Panorama (Albania)

Vlerësimi i nxënësve, vajzat ua kalojnë djemve

Shahini: Rezultatet, falë reformave të fundit në arsim

-

Njohuritë e një vajzë 15vjeçare me një djalë në të njëjtën moshë kanë plot dy vite diferencë. Kjo është një ndër gjetjet interesant­e të raportit të PISA 2018 për Shqipërinë, për të cilën Ministria e Arsimit organizoi dje një diskutim. Edhe pse pozicioni aktual në krahasim me vlerësimin ndërkombët­ar të 2015- ës nuk shënon përmirësim të dukshëm ( vendi i 61- të nga 79 vende pjesëmarrë­se në PISA 2018, vendi i 51- të nga 70 vende në PISA 2015), të dhënat e interpretu­ara nga ministria për secilën nga tri disiplinat janë premtuese. Matematika është lënda ku të rinjtë shqiptarë kanë dhënë maksimumin e tyre, duke marrë 437 pikë, duke u renditur ndër shtetet që kanë shënuar progresin më të madh në raport me vlerësimin e mëparshëm. Ndërsa në lexim e shkenca, të rinjtë kanë marrë përkatësis­ht 405 pikë dhe 417 pikë, 20 pikë më shumë se më herët. Për ministren e Arsimit, Besa Shahini, këto të dhënat janë fryt i reformave të ndërmarra vitet e fundit. “Nuk jemi aty ku duam, por kapërcimet që po bëjmë çdo tri vjet janë të vlefshme për t’u cekur. Dallimi në rezultat midis nxënësve vetëm 8% u përket dallimeve socio- ekonomike, ndërsa dallimi mes vajzave dhe djemve shkon në favor të atyre të parave me rreth 2 vite shkollimi”, tha Shahini duke nënvizuar edhe dy shqetësime­t kryesore, për të cilat pret zgjidhje. “Dallimi i rezultatev­e mes nxënësve të shkollave rurale dhe atyre urbane është goxha i madh. Ne e dimë pak a shumë pse ndodh kjo. Kemi ende 23 mijë nxënës që shkojnë në shkollë në klasa kolektive, ku nxënësit e gjeneratav­e të ndryshme bëjnë bashkë mësim jocilësor, sidomos me mësues që nuk janë të trajnuar për të bërë mësim në klasa kolektive. Kemi arritur me shumë sforco që të ulim numrin e tyre duke i kaluar në sholla më të mëdha, por sërish kemi një numër të madh. Shqetësimi im i dytë është se kemi hasur një rënie në rezultat në shkenca 3- vjeçarin e fundit. Kur futëm librat e rinj kemi pasur një rezistencë nga mësuesit, që të zbatojnë siç duhet kurrikulën e re në klasë.

Kemi një hendek në ndërlidhje­n mes përgatitje­s së mësuesit në universite­t dhe aplikimit të njohurive në klasë. Kjo duhet të tejkalohet”. Krahasuar me vendet e tjera, Turqia, Mali i Zi e Brazili janë ngjitur disa pozicione më lart, ndërsa Shqipëria sot lë pas Bosnjë- Hercegovin­ën, Argjentinë­n e Perunë. Në treshen më të dobët vijojnë të jenë Kosova me Republikën Dominikane si dhe Filipinet, që janë futur rishtazi në këtë vlerësim.

 ??  ?? Ministrja Shahini, dje në prezantimi­n e gjetjeve
Ministrja Shahini, dje në prezantimi­n e gjetjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania