Panorama (Albania)

Renditja e shkollave, “Petro Nini Luarasi” gjimnazi më i mirë

“Qemal Stafa” humbet kryesimin. Vendi i dytë ndahet midis gjimnazeve “Sami Frashëri” dhe “Ismail Qemali”

-

Nga pozicioni i katërt për tri vite rresht, ‘ petroninsa­t’ kanë rimarrë kryesimin në listën me gjimnazet më të mira të Tiranës.

Zyra Vendore Zrsimore e Tiranës ka vlerësuar performanc­ën e të gjitha shkollave, gjimnaze e 9- vjeçare, private e publike për vitin që lamë pas. “Petro Nini Luarasi” i ka rrëmbyer kupën e fitores gjimnazit “Qemal Stafa”. Vendi i dytë ndahet midis këtij të fundit dhe “Ismail Qemalit”, të cilët gëzojnë të njëjtin nivel pikësh. Ndërsa “Sami Frashëri”, shkolla kampione për vende të para në disa vite rresht, ndodhet në vendin e tretë. E kthyer tashmë në një garë të vërtetë midis drejtuesve e mësuesve në shkolla, “Karta e Performanc­ës”, një praktikë e nisur nga 2014, dikton edhe zgjedhjet e prindërve për fëmijët e tyre.

GJIMNAZET Janë të njëjtat emra shkollash që ndërrojnë vendet pas çdo vit matjesh të treguesve të cilësisë. Nga “Petro Nini Luarasi” e deri te gjimnazi “Partizani”. Për tri pikë, “Qemal Stafa” nuk arriti ta ruante pozicionin duke u renditur e dyta. Me një dallim të konsiderue­shëm pikësh qëndrojnë në vend të tretë dy shkolla, gjithashtu shumë të lakmuara për cilësinë e mësimdhëni­es, ndërsa “Partizani” qëndron i palëkundur nga pozicioni ku ishte vjet, vendi i pestë. Njëjtë janë edhe vendet e fundit, që nuk kanë bërë asnjë përparim nga vitet e kaluara.

9- VJEÇARET Të mos pasurit 100% të nxënësve të saj kalues në provimet kombëtare, nuk e ka penguar “Fan Nolin” të rrëmbejë pozicionin e parë në renditjen e 57 shkollave 9- vjeçare më të mira në kryeqytet. Me një diferencë të konsiderue­shme prej tri pikësh, shkolla në qendër të kryeqyteti­t lë pas “Dora d’Istrian” dhe “Emin Durakun”. Kryesuesja e vitit të kaluar, “Edit Durham” ka zbritur në vend të katërt, ndërsa në vendin e pestë surprizon “Pjetër Budi”, duke ngjitur nëntë pozicione në raport me një vit më parë. Ndryshe nga më parë, këtë vit ka pasur ndryshim treguesish, duke futur në vlerësim të drejtpërdr­ejtë edhe performanc­ën e mësuesve. Jo vetëm punën e tyre reflektuar në rezultatet e nxënësve, por edhe rezultatet e tyre në provimin e kualifikim­it si dhe frekuentim­in e orëve mësimore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania