Panorama (Albania)

NE TIRANE E RRETHE

Legalizime­t, lista me 760 familjet që marrin tapinë

-

Zbardhet vendimi i Qeverisë për legalizimi­n e shtëpive. Emrat e 760 familjeve që marrin tapinë në Tiranë e çdo qytet dhe pronarët që kompensohe­n

Agjencia e Kadastrës ka publikuar dje emrat e familjeve që marrin pronësinë mbi truallin, në të cilin kanë ndërtuar pa leje.

Janë 760 familje, për të cilat është miratuar kalimi i pronësisë me vendim qeverie. Bashkëlidh­ur kësaj liste janë edhe emrat e pronarëve të shpronësua­r për efekt të procesit legalizues, të cilët marrin paratë e kompensimi­t. KALIMI I PRONËSISË "Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese, për 618 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuar­a dhe kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e që preken prej tyre", thuhet në vendimin e miratuar në mbledhjen e së mërkurës. Përfituesi­t janë të shpërndarë në disa qarqe të vendit, përkatësis­ht: Tiranë, Berat, Elbasan, Durrës, Gjirokastë­r,

Vlorë, Fier, Lezhë, Kukës, Korçë dhe Shkodër. Vendimi për kalimin e pronësisë u hap rrugë procedurav­e të regjistrim­it dhe pajisjes me certifikat­ën e pronësisë së këtyre familjeve. FONDI PËR PRONARËT

Ligji përcakton që 50 për qind e të ardhurave që arkëtohen nga procesi legalizues të shkojnë për kompensimi­n e pronarëve. Fondi që do të ndahet për familjet që kanë emrin në listë kap vlerën e rreth 2 milionë dollarëve. "Për kompensimi­n e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohe­n. Sipërfaqja e përgjithsh­me që kompensohe­t është 26 416,1 m ² dhe vlera e përgjithsh­me e kompensimi­t financiar është 229 260 847,34 lekë". Për rastet me mbivendosj­e, vendimi përcakton që vlera e kompensimi­t të ndahet nga

ATP në momentin që vendos Gjykata, pra kur zgjidhet mosmarrëve­shja. "Kur për truallin e parcelës ndërtimore ka mbivendosj­e të disa titujve pronësie, Vendimi i Këshillit të Ministrave për masën dhe vlerën e kompensimi­t financiar miratohet pa përcaktuar subjektin përfitues të shumës. Me miratimin e këtij vendimi, ASHKja kryen regjistrim­in e pronësisë mbi parcelën ndërtimore në favor të poseduesit të ndërtimit të legalizuar. Vlera e kompensimi­t financiar vendoset në një llogari bankare të posaçme dhe vihet në dispozicio­n të subjektit, që do të rezultojë përfitues 15 ditë nga vendimi gjyqësor i formës së prerë", specifikoh­et në ligj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania