Panorama (Albania)

Vidhnin zyra e pajisje elektronik­e, arrestohen dy të rinj

-

TIRANE – Shërbimet e Komisariat­it nr. 6, në bashkëpuni­m me Sektorin e Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, finalizuan dje operacioni­n e koduar “Mbikalimi”, pas një pune operative disamujore për parandalim­in dhe zbardhjen e disa vjedhjeve. Në vijim të gjurmimit për identifiki­min e autorëve të disa vjedhjeve të kryera në harkun kohor të 7 muajve të fundit, rreth orës 03: 30, në rrugën “Sokrat Miho”, t pallatet “Fratari”, kanë konstatuar një djalë, në tentativë për të vjedhur në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M. K. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke i bërë thirrje të riut për të ndaluar, por 19- vjeçari është larguar me shpejtësi me një automjet “BMW”. Policia i është vënë në ndjekje duke bërë të mundur bllokimin e mjetit bashkë me personin e dyshuar për vjedhje. Nga verifikime­t e momentit rezultoi se mjeti drejtohej nga shtetasi E. M., 19 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, ndërsa automjeti me të cilin ai qarkullont­e ishte vjedhur në Elbasan dhe targat ishin vjedhur në Durrës. Ai u arrestua në flagrancë dhe rezultoi i dyshuar edhe për 7 vjedhje të tjera të subjekteve të ndryshme tregtare dhe zyrave. Nga ana tjetër, shërbimet e Komisariat­it nr. 1 finalizuan operacioni­n e koduar “Lenovo”, gjatë të cilit u arrestua një 34- vjeçar me inicialet E. C., si autor i dyshuar i tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronik­e në dyqane të ndryshme të kryeqyteti­t. Nga verifikime­t e kryera nga kamerat e sigurisë, ai rezultoi të ketë vjedhur 3 laptopë, në dyqane të ndryshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania