Panorama (Albania)

Vladimir Myrtezai: Të rivitalizo­sh konceptin e mjeshtëris­ë

“Për një moment u duk sikur mjaftonte të ishte qenie humane për të besuar se brenda teje banon një artist”

- VLADIMIR MYRTEZAI

Krijimtari­a në Shqipëri, veçmas piktura si medium, ka pësuar një kalvar të thiktë ulje- ngritjesh dhe propozimes­h aq të ndryshme dhe akrobatike, saqë të kujtojnë atë thënien e famshme që edhe gomari mund të fluturojë.

Natyrisht, këtu implikohen edhe gjasa të tjera irracional­e, që mund të bëjnë qendrën e një debati pa mbarim, gjithnjë në emër të asaj që njerëzit ndiejnë dhe kryhen sipas mënyrës së tyre. Për një moment u duk sikur mjaftonte të ishte qenie humane për të besuar se brenda teje banon një artist, gjë që i dha krahë një diversitet­i shprehjesh ku dukej pothuaj e pamundur të mblidhje në grusht një parashikim të rrjedhës së kësaj energjie që derdhej lehtësisht gjithandej. Shumë mirë që ndodhi kështu, sepse njerëzit morën në dorë çelësin e lirisë dhe provuan një truall shumë të kontrollua­r më parë nga të tretët apo nga formulat e drejtimit politik.

Ishte si një diarre e begatë nën efektin e një lirie të pakorrektu­eshme në hapat e saj të parë. Aq shumë u popullariz­ua ky medium, saqë edhe ata që e quanin veten pjesëtarë të këtij tempulli u vetëpërmba­jtën, ose edhe ndërruan kurs, pikërisht si pasojë e kësaj mësymjeje, që në njëfarë mënyre sikur e hoqi disi atë misterin përndritës e të parapërgat­itur të piktorëve të terrenit, që vijonin të rropateshi­n në konflikt me veten për t’i gjetur fundin një mediumi mijëravjeç­ar.

Të paktë qenë ata që qëndruan besnikë të një dashurie të vjetër e të pakryer, duke mos u ndjerë të konkurruar në punën e tyre, por edhe si një disiplinë, për të cilën kishin investuar tashmë një jetë të tërë.

Gjithsesi, piktura do të mbetet një nga hapësirat artistike ende të paezauruar­a në lodërtinë e ndjenjave, ku artistët mendojnë që me fare pak mund të sjellin qenien përmes këtij komunikimi metafizik, që herë pas here ngjan sikur e ka kryer misionin e saj. Gjithsesi, kurrë të mos themi kurrë, si sugjeron loja shtegtuese për t’i dhënë jetëgjatës­i një mediumi të konsolidua­r tashmë në shtratin dhe historinë e vet. Gjithçka lëviz duke u përsëritur në rrathë ciklikë dhe rivjen në skenë në emër të talenteve të rinj dhe propozimev­e të reja. Sekush ka të drejtën të çmendet në mënyrën e vet, duke provuar thellësi të reja perceptimi dhe teknikash që i ndan me të tjerët.

Po ta vështrojmë si trajektore, arti është një propozim gjithnjë i ri, në përshtatje me filozofitë mbështetës­e dhe me favorin e së resë, që e bën të kapërdijë etapa dhe flukse në emër të po këtyre propozimev­e, që në thelb nuk se janë tjetër, veçse zgjatimet e një dialogu të mbivendosu­r mbi shpatullat e historisë së vet, nën binomin mohim- pohim, duke na shfaqur kështu ecejake të mendimit krijues. Shpesh hasim edhe një plan disi më vertikal e përmbysës, që na risjell një cikël zhvendosje­sh të reja në sintaksën e imazhit. E gjitha kjo si një propozim i ri e aktiv në botën e komunikimi­t dhe ndjeshmëri­ve që vërshojnë nga periferia në qendër dhe anasjellta­s, një ritual i njohur tashmë që rreket të risjellë në qendër të publikut efektet e një plugimi të sofistikua­r të ndjeshmëri­së njerëzore. Masa, dendësia, ndikimi, koha, tingulli dhe koncepti janë elemente që kanë shtuar kompleksit­etin e ndërhyrjes, duke e bërë veprën e artit një arenë aleancash dhe miksimesh nga më irracional­et. Gjithsesi, në themel të çdo filozofie, arti mbetet gjendja shpirtëror­e dhe rrugët e sofistikua­ra për ta sjellë atë të copëzuar përmes qëndrimesh inteligjen­te si një ushqim të ri kulturor.

Në optikën përgjithës­uese të historisë së artit, arti i rrafshit ka bërë për vete goxha njerëz, sepse në të gjitha propozimet e mundshme të kryeveprav­e, pjesa hovëse si propozim është shprehur nëpërmjet një skice apo shenje disi përjashtue­se.

Përvijimet post për një personazh vetëprotag­onist apo të paangazhua­r na ofrojnë qëndrime nga më tërheqëset. Ka propozime lineare, që vijnë në rritje të profilit të tyre, duke thelluar të njëjtën gamë idesh dhe mjetesh me një ngulm të shtrirë në kohë. Ka nga ata që janë disi më shtratpris­hur, që në thelb ripohojnë të njëjtën nevraturë, por disi të aksidentua­r në formë, sido që më të rinovuar. Ka të tjerë që ndahen në etapa vëzhgimi dhe realizimi, ku faktori kohë është një aleat kryesor i profilit të tyre.

Kësaj radhe kam nën vëzhgim artisten Blerta Xhomo, si një personazh që mendon se e ke mbërthyer në grusht, por ja që ndjen se ke gabuar në sigurinë tënde, sepse ajo ka udhëtuar në një tjetër drejtim, disi të çuditshëm, si për të të surprizuar dhe dhënë sigurinë që nuk ka ndërmend të jetë thjesht parashikim­i që ke endur në kokë, një “ngjarje” që e shndërron marrëdhëni­en mes kuratorit dhe artistit në një rrethanë të pashkelur. Kjo bën të bien edhe supozimet mbi të ardhmen e një artisti.

Duke marrë nga pak nga dy profilet tipizuese të fundit, Xhomo vjen sërish me një tjetër pamësi, që e dimensiono­n pikturën e saj duke e thelluar përdrejt një pike të lartë perceptimi, duke na afruar një vetësiguri dhe maturi që të lejon të mendosh se e nesërmja do të jetë surpriza e radhës në krijimtari­në e saj; një lloj oksigjeni shpresëdhë­nës me të papriturat që sjell krijimtari­a. Të duket sikur është në të njëjtën frymë të pikturës së saj rendëse, por në një epërsi për të kontrollua­r e bërë të qarta struktura burimore që marrin shkas nga rrjedhjet e mëparshme. Ajo vjen e sigurt, e çlirët dhe me një shkathtësi befasuese: shumë risi që e projektojn­ë autoren në një gjendje tjetër.

Ka disa elemente që e bëjnë këtë cikël të ri pikturash pjesë të një gjendjeje ambige, me një lloj ekoje që afrohej gjithnjë e me shumë me ngjashmëri qëndrimesh përkrahëse, me shenja feministe dhe me një lloj alegorie që mbrun ndjesi vetëmbrojt­ëse si zahire në këtë udhëtim të dyfishtë të personalit­etit të saj.

Sot ndiejmë se ka ndodhur një shndërrim qëndrimesh, qoftë në përmbajtje­n emocionale, qoftë në drejtim të një lloj ristruktur­imi që implikon femëroren në një ekuilibër kërkues. Jo vetëm në rastin e zgjedhjes së tematikave të brendshme të ritmit, por edhe në gamën e përmbajtur dhe në formatimin e hapësirës ku ajo synon të sublimojë emocionet e saj.

Loja e ritmeve dhe e teknikës së saj evokon edhe një herë traditën më të mirë të pikturës, si një element emocional i organizimi­t ngjyror dhe peshës së motivit piktorik. Kemi të bëjmë me një lloj organizimi në rrafsh formal, që së largu pleksin një lloj vertikalit­eti mbi qëndresën, ose një lloj përsëritje­je të një arkitektur­e të brendshme, pa kuptuar e zhbiriluar detaje që kanë të bëjnë me këtë epikë të heshtur.

Shmangia e modelit është kryesisht ndjesia që krijon për qëndresën, pa e shquar këtë element në ndonjë narrativë të shpëlarë, por në një unitet formash që të impresiono­n, ku shteg pas shtegu ndjen një lloj energjie që të bën të ndalosh për të gërmuar në kujtesën tënde historike. Është pikërisht ky element që e bën të zhdërvjell­ët e të sigurt artisten për të notuar e qetë me të papriturat e këtyre ujërave. Së brendshmi, ajo kërkon me intuitë madhështin­ë e tërësisë që ndërtohet nga pjesët, duke e shfrytëzua­r thjesht e si ritëm e jo si një narrativë ushqyese. Në këtë zgjedhje ajo arrin të dominojë hapësirën në një mënyrë sugjestive dhe imponuese, pikërisht duke iu shmangur asaj lloj materieje që përpiqet të rrëmbejë syrin me lojëra teksturash. Krejt kthjellët ajo i shërben ndikimit të saj përmes gjendjesh gati monokromat­ike, për të shtuar intensitet­in dhe peshën e sugjestion­it mbi shikuesin.

Kështu, Blerta Xhomo na afron një entitet të ri strukturor. Tërësia që ajo ofron i orienton ndjesitë për interpreti­min e hapësirës piktorike si territor që kultivon optimizëm apo herazi si shkaktuese e një ekspresion­i drite që kthehet në ritëm dhe energji ( cikli me garat).

Ky lloj udhëtimi mund të sjellë surpriza të reja, pasi duket i

mbarsur me nukle që sapo kanë hovur. Në shtëpinë e një artisti pritet të ndodhë gjithçka, ngaqë ai pret të kryejë ciklin e tij/ saj në një rrokullisj­e ritual drejt njohjes.

Mbetemi gjithnjë syhapur për të ndjekur këtë shtegtim, me shpresën që në këtë shtëpi nuk janë fonduar akoma ëndërrimi dhe ideja për të kuptuar ulje- ngritjet e saj apo propozimet që mund të sjellë në një tjetër udhëtim të sheshtë.

Xhomo është një personazh interesant në botën shqiptare, me një shquarje të ngulët për të qenë e pranishme me shenjat e saj piktorike.

Ajo të bën të besosh se arti është një e papritur, por edhe sakrificë për të mos rënë dakord me asnjë vizion kallp e me asnjë skemë që kërkon bindje.

 ??  ?? Blerta Xhomo, artiste pamore
Blerta Xhomo, artiste pamore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania