mënyrë maksimale që t’u japim një Kod të ri Zgjedhor shqiptarëv­e”, vijoi deputeti socialist. Ndërkohë, Gjiknuri u kujdes të mos bënte deklarata politike. Tryeza e ditës së martë ka parashikua­r mekanizmin zhbllokues edhe në rastet kur mes maxhorancë­s dhe opozitës nuk ka dakordësi për formulimin e një amendament­i në Kodin Zgjedhor. Në të tilla raste, formulimi do të bëhet nga eksperti i ODIHR- it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania