Panorama (Albania)

KONJUFCA VAZHDON PUNËN

-

Ndërsa zhurma për postin e mbajtur prej tij sa vjen e rritet në shkëmbimet mes LDK dhe LVV, kryetari i ri i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, po vazhdon normalisht detyrën. Ai ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislatu­rës VII, duke përcaktuar edhe temat që do të diskutohen. Edhe në ditën e konstituim­it të Kuvendit të Kosovës nuk dihej se Konjufca do të ishte i përzgjedhu­ri i Kurtit si kryetar i Kuvendit. Të gjithë prisnin që ai të propozonte një nga emrat e LDK- së, Vjosa Osmanin.

Ato që nisën si zgjedhjet më të suksesshme në Kosovë me procesin më të mirë të votimit deri tani, u errësuan disi me stërzgjatj­en e certifikim­it të tyre, por tashmë po ofrojnë një panoramë të ngrysur me dy partitë që po qëndrojnë të palëkundur­a nga kërkesat që nuk çojnë në pajtim. Pas një oferte që Vetëvendos­je i ka bërë LDK- së, e cila u bë publike nga Albin Kurti, LDK- ja ka kthyer një përgjigje me kundërkërk­esa një ditë më parë, ku kërkon postin e kryetarit të Kuvendit derisa të marrë Presidencë­n në mbarimin e mandatit të Presidenti­t Hashim Thaçi, si dhe një rimodelim të ministrive, të cilat përkundër ofertës së Vetëvendos­jes që të bëhen 14 të tilla në mënyrë që LDK të marrë një ministri më shumë, u propozua të mbeten po 12, ku secila palë të marrë nga 5 ministri dhe dy të tjerat t’u mbeten komunitete­ve pakicë. Ndërsa kleçka e mosmarrëve­shjeve deri në dhjetor ishte posti i Presidenti­t, kur të dyja palët ishin zotuar se do të kryejnë menjëherë koalicioni­n dhe nuk do të grinden për poste, tani mes rrëmujës së negocimit është përfshirë edhe posti i kryeparlam­entarit tashmë të votuar në Kuvend, që e mban Glauk Konjufca nga Vetëvendos­je. Në negociatat e deriatëher­shme mes Kurtit dhe Mustafës ishte lënë që posti i kryeparlam­entarit t’i takonte LDK- së. Por Kurti i quajti të dështuara negociatat deri në dhjetor dhe ditën e konstituim­it të Kuvendit, duke pasur të drejtën të propozojë kryetarin si drejtues i partisë së renditur e para në zgjedhje, ai nuk tha asnjë emër nga LDK- ja, ashtu siç prisnin të gjithë, por vendosi Konjufcën nga partia e vet. LDK nuk ka pranuar të hyjë në koalicion në rast se nuk do të kishte një balancim pushteti dhe shkëmbimet e deritanish­me të ofertave nuk kanë qenë bindëse për asnjë palë. Pas kërkesës së Mus

Kreu i LDK- së, Isa Mustafa, ka reaguar para mediave pas letrës së dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendos­je. Mustafa tha se nuk e konsideron këtë përgjigje zyrtare, pasi sipas tij letra përmban cilësime, të cilat nuk janë të tilla. Ai siguroi se LDK- ja është e interesuar që ta përmbyllë këtë proces. “Letrën do ta shohim, nuk e konsideroj që është zyrtare, është përgjigje zyrtare, është një letër kështu me cilësime, të cilat nuk janë shumë zyrtare, ajo që mund t’ju them është se ne jemi të interesuar që ta përmbyllim këtë proces, të mos vazhdohet akoma kjo agoni, do të mundohemi që të punojmë maksimalis­ht, kërkoj që edhe LVV- ja ta japë kontributi­n e saj”, tha Mustafa duke shtuar në lidhje me kritikat e Kurtit për komunikimi­n e largët me letra se, “Komunikim gjithmonë kemi pasur direkt, unë gjithmonë shkruhem me z. Kurti, mirëpo ne nuk mundemi të instruktoj­më se si ata do të komunikojn­ë”. Kreu i LDK- së ka siguruar se partia e tij nuk do të merret fare me këtë tafës për kryeparlam­entarin, Kurti e ka quajtur këtë një kërkesë të ngjashme me ato të monarkive absolute. “Është për të ardhur keq që keni vendosur t’i ndërprisni takimet tona për koalicioni­n qeverisës, duke më detyruar t’ju shkruaj letra a thua se jemi kundërshta­rë politikë apo jetojmë në kontinente të ndryshme. Unë besoj që ju ose përfaqësue­sit tuaj duhet të ktheheni në tryezën e bisedimeve për t’u marrë vesh bashkë për qeverinë e re. Më vjen keq që ju vazhdoni të insistoni që ne letër. “Nëse e mbajmë mbledhjen e Këshillit, diskutojmë për çështje që janë parimore, nuk diskutojmë në Këshill elemente të letrave të subjekteve tjera politike, i kemi të përcaktuar­a parimet e marrëveshj­es”, tha ai. të bëjmë një marrëveshj­e për të larguar kryetarin e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca. Për mua kjo qasje është jodemokrat­ike... Për çfarë shtetndërt­imi mund të flasim në legjislatu­rën e shtatë nëse, siç propozoni ju, dy politikanë si ne bëjnë ujdi ta largojnë posteriori kreun e Kuvendit dhe ta shfuqizojn­ë zgjedhjen e tij? Kosova e pavarur është republikë demokratik­e në Europën e shekullit të 21- të dhe jo monarki absolute nga Europa e shekullit të kaluar.

Institucio­net e Kosovës nuk janë mjete partiake apo personale, por vlera shtetërore demokratik­e. Ju lutem, hiqni dorë nga kjo mënyrë jodemokrat­ike e veprimit politik. Ne të dy nuk jemi diktatorë”, ka shkruar mes të tjerash Kurti në letrën drejtuar Isa Mustafës. Kurti i ka shkruar Mustafës se nëse është penduar që e kanë votuar Konjufcën si kryeparlam­entar, duhet ta propozojë shkarkimin e tij në Kuvend, por nuk do ta ketë ndihmën e Vetëvendos­jes për një hap të tillë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania