Panorama (Albania)

Vrau dhe groposi shokun, dënohet me 20 vite burg

Gjykata e Krujës dënoi dje të pandehurin Hysni Ramaj

-

Gjykata e Krujës ka dënuar me 20 vite burg të pandehurin Hysni Ramaj, pasi u akuzua për vrasjen e më pas groposjen e shokut të tij, Elion Hysa.

34- vjeçari Hysa, i vrarë me plumb në kokë, u gjet i varrosur në një arë me hashash në fshatin Shelqet të Krujës. Sipas vendimit të Gjykatës, Hysni Ramaj u shpall fajtor për akuzën “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpuni­m me shtetasin Agron Tufa, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” e kryer në bashkëpuni­m dhe “Fshehje të kufomës”, e kryer në bashkëpuni­m. Në bashkim të dënimeve, gjyqtarja Enkeleida Hoxha e dënoi atë me 30 vite burg, por në aplikim të uljes së dënimit me 1/ 3 pasi ka pranuar autorësinë, Hysni Ramaj përfundimi­sht do të vuajë 20 vjet burgim. Sipas dëshmisë së autorit dhe dosjes hetimore, shkak për vrasjen u bë humbja e 50 kg hashash dhe borxhet. Agron Tufa i akuzuar si bashkautor nuk është arrestuar dhe vijon gjykimi i tij. Trupi i groposur në arën me hashash u gjet 9 ditë pas denoncimit për zhdukjen e tij. Ndërkohë, ora “Roleks” e viktimës dhe një varëse me medaljon me ngjyre floriri do t’u kthehen familjarev­e. SHKAKU I KRIMIT Hetimet e kryera nga Prokuroria e Krujës tregojnë se viktima njihej me disa emra në zonë, si Kejsi Hysa, Elion Hysa dhe Piku Hysa, ose “Piku Fajdexhiu”, për shkak se merrej edhe me dhënien e parave me fajde. Ai administro­nte një lokal në zonën e Niklës në Fushë- Krujë, ndërkohë që ishte duke u gjykuar në Sarandë për akuzën e vrasjes. Hysa ushtronte aktiviteti­n kriminal në fushën e tregtimit të drogës. Pikërisht në këtë lokal është njohur me shtetasin Hysni Ramaj, me të cilin kishin krijuar një lidhje të ngushtë shoqërore, duke i dhënë herë pas

RisiAlbani­a is inviting interested companies to submit “Call for proposals that lead to jobs in the Agribusine­ss sector” as requested at the ToRs ( https:// www. risialbani­a. al/ call- for- proposal/ ? lang= en ), by 10th of February 2020, 15: 00 hours.

RisiAlbani­a is inviting tour operators to submit “Call for ideas to promote sustainabl­e tourism in Albania leading to job creation” as requested at the ToRs ( https:// www. risialbani­a. al/ call- for- proposal/ ? lang= en ), by 11th of February 2020, 15: 00 hours. here sasi droge për ta mbajtur në ruajtje në banesën e tij. Për këtë shërbim, Hysni Ramajn, Hysa e paguante 100 deri në 200 mijë lekë. Deri këtu gjithçka shkonte shumë mirë mes shokëve. Zanafilla e konfliktit nis pikërisht këtu. Hysa i jep 50 kg hashash për ruajtje Ramajt, por ky i fundit i thotë se drogën ia kishin vjedhur persona të paidentifi­kuar, teksa e kishte fshehur në banesën e tij. Në këtë moment që mësoi për vjedhjen e drogës, Elion Hysa ka filluar presionet dhe kërcënimet për vrasje ndaj Ramajt nëse ky i fundit nuk i jepte 15 mijë euro. TAKIMI DHE VRASJA Dy shokët Ramaj nga Kruja dhe Hysa nga Laçi kanë lënë një takim të fundit për t’u sqaruar dhe dhënë një pjesë të parave. Në momentin që janë takuar, Hysni Rama i ka thënë Elion Hysës se kishte arritur të grumbullon­te vetëm 1 milion lekë të vjetër, ndërsa pjesën e mbetur do t’ia sillte një ditë tjetër. Hysa është revoltuar dhe i ka thënë: “Me kë tallesh ti?” Ka filluar ta ofendojë me fjalë fyese në adresë të familjes. Në këtë moment, Hysa dhe Ramaj janë përleshur dhe Elion Hysa ka nxjerrë pistoletën që mbante me vete dhe ia ka vënë në kokë, duke e detyruar të shkojë në drejtim të një parcele ku ishte kultivuar hashash. Teksa i mbante pistoletën në kokë Hysni Ramajt, Elion Hysa është qëlluar nga pas kokës me armë zjarri nga shoku i Ramajt, Agron Tufa. Ramaj dhe Tufa debatojnë mes njëri- tjetrit për veprimin e Tufës, ndërsa bien dakord të mos i tregonin njeriu dhe kufomën ta groposnin. Pak ditë më vonë, familjarët e viktimës rrëmbyen Hysni Ramajn. Agron Tufa ka parë që e rrëmbyen shokun e tij dhe ka lajmëruar Policinë. Kështu, Ramaj është lënë i lirë sapo personat kanë parë prezencën e Policisë. Në këto kushte, u arrestua shtetasi Hysni Ramaj, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunë­tori Agron Tufa, i cili rezulton të ketë kaluar në territorin grek.

 ??  ?? Viktima, Elion Hysa
Viktima, Elion Hysa
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania