Panorama (Albania)

Rama e padit për shpifje, Haradinaj: Diversion politik

Padia: “Haradinaj me deklaratat e tij ka cenuar nderin, personalit­etin, reputacion­in dhe dinjitetin e Ramës”

-

Ashtu siç kishte p a r a l a j m ë r u a r , Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, paditi homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj. Padia prej 30 faqe e Ramës kundër Haradinajt është depozituar ditën e mërkurë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sipas mediave në Kosovë.

Në këtë padi voluminoze, ku Rama kërkon dëmshpërbl­im për shpifjet që ai pretendon se Haradinaj ka bërë, prej tij janë të listuara një sërë deklaratas­h të Kryeminist­rit kosovar në detyrë, bërë në disa emisione politike në Prishtinë dhe në Tiranë. Në padi, Rama pretendon se në deklarimet e tij, Haradinaj ka mashtruar, duke rënduar së tepërmi imazhin e tij në publik. “Në datën 17.10.2019 e 29.10.2019, i padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës, Kryeminist­ër në detyrë i Republikës së Kosovës, më poshtë referuar edhe si ‘ i Padituri’, gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin ‘ 360. gradë’, në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistë­s së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv ‘ Pressing/ Zona Pressing’, të publikuar në televizion­in ‘ T7’ të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalit­etit, reputacion­it dhe dinjitetit të paditësit me pasojat e parashikua­ra në legjislaci­onin e zbatueshëm”, thuhet në padi. Më tej, në këtë akuzë të Ramës ndaj Haradinajt, theksohet se çështja ka dominuar debatin politik dhe për shkak të akuzave Kryeminist­ri i Shqipërisë është etiketuar si tradhtar. “Kjo çështje ka dominuar debatin publik që nga fundi i vitit 2018 dhe përgjatë vitit 2019, duke rezultuar në akuza deri për ‘ tradhti’, çdo herë e përkundrej­t personave të pretenduar se gjatë këtij procesi dialogu kanë mbështetur idenë e të ashtuquajt­urit ‘ shkëmbim të territorev­e në mes Kosovës dhe Serbisë’”, thuhet ndër të tjera në këtë padi. Në akuzën prej 30 faqesh thuhet se qëndrimi në vazhdimësi i Haradinajt për afera korruptive, për ta jetësuar idenë e shkëmbimit të territorev­e, është mbajtur përkundër fakteve, që, sipas padisë, Rama asnjëherë nuk ka diskutuar për tema të tillë. Sipas mediave në Kosovë, në padi nuk ka një shifër sa i takon shpërblimi­t financiar që Rama kërkon nga Hardinaj në rast të një fitoreje të mundshme.

PËRGJIGJJA Kësaj padie të Ramës në Gjykatën e Prishtinës, Ramush Hardinaj i është përgjigjur në rrjetet sociale. Me anë të një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, Haradinaj shkruan se e ka mësuar lajmin përmes mediave dhe se shumë shpejt do të bëjë gati mbrojtjen ligjore. Sipas Kryeminist­rit në detyrë të Kosovës, akuza është e pabazuar dhe se qëllimi i vetëm është diversioni politik nga ana e homologut të tij shqiptar. Në mbyllje të këtij reagimi, Hardinaj bën edhe një paralajmër­im, duke theksuar se Rama nuk do mund t’u shmanget përgjegjës­ive përmes inskenimev­e dramatike në media. “Sot është raportuar në media se Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgatis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuar­a ligjore. Padia e Kryeminist­rit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjës­isë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, shkroi Ramush Haradinaj.

 ??  ?? RAMA E HARADINAJ
RAMA E HARADINAJ
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania