Panorama (Albania)

ELVA MARGARITI: NUK E KISHE MBYLLUR ENDE MISIONIN

-

I njohur për rolet e tij protagonis­te, Ferri e nisi karrierën e tij kur ishte ende student në Akademinë e Arteve, në degën e Dramës. Pas diplomimit në vitin 1982, ai mbeti si pedagog i Mjeshtëris­ë së Aktorit në këtë Akademi. E vazhdoi më tej karrierën akademike deri në detyrën si dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie. Ka interpretu­ar në rreth 30 role në kinematogr­afi e teatër dhe në kinema për herë të fundit publiku mundi ta shikonte në filmin “Delegacion­i”, me regji të Bujar Alimanit. Ka qenë i pranishëm edhe me rolet në teatër, edhe pse suksesin më të madh e arriti me filmin artistik. Ferri, përveç kontributi­t të çmuar si aktor, ka pasur edhe pozicione si ish- kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematogr­afisë ( 1997- 1998 dhe 2005- 2009) apo ish- anëtar i Këshillit Miratues të Projekteve, ku mundi të tregojë edhe një herë përkushtim­in e tij, për ta çuar filmin shqiptar në një tjetër nivel. Në vitet 19992001, Ferri ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar. Në vitin 2004 ishte një nga bashkëthem­eluesit e Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë, duke qenë edhe kryetari i parë i kësaj shoqate. Krahas kontributi­t të tij të madh në fushën e artit e kulturës, Ferri ka qenë edhe deputet i Partisë Demokratik­e në Kuvendin Popullor në vitet e trazuara 1996- 1997. Homazhet për ndarjen nga jeta të aktorit do të mbahen nesër në orën 13: 00, ceremonia e përcjellje­s do të jetë familjare. PROTAGONIS­TI XHEVDET FERRI Qysh në fillimet e tij, aktori Xhevdet Ferri me forcën e tij interpretu­ese karakteris­tike për role me peshë, duket se qe i destinuar për role protagonis­te. Që në rolin e tij të parë kryesor, si Arjani në filmin “Skëterrë”, ai spikati, duke bërë që regjisorët ta thërrisnin për të tjera misione të filmit shqiptar. Po atë vit, Ferri interpreto­i në “Vëllezër dhe shokë” me rolin e Markos, ku konfirmoi edhe një herë tal

Për ndarjen nga jeta të aktorit Xhevdet Ferri ka shprehur ngushëllim­et edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. “Do kisha dashur të ndaja me ju suksesin e tij të radhës, rolin më të ri, projektin më të afërt, por fatkeqësis­ht do të duhet të ndaj dhimbjen e largimit nga kjo jetë e një prej aktorëve më të mirë shqiptarë, Xhevdet Ferri. Ai ishte nga ata aktorë që rolin e sillte mes nesh të gjallë, të prekshëm, të vërtetë”, shkruan Margariti, duke e vënë theksin te loja autoriale e Ferrit, që siç ajo thotë, i ka dhënë më tepër ngjyra galerisë së karakterev­e. “Xhevdet Ferri, ti nuk e kishe mbyllur ende misionin tënd mes nesh, atë të kultivimit të shijes së mirë në publik e ndër studentë”, shton më tej Margariti e keqardhur për këtë ndarje të parakohshm­e të njeriut dhe artistit, që la gjurmë të pashlyeshm­e tek ata që mundën ta njihnin nga afër dhe përmes artit të tij. entin e tij. Roli i Agronit në “Hije që mbeten pas” pesë vite më vonë do ta konsolidon­te edhe më shumë figurën e Ferrit si aktor. Për interpreti­min e Gorit te filmi “Dhe vjen një ditë” do të nderohej me çmim në 1986- ën.

Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i Palit në “Besa e kuqe” ( 1982); Sandri në “Vendimi” ( 1984); Trimi në “Përrallë nga e kaluara” ( 1987); Martini në “Treni niset në 7 pa pesë” ( 1988); Gjon Kadri në “Vitet e pritjes” ( 1990); Me rolin e Sakos, në filmin “Dasma e Sakos” ( 1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpreti­mit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania