Panorama (Albania)

QËNDRIMI I PLOTË I OPOZITËS SË BASHKUAR

-

1.

Këshilli Politik përbëhet nga 10 anëtarë, nga të cilët 5 përfaqësue­s të Kuvendit; 5 përfaqësue­s të Opozitës së Bashkuar.

Këshilli Politik harton kalendarin e punës së përfaqësue­sve politikë dhe ekspertëve teknikë, duke siguruar që Reforma Zgjedhore të përfundojë jo më vonë se 15 mars 2020. Ai kryen monitorimi­n e veprimtari­së së përfaqësue­sve politikë dhe ekspertëve teknikë. 2 anëtarë të propozuar nga Kuvendi;– 2 anëtarë të propozuar nga Opozita e Bashkuar.

Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparen­te, gjithëpërf­shirëse dhe publike. Produkti i dakordësua­r miratohet pa ndryshime në komision dhe në seancën plenare.

Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhet sipas një rendi përparësis­h, me qëllim zgjidhjen e problemati­kave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratik­e dhe qeverisjen përfaqësue­se dhe kushtetues­e dhe më pas, me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik. Rekomandim­et prioritare të raporteve të OSBE- ODIHR, që mbulojnë çështje themelore për standardet e zgjedhjeve: Shitblerja e votës; Mosndëshki­mi i krimeve zgjedhore; Presioni mbi zgjedhësit; Presioni mbi administra­tën; Abuzimi me burimet shtetërore; Liria e votës; Sekreti i votës

Opozita e Bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparen­cën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarr­jen demokratik­e brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësue­sit e tyre dhe një reformë kushtetues­e që synon forcimin e llogaridhë­nies ndaj pushtetit.

Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE- ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratik­e, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhersh­me dhe transparen­te çdo akuzë për shkelje zgjedhore.

Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret i zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. Kapja e shtetit nga krimi përmes përfshirje­s së individëve me rekorde kriminale apo me lidhje me krimin e organizuar, në Kuvend, në Qeveri, në pushtetin vendor, në funksione të larta apo funksione kyçe të administra­tës publike dhe organeve ligjzbatue­se, përbën një kërcënim të rëndë për integritet­in dhe funksionim­in e demokracis­ë dhe për vetë sigurinë kombëtare.

2. 3. 4. 5. 6. 7.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania