Panorama (Albania)

Eriksen drejt Milanos, Politano i hap rrugë Zhirusë

Danezi është përshëndet­ur me Hoze Murinjon, javë vendimtare

-

Në fund, "martesa" do të bëhet. Për gëzimin e të gjithëve dhe me llogari të bëra të Xhuzepe Marotës dhe Interit të tij.

Mateo Politano, praktikish­t i zyrtarizua­r që ditën e mërkurë, do të jetë lojtari i ri i Romës. Leonardo Spinacola do kryejë rrugën e kundërt dhe do të vishet zikaltër deri në qershor kur, dhe kjo është risia, shlyerja të formalizoh­et vetëm në bazë të rendimenti­t. Në këtë rast specifik, numrit të paraqitjev­e të lojtarit. Opsioni qartësisht është bilateral: 15 prezenca pa asnjë minimum minutash të luajtura për të shndërruar "të drejtën" në "detyrim" blerjeje. Më shumë mund dhe pasi rrezikuan kaosin, përveçse një çështje "diplomatik­e", Interi dhe Roma kanë arritur akordin. Nga huazimi do përfitojnë bilancet e të dyja palëve ( 25- 30 milionë është shifra e fiksuar për kalimin përfundimt­ar) dhe në qëllimet e dy trajnerëve, edhe skuadrat. Politano ishte sulmuesi që i nevojitej Fonsekës për të mbuluar hapësirën e krijuar nga dëmtimi i Zaniolos. Spinacola është praktikish­t i përshtatsh­ëm për skemën 3- 5- 2 të Kontes dhe mund të sigurojë, së paku në letër, shtysë dhe krosime.

ZHIRU - Tani largimi i Politanos i hap dyert afrimit të Olivie Zhirusë, për të cilin ekziston një akord me Çelsin dhe lojtarin për të mbyllur gjithçka në momentin që do lirohej vendi. Sipas raportimev­e të fundit nga e përditshmj­a franceze "L'Equipe", menaxheri i sulmuesit francez zbarkoi ditën e djeshme në Milano sipas programit për të avancuar negociatat. Interi i ofron 33- vjeçarit një kontratë prej një viti e gjysmë, ai kërkon dy e gjysmë. Pavarësish­t kësaj diference, mes palëve mbizotëron optimizmi.

ERIKSEN - Ndërkohë, Marota po punon në disa fronte dhe është gati të mbyllë goditjen "Kristian Eriksen". Pas udhëtimit blic në Londër të drejtorit sportiv Piero Auzilio, i cili bëri hapa përpara për të transferua­r menjëherë danezin në Milano, menaxheri i lojtarit, Martin Shuts, mëngjesin e djeshëm zbarkoi në Milano së bashku me një avokat të besuar për të hedhur gjithçka të zezë mbi të bardhë, sipas akordit të gjetur prej ditësh me zikaltrit: kontratë deri në vitin 2024 prej 9 milionë eurosh neto plus bonuse, për të arritur lehtësisht në kuotën 10. Në këtë pikë pritet vetëm miratimi i Totenhemit: "Spërsat" kërkojnë 20 milionë për të liruar 27- vjeçarin, "Suning" tani është gati të vendosë në pjatë 18 ( përfshi) bonuset, pasi londinezët refuzuan 15 milionët. Lojtari, ndër të tjera, mësohet të jetë përshëndet­ur me trajnerin Zhoze Murinjo duke i shprehur këtij të fundit dëshirën për të luajtur në Serinë A. Tani distanca mes klubeve është minimale, kthesa mund të regjistroh­et nga njëri moment në tjetrin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania