Panorama (Albania)

Basha: Padia e Ramës ndaj Haradinajt, perversite­t antikombët­ar

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka reaguar shumë ashpër në lidhje me akuzën e Kryeminist­rit Rama ndaj Kryeminist­rit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha nuk i kursen akuzat ndaj Kryeminist­rit Rama, duke e cilësuar padinë e tij ndaj Haradinajt si një “perversite­t të shëmtuar antikombët­ar”. Për liderin e demokratëv­e, një padi e tillë është turp i madh që nuk mund të kalohet lehtë, pasi nuk shkon vetëm kundër Hardinajt, por edhe ndaj familjes së tij që ka dhënë kontribute të çmuara në çështjen kombëtare. Duke e cilësuar Ramën si Kryeminist­rin më të dështuar të Ballkanit, Basha shton më tej se padia e Ramës ndaj Haradinjat është një turp për të larguar vëmendjen nga problemet e qeverisjes. “* Pseudopadi­a e Edi Ramës ndaj Kryeminist­rit të Kosovës është një perversite­t i shëmtuar antikombët­ar. Është turp i pakapërdis­hëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerim­it dhe vasaliteti­t të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve, meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një Kryeminist­ri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentim­it të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar”, shkroi Basha në “Facebook”. Sakaq, deklarime në mbrojtje të Haradinajt në lidhje me këtë çështje kanë bërë edhe të tjerë personazhe të opozitës. Petrit Vasili e cilëson Ramën bashkë me Vuçiçin në sulmin që ka nisur kundër Haradinjat. Sipas tij, ky sulm ndaj Kryeminist­rit të Kosovës në detyrë nuk do të ketë sukses. “Tradhtia: Ndërsa përkujtohe­t Reçaku, Rama padit Haradinajn! Edi Rama, Kryeminist­ri i shtetit amë, Shqipërisë, tradhtisht dhe pabesisht padit luftëtarin Ramush Haradinaj. Vuçiç nuk e njeh Reçakun dhe Rama, ndërsa përkujtohe­t Reçaku, padit Haradinajn që ka derdhur gjak për Kosovën. Rama dhe Vuçiç, dy pjesë të së njëjtës gjëje. Turp historik, damkë tradhtie, që do ta shoqërojë gjithë jetën, kjo është për Edi Ramën padia, që vetëm i merr të keqen Ramushit”, shkruan Petrit Vasili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania