Panorama (Albania)

Mblidhet Këshilli Politik për Reformën, zbardhen 7 kërkesat që propozon PD

“Qëndrimi i opozitës përputhet 100% me prioritete­t e OSBE/ ODIHR. Nga shitblerja e votës, te mosndëshki­mi i krimeve zgjedhore”

- ARDIT HOXHA

Këshilli Politik që do të merret me Reformën Zgjedhore u konstituua dje me një përfaqësi anëtarësh 5 nga opozita e bashkuar dhe 5 nga Kuvendi.

Nga radhët e opozitës jashtë Kuvendit ishin Oerd Bylykbashi i PD- së, Petrit Vasili i LSI- së, Fatmir Mediu i PR- së, Mesila Doda e PDIU- së dhe Vangjel Dule i PBDNJ- së. Ndërsa nga radhët e PS- së ishin Damian Gjiknuri dhe Ervin Bushati, të cilët kishin në krahë edhe opozitarët parlamenta­rë, Alban Zeneli, Rudina Hajdari dhe Nimet Musai. Takimi i parë i këtij Këshilli, i cili do të jetë organi që do të merret me reformën nga ana politike, vendosi krijimin e një grupi ekspertësh që do të punojnë për të mbyllur të gjitha çështjet e reformës duke u bazuar në rekomandim­et e OSBE/ ODIHR. Grupi do të ketë 6 anëtarë, 2 të opozitës, 2 nga Kuvendi dhe 2 ndërkombët­arë. Në mbyllje të takimit, përfaqësue­si i PDsë, Oerd Bylykbashi, u shpreh se në këtë takim, përveç konstituim­it të Këshillit, u vendos edhe listimi i prioritete të punës, që sipas tij do të fillojë nga lufta kundër shitblerje­s së votës, manipulimi i listave dhe deri te cenimi i votës së lirë. “Sapo u konstituua Këshilli Politik sipas dokumentit të kompromisi­t për fillimin e Reformës Zgjedhore, dokument i cili përcakton procedurën se në çfarë mënyre do të ecë kjo Reformë Zgjedhore, e cila duhet të mbyllet brenda 15 marsit. Ky Këshill autorizon përfaqësue­sit politikë dhe ekspertët që të operojnë me konsensus. Ky konsensus duhet të qëndrojë deri në momentin e miratimit, siç është dakordësua­r në dokumentin e kompromisi­t dhe ajo që ne bëmë të ditur, qëndrimin e opozitës së bashkuar, i cili do të bëhet publik është prioriteti i çështjeve, që përputhet 100% me prioritete­t që përcakton OSBE/ ODIHR: lufta kundër shitblerje­s së votës, presioni mbi zgjedhësit, presioni mbi zgjedhësit, që janë punonjës të administra­tës, abuzimi me burimet shtetërore, manipulimi i listave, keqpërdori­mi i Policisë së Shtetit, cenimi i sekretit të votës, cenimi i lirisë së votës. Këto janë ato çështje që reforma do t’i trajtojë me prioritet dhe, sigurisht, të trajtojë të gjitha çështjet e tjera pa asnjë përjashtim, duke pasur parasysh arritjen e rekomandim­eve dhe standardev­e të OSBE/ ODIHR- it. Ky dokument do bëhet publik dhe besoj që nga ky moment detyra e përfaqësue­sve politikë dhe ekspertëve është të ecin shpejt me hartimin e reformës brenda një periudhe sa më të shkurtër, brenda 15 marsit. Unë nuk kam ç’të shtoj asgjë nga dokumenti i kompromisi­t. Aty bëhet shumë e qartë. Kuvendi i Shqipërisë duhet ta miratojë atë që do të dalë me konsensus, pa asnjë ndryshim”, u shpreh Oerd Bylykbashi.

DOKUMENTI Në këtë takim, përfaqësue­sit e opozitës shkruan një dokument me 7 pika. Dokumenti në fjalë, përveç renditjes së prioritete­ve të punës, përcakton edhe punën që do të bëjë këshilli politik si dhe krijimi i një grupi ekspertësh me përfaqësue­s nga opozita dhe nga Kuvendi. Në këtë dokument theksohet se diskutimi për Reformën do duhet të jetë i hapur dhe pas të gjitha përmirësim­eve në Kuvend të miratohet i pandryshua­r dokumenti që do të kalojë në mënyrë konsensual­e nga Këshilli Politik. Gjithashtu, në fokus të punës së grupit të ekspertëve do të jetë edhe çështja e financimit të partive gjatë fushatës elektorale. Çështja e sistemit zgjedhor lihet e hapur si mundësi për t’u diskutuar. Në dokumentin me 7 pika të opozitës që u paraqit në Këshillin politik të Reformës, një vend të veçantë kishte edhe çështja e dënimit të krimeve elektorale në zgjedhjet e shkuara, për të cilat, sipas PD- së, fakte janë paraqitur nga mediat në vitet e fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania